Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albëria: Vajzat e mia le të presin për martesë

 :: Show Biz

Shko poshtë

Albëria: Vajzat e mia le të presin për martesë  Empty Albëria: Vajzat e mia le të presin për martesë

Mesazh nga Vizitor Thu 26 May 2011 - 2:25

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, gjatë një interviste për media
ka shprehur urimin e saj për dy vajzat, Agnesa dhe Anxhelina, që sipas saj duhet të presin për martesë.
“Uroj që vajzat të presin
për martesën. Ndoshta unë vij nga një vend i vogël në Kosovë, Deçani, paksa konservator. U dashurova fëmijë, në moshë fare të re, 14 vjeçe, saqë familja ime nuk priti fare të më vishte nuse, por më nxori nga shtëpia”.Njëra prej tyre, Agnesa, është studente, ndërsa 18 vjeçarja Anxhelina është një këngëtare e re .“Shpresoj që vajzat e mia, Agnesa dhe Anxhelina, të mos martohen shumë herët, por kur kjo të ndodhë, do dëshiroja të kishin pranë
partnerë që t’i përkrahin e t’i inkurajojnë për të ardhmen. Unë pata fat
me bashkëshortin tim, Mentorin, pasi ai u bë faktor që unë të bëhesha
një femër e shkolluar, e famshme. Falë tij kam pasur këtë fat. Ka raste
kur femrat që martohen në moshën 15-vjeçare, jeta e tyre, talenti
ndërpritet aty dhe kaq”, ka lavdëruar bashkëshortin Albëria, me të cilin
ka qëndruar pranë në çdo vështirësi e moment të bukur.
Sipas këngëtares, kohët kanë ndryshuar, vajzat mund të njohin djem,
por nëse nuk përputhen me ta, nuk ka asgjë të keqe që secili prej tyre
të shohë punën e vet në jetë.
“Sot njeh dikë, s’të pëlqen, sheh dikë tjetër derisa gjen të duhurin
në jetë. Shpresoj që Agnesa dhe Anxhelina të jenë të denja në jetë, të
marrin timonin e jetës, ta drejtojnë vetë e pastaj të gjejnë edhe djalin
e duhur”, ka thënë mamaja seksi, e cila, siç duket, nuk është aspak
fanatike. E
bija e këngëtares, Anxhelina, merr pjesë në “Top Fest 8”, me një
baladë shumë të ndier, që titullohet “Kjo jetë s’mjaftoi”.
/Standard//Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi