Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajzat e abuzuara nën përkujdesjen e shtetit

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Vajzat e abuzuara nën përkujdesjen e shtetit Empty Vajzat e abuzuara nën përkujdesjen e shtetit

Mesazh nga Dewil Fri 27 Aug 2010 - 4:46

Vajzat e abuzuara nën përkujdesjen e shtetit Thumbnail.php?file=Valmir_1_869047837 Babait monstër nga Velesi mbrëmë vonë gjykatësi hetues i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve . Mbi 41 vjeçarin rëndon akuza e ushtrimit të dhunës familjare, përkatësisht e maltretimit të bashkëshortes dhe incestit me tri vajzat e mitura. Ndërkohë vajzat e moshës 3, 5 dhe 7 vjeçe prej mbrëmë nuk gjenden në shtëpinë e tyre. Më urdhër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tre fëmijët e abuzuar nga i ati janë marrë nën përkujdesjen e entit social, ku për një kohë të caktuar do të marrin ndihmë për tejkalimin e traumave nga veprimet monstruoze të babait të tyre.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ekipet profesioniste dolën në terren, vizituan shtëpinë në të cilën kishte ndodhur rasti në fjalë dhe vendosëm që përkohësisht fëmijët t'i merren nënës dhe të vendosen në familjen përkujdesëse, mvarësisht nga epilogu i gjithë kësaj ngjarje do të shohim se çfarë do të bëjmë me fëmijët, do të vazhdojnë të trajtohen në familje përkujdesëse, ku janë tani apo do të vendosim që të kthehen në shtëpinë e tyre për të jetuar me nënën e tyre biologjike”, thotë Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Rasti me babain monstër ka tronditur gjithë opinionin. Psikologia, Snezhana Andreevska thotë se fëmijëve duhet t'u kushtohet shumë kujdesë meqë deri në moshën 7 vjeçare ata bëjnë hapat e parë në ngritjen e personalitetit të tyre.
“Sigurisht se këto ngjarje do të reflektojnë në zhvillimin e këtyre personaliteteve, nuk do të mund të them se ato do të jenë personalitete që do të reflektojnë stabilitet dhe do të mund të jetonin jetën si njerëz të rëndomtë. Në të shumtën e rasteve këtyre rasteve u ndodhin të gjitha gjërat e papëlqyera të njohura në shoqëri, sic është largimi i hershëm nga shkolla, përfshirja e tyre në prostitucion ose mund të vendosin të martohen me persona të gabuar të ngjashëm me prindërit e tyre”, vlerëson Snezhana Andreevska, psikologe.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë 6 muajve të parë të vitit 2010 në Maqedoni janë maltretretuar seksualisht 43 fëmijë me çrast janë ngritur padi penale kundër 48 personave.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi