Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekonomia e rrethit te Fierit

Shko poshtë

Ekonomia e rrethit te Fierit Empty Ekonomia e rrethit te Fierit

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 8:10


Rethi
I Fierit është ekonomikisht një nga rrethet me te zhvilluara te
Shqipërisë. Ne këtë zhvillim vecojme tre periudha te rëndësishme
kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.
Ne
periudhën paraclirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqesore,
qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise
jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit.
Një pjesë e fshataresise kishte toke, ndërsa pjesa tjetër punonte ne
cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqëria
anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytezuar për kerkimin e
vendburimeve te naftes një siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te
kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA qe morri për shfrytezim një
siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mëdha
mallrash dhe një rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne
këto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtë dhe
ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare,
tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumë
sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerëz te profesioneve të
ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky
fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht
artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin
punishtet e tyre, gjë qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te
familjeve të tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise
AIPA I morri ne dorë shoqëria gjermane Continental Oil.
Ne
periudhën 45-90, Fieri kthehet ne një nga qendrat me te rëndësishme
industriale te vendit. Këtu u ndertua kompleksi me I madh
energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te
vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin
energjitika ( nxjerrja e përpunimi I naftes, prodhimi I energjise
elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Për te
mbeshtetur këto dege te industrise se rëndë u ndertuan dy
termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit për nga kapaciteti
ishte me I madhi ne Shqipëri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne
vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten
edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e
veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne këto vite shtroi nevojen
e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u
zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mëdha
te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos.
Me ngritjen e industrise se rëndë perparesi morri dhe transporti
hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e
gjatë, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndërsa ne vitet 1981-86
ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985
Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua
dhe ajo si pjesë e gjithë kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan
te dytë. Ajo asnjëherë nuk I plotesoi tërë nevojat e popullsise.
Megjthate edhe blegtoria pati një fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte
1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej për numrin me të
madh te gjetheve në vend, duke dhënë 1/5 e prodhimit te pergjithshem
blegtoral. Komplekse blegtorale te rëndësishme kishin NB-te e
Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit
etj. Periudha e tretë pas viteve 90-te është shoqëruar me ndryshime te
mëdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te
formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atë private. Shumica e
ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas
tyre vijnë ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te
transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja
kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime,
transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne
industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnë dy nga
kompanite me te mëdha ne Shqipëri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania
kanadeze “Banker’s “. Ndërsa përsa I përket marredhenieve agrare, edhe
ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave
dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te
lirë. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka përfunduar ne
vitin 1993 dhe toka është shperndare sipas kritereve te percaktuara ne
Ligjin për Token. Shperndarje e tokes është bërë ne varësi te
siperfaqes se përgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve.
Kështu çdo person ka përfituar nga 0.15-0.3 ha. Këto kanë sjelle
rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia
private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndërkohë qe
nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje të reja qe synojne
drejt ekonomise se tregut bujqesor modern.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi