Test dashurie per vajzat.
Faqja 1 e 1
Test dashurie per vajzat.
Je e dashuruar apo do të bindësh veten që je?
I
dashuri yt të pëlqen shumë. Por a bëhet fjalë
për një dashuri të vërtetë? Zbulo nëse je
me të vërtetë e dashuruar me njeriun e duhur, apo
nëse thjesht po kënaqesh...
1. I ke pyetur ndonjëherë shoqet e tua se çfarë mendojnë për të dhe për lidhjen tuaj?
a. Po. Por vetëm se doje të siguroheshe që ke zgjedhur me të vërtetë mirë.
b.
Jo. Je shumë e sigurt për ndjenjat e tua ndaj tij, dhe nuk ke
nevojë që vajzat të japin aprovimin e tyre si
"Çifti i përkryer".
2.
Kur dikush ju pyet se si është i dashuri yt ose të
thotë: "Ta marrë e mira, do të doja të takoja edhe
unë një djalë fantastik si ai", si reagon?
a. Ndërron temë
b. Skuqesh dhe ndihesh shumë e lumtur.
3.
Përgjigju rrufe: do të ndieje të njëjtat gjëra
për partnerin tënd nëse ai do të mbetej pa
punë apo nëse do t'i binin flokët?
a. Hëëm, a mund të mendohem pak?
b. Po, patjetër, pyetje është kjo!
4.
Cili është komplimenti që ju bëjnë më
shpesh të panjohurit, kur flasin për ju të dy?
a. Sa të lezetshëm që dukeni".
b. "Duket që shkoni me të vërtetë mirë".
5.
Je me miqtë e tu dhe flet për të, të ndodh që
shton ndonjë gjë apo ndryshon ndonjë detaj?
a.
Po, ndonjëherë nuk tregon disa gjëra të
pakëndshme që ka thënë ose ka bërë. Ose
nuk e shfaq kur je e zemëruar me të.
b. Jo, nuk e shikon të nevojshme që ta bësh të duket më i mirë nga ç'është.
6.
Nëse nesër i dashuri yt do të të linte, për
çfarë do të të vinte më shumë keq?
a.
Që ke harxhuar kot gjithë këtë kohë,
gjatë së cilës mund të kishe njohur dikë
tjetër dhe të ndërtoje një të ardhme
bashkë me të.
b. Që nuk do të ndiesh
më parfumin e tij, që nuk do të rrish më në
krahët e tij dhe nuk do të dëgjosh me të
qeshurën e tij.
7.
Si ndihesh kur je vetëm me të për njëfarë
kohe, për shembull nëse bëni një udhëtim
bashkë ose për një fundjavë?
a. E
bezdisur. Ka shumë vogëlsira të atij të cilat s'i
duron dot. Dhe të duket sikur nuk keni asgjë për të
thënë.
b. Shumë e lumtur. Edhe gjatë
çasteve të monotonisë gjeni gjithmonë një
mënyrë për t'u zbavitur.
8.
A ke ndonjëherë dëshirë të flirtosh me meshkuj
të tjerë kur je në ndonjë festë? Ose të
shkosh në lokal me koleget e tua dhe të shtiresh si beqare
për një mbrëmje, thjesht sa për t'u zbavitur pak?
a.
Epo, ndonjëherë jeta në çift të duket sikur
po të merr frymen. Dhe takimi me djem të tjerë sikur ta
heq
pak mendjen. Por nuk do të të shkonte kurrë ndër mend të tradhëtoje partnerin tënd.
b.
Jo. Nëse takon tipa të lezetshëm, mbledh
menjëherë shoqet e tua të pafejuara dhe i prezanton me
ata.
9.
Çfarë do të të bezdiste (apo do të të
frikësonte) më shumë: të rrije vetëm apo
të dilje me një njeri për të cilin nuk do të
ndieje asgjë?
a. Vetmia
b. Të dalurit e kotë.
10.
Sonte do të vijë të të marrë. Do të
kaloni gjithë natën bashkë. A të ngacmon ideja?
a. Epo, tamam tamam, jo. Por je e lumtur që do të kalosh pak kohë me të.
b. Të mjafton të mendosh çastin kur ai do t'i bjerë ziles së derës dhe fytyra jote
ndriçon.
11. Të ndodh që mburresh para të tjerëve?
a. Jo. Sigurisht që të duket fantastik...Por mendon që njerëzit s'ta kanë ngenë të
dëgjojnë që ti ia kreh shumë bishtin.
b.
Po. Mendon vazhdimisht për të, prandaj ndonjëherë
është e vështirë që të mbash
gjithçka përbrenda.
12. A e ke bezdi ndonjëherë të bësh dashuri me të?
a.
Po, herë pas here, të ndodh që në shtrat
përsërit në mënyrë mekanike të
njëjtat lëvizje.
b. Kurrë. Madje shpesh mezi pret që të kthehesh në shtëpi nga puna.
Nëse keni më shumë A Nuk ka asgjë serioze
Partneri
yt mund të jetë i zgjuar, i bukur dhe i ëmbël, por
problemi është që nuk të rreh zemra për
të. Kështu ti, jo vetëm që nuk flet për
gjërat që nuk pëlqen tek ai, por e ndien si detyrë
që të kërkosh edhe aprovimm e shoqeve, per të
qenë e sigurt që ai është njeriu i duhur për
ty. Por mos u shqetëso. Të vetëbindesh që je e
dashuruar është një zakon shume i përhapur. Dhe
ndodh për shumë arsye. Për shembull ty t'i ka marrë
mendtë ideja për dashurinë dhe jo djali. Nga ana
tjetër, jetojmë ende në një shoqëri të
strukturuar "në çift" Dhe të kesh përkrah
një burrë që të pëlqen, edhe pse nuk të
bën të çmendesh, mund të të duket një
alternativë më e mirë sesa beqaria. Edhe të
qenët e rrethuar nga shoqe që janë të martuara nuk
të ndihmon: ndoshta ndihesh shumë nën presion sepse nuk
do të jesh më e paktë, kështu ngutesh duke e
quajtur veten "të martuar" pa menduar mbi faktin që, ndoshta,
po kënaqesh me dikë që nuk bën për ty.
Kështu jo vetëm që gënjen veten, dhe e pengon
të ndërtojë një marrëdhënie të
vërtetë dhe pasionante, por do të përfundosh e
mërzitur dhe do të largohesh sapo të gjesh një
kandidat më të mirë. Ndoshta ka ardhur koha të
mendohesh pak dhe të kthesh faqe. Sigurisht, ideja për
të lënë këtë që ke dhe të
kërkosh për më mirë të tremb, sepse ti e do
sigurinë qe ke një njeri pranë. Por të rrish me
dikë që nuk të bën të lumtur u bën keq
të dyve: atij, që ka të drejtë që ti të
tregohesh e sinqertë. Dhe vetes, që meriton ta lësh
zemrën të lirë për atë që do ta
bëjë të rrahë me të vërtetë.
Nëse keni më shumë B Më duket se është ai i duhuri
Lum
ti, moj vajzë, sepse ke në dorë diçka më
të çmuar se diamantët: dashurinë e
vërtetë, atë me D të madhe. Dhe nëse ai do
të të linte një ditë, do të të merrte
malli për parfumin, për puthjet e tij, edhe për atë
sens humori surreal që vetëm ai e ka. Je kaq e çmendur
pas tij saqë nuk do të ndryshoje mendim as sikur ai të
mbetej pa punë apo se do të shtonte 20 kile. Ndien një
admirim dhe respekt për partnerin tënd saqë je e sigurt
që edhe po të rriteni dhe të ndryshoni, ndjenja juaj nuk
do të shuhet. Ky lloj besimi arrihet duke lënë që
një marrëdhenie të zhvillohet duke ndjekur ritmet e saj.
Dhe nëse një ditë do te martohesh me të, nuk do
të jetë vetëm nga dëshira e madhe që ke
për të organizuar një dasmë apo sepse mendon
që fustani i nusërisë të shkon shumë. Por
për privilegjin që ke në krah, për gjthë
jetën, ke një burrë të mrekullueshëm, Një
shenjë tjetër pozitivë është që
përveç se ke gjithmonë dëshirë të
bësh dashuri me të, nuk ke nevojë të dish se
ç'mendim kanë të tjerët. Që shoqet apo
familja jote ta konsiderojnë atë si një "rast i
mirë për martesë" për ty nuk ka kurrfarë
rëndësie. Nuk ka problem nëse ende s'është
ulur në gjunjë për të të propozuar: duke mos
patur një unazë në gisht. Ti nuk ndihesh inferiore ndaj
shoqeve të tua të martuara. Sepse e di që çdo
marrëdhënie ështe një dhe e vetme dhe duhet të
ndjekë ritmet e saj. Mos u përpiq të përshtatesh me
idealet e çiftit të përkryer të të
tjerëve, por beso vetëm atë që ndien: kjo
është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë
zemra jote.

Similar topics
» Dieta për vajzat beqare
» Albëria: Vajzat e mia le të presin për martesë
» Vajzat e abuzuara nën përkujdesjen e shtetit
» Pse qajne vajzat diten e dasmes?
» Vajzat e vogla duan kukullat?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi