Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Vlores

Shko poshtë

Historia e Vlores Empty Historia e Vlores

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 7:57

Historia

Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe
kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së
Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës
është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut
që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot
nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a
shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit.
Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohës në rast se
vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi
përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së
trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i rezistonte
proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën
më të madhe të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta
akademiku Prof. Shaban Demiraj.


Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu
edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime
ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej
karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të
"Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të
rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo
"Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet
tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë
për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën
e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet
e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina,
Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.
Amantia,
e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë
jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në
terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të
mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i
Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të
Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë
port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në
shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e
riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me
pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu
si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës,
Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut
që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit
nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e
tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e
Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e
sotme". Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe
vetë simboli i saj - "Vajza aulonase", një skulpturë "hyjnesh" 87 cm.,
e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që
simbolizon veshjen e grave ilire.
Emrin
e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II
e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu.
Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç
janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe
(kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi
Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur
Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe
rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i
spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina -
qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në
shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga
metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi.
Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit
rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës
(pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja
për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.

Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën
ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë
dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI
e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e
qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që
tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe
panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të
ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës,
ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të
Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën
pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe
atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe
Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e
kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku
kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë
dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.

Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka
lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI,
nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në
shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj
Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më
1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj
Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe.
Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i
tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti
ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në
Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të
pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë
sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në
shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të
rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin
turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute.
Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet
në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti
përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane
kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më
1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537.
Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet
stadiumi "Flamurtari"), gurët e së cilës u morën nga kështjella e
Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.

Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të
Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve
mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha
për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku
përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e
tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën,
Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën,
Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori
austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", të cilët vetëm për vitin 1904
kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte:
vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5
milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri -
20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj,
mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër,
tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë
Kanine, verë të Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.

Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që
përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure,
velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien,
Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte më i
lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të
lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi
100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e
patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe
prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër
pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë
që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet
1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për
pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar
nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës
shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën
arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte
28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së
bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli
pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në
Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.

Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas
zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në
vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja
Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake
në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të
lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë,
siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi
në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u
krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi" (1922).
Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat
"Politika", "Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa Kombëtare"
etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një
nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare
kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës
dhe kontributi i saj ishte i shquar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi