Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dieta për vajzat beqare

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Dieta për vajzat beqare Empty Dieta për vajzat beqare

Mesazh nga Geri Mon 19 Apr 2010 - 6:35


Dieta për vajzat beqare Dieta-300x199E kush nuk qenka bërë ndonjërherë paranojake tek e ka gjetur veten përpara televizorit duke mbajutr në dorë një peshk të bëshëm shoqëruar me perime në avull? Për femrat që u mugnon partneri është pikërisht ky momenti që ndjejnë më shumë se… vërtet mungon! Por jo gjithcka është kaq dramatike sa duket. Mjafton vetëm t’u nënshtrohesh disa rregullave për t’i kthyer javët e dietës në një përvojë aspak negative. Një muaj gjatë të cilit ushyerja të jetë e kontrolluar mund të jetë në fakt, rasti më i mirë për të ndrequr të gjitha gabimet që janë bërë në të shkuarën, për të vendosur disa orare që u kushtohen vetëm vakteve dhe, pse jo, për të pasur më shumë konfidenca me enët e kuzhinës. Cili do të jetë rezultati? Autostimë dhe linja që do t’iu bëjnë të jetoni mirë me veten.
Rregulli i parë i rëndësishëm: edhe nëse nuk posedohet asnjë zakon i vecantë ushqyerje apo sensibiliteti gastronomik, është e domosdoshme t’u rrihet sa më larg piatave të gatshme apo ushqimeve të shpejta që konsumohen nëpër fast food-e për shkak të kripës dhe yndyrnave të dëmshme që fshehin, këto ushqime janë vrasësit e vërtetë të formës fizike. Dieta e kësaj jave do t’iu tregojë që mjaftojnë vetëm pak minuta në kuzhinë për të gatuar piata të lehta por shumë të shijshme.
Të vetmet mundësi të gatshme, nëse koha nuk lë asnjë hapsirë të lirë, janë frutat, perimet, që mund të gatiten sakaq (natyrisht nëse janë të pastruara më parë e gati për konsum), salsat e lehta, ingredientët që mund të qëndrojnë në ngrirje, proshuta e pulës apo ajo e pjekur e cila mund t’i shtohet recetave. Nëse këta përpërës apo një pjesë e tyre gjendet e gatshme atëherë nuk është më e pamundur të kursesh qoftë kohën qoftë paratë (frigoriferi i femrave që jetojnë vetëm është përherë i mbushur me ushqime të menduar për konsum familjar kështu që në shumicën e rasteve përfundon i gjithi i shkuar dëm për mungesë kohe).
Rregullat e tjera janë bazike: larmia e piatave të përditshme, duke evituar përsëritjen e ushqimeve të njëjta, është e rëndësishme po aq sa ç’është kujdesi që duhet treguar në përgatitjen e tavolinës njësoj sikur të kishe miq të ftuar për darkë. Do mendoni që e gjithë kjo është e lehtë për t’u shkruar por, besojeni: mjafton fare pak sistem gjatë ditës dhe një lamtumirë përfundimtare vakteve të vetmuar, monoton, turravrap, keqbërës!
Kalendari i të ushqyerit
E hënë
Mëngjesi
200 ml qumësht të skremuar me kafe
30 g drithëra natyral
Dreka
1 pjatë pure patatesh
300 gr brokoli të zjera shoqëruar me 1 lugë vaj ulliri
Darka
160 gr mish pa yndyrë (përshembull fileto pule) të pejkur në tigan me kërpudha të freskëta ose të ngrira (150 gr)
300 gr spinaq të zier me një lugë vaj.
E martë
Mëngjesi
200 ml qumësht të skremuar me kafe
3 biskota integrale pa sheqer
Dreka
Spageti me vongole ( 70gr spageti+125 gr vongole+1 lugë vaj)
1 pjatë salat me perime të pagatura shoqruar me vaj e limon sipas dëshirës
1 mollë
Darka
Një copëz mish vici me bizele
Sallatë me domate
E mërkurë
Mëngjesi
80 gr kos të bardhë me 100 gr frut të freskët të prerë në copa të vogla
Dreka
Fileto peshku me ullinj të zinj
300 gr kunguj të zier
Darka
Makarona me presh (70 gr makarona, presh sat ë mjaftojë, vaj 1 lugë, djath parmixhan 1 lugë)
Sallatë me finok të pagatuar shoqruar me limon, vaj dhe piper
E enjte
Mëngjesi
Kos të bardh
1 banane
Dreka
Sallatë me fasule dhe peshk ton të ruajtur në ujë (150 gr fasule, 1 qepë e kuqe e prerë holle, 80 gr ton) shoqëruar me majdanoz dhe 1 lugë vaj ulliri.
1 fetë bukë të zezë + 1 dardhë
Darka
Supë me oriz dhe spinaq
Sallatë me perime të përziera shoqruar me 125 gr djath mocarela
E premte
Mëngjesi
200 gr qumësht të skremuar me kafe
30 gr drithëra
Dreka
Sallatë me 1 domate dhe perime sipas dëshirës, 50 gr proshutë, 100 gr djath mocarela, 1 lugë vaj ulliri
1 fetë bukë të zezë
Darka
Pulë e tiganosur shuar me birrë
200 gr karrota dhe finok në sallatë
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi