Suzana Suzi
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 3 e 3
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Suzana Suzi
First topic message reminder :
Meditim mbi glob
Hija e flokëve të mi,
Mbuloi Europën.
Nën diell,
mbete,
Ti.
Shqipëria ime e vogël…!
Dhe,
si një princeshëzë e artë,
Dritë lëshon mbi glob…!
Faleminderit,
Përfytyrimi
im,
Snob...!!!
Meditim mbi glob
Hija e flokëve të mi,
Mbuloi Europën.
Nën diell,
mbete,
Ti.
Shqipëria ime e vogël…!
Dhe,
si një princeshëzë e artë,
Dritë lëshon mbi glob…!
Faleminderit,
Përfytyrimi
im,
Snob...!!!
Re: Suzana Suzi
Mali i erresires se perjetshme
Unë jam njeri. Se besoni ? Besomëni pra. Jam njeriu elektron.
Kam shekuj pa folur. Dhe askush s'më flet. Dhe askush s'më
sheh. Veç ju, që më fiksuat në lenten e
mikroskopit tuaj të fuqishëm.
.... Qysh i vogël, i
kam adhuruar majat. Qyteti im ndodhej larg tyre, por,
këshëria ime, e kapërcente këtë largësi.
Isha fare vogëlush, kur dëgjova se një garë e madhe
po niste. Një garë e paparashikuar, e padëgjuar
ndonjëherë. Një garë për të arritur
majën e paarritshme. Çdo ditë në televizion
ndiqja rezulatatet e garës. Dikush dorëzohej që në
hapat e parë, dikush vazhdonte e më pas tërhiqej, dikush
tjetër nuk tutej. Vit pas viti i lutesha nënës, por,
ajo, s’donte qe s’donte të më lejonte.
“Je i vogël bir, je i vogël...!
Kaluan
vite. Orë të tëra i kaloja duke u stërvitur.
Dëshira rritej me përmasa drastike. Dhe ja, një
ditë, në jetën time hyri ajo. Ishte qenie e
brishtë, e thyeshme, e bindur. Më donte, por, kishte dhe
shumë frikë prej meje.
“Je pakëz i egër.
Ti, ndonjë ditë të bukur, do të bëhesh ndoshta
kriminel, ndoshta... nuk e di çfarë.” Një
ditë, më tha se së shpejti priste një
fëmijë. Brenda meje diçka lëvizi. Baba. Unë
do të bëhesha, së shpejti, baba. Baba i zakonshëm,
baba i rëndomtë.
Mos vallë, duke pritur bekimin e
nënës, kisha harruar që isha burrëruar me
kohë? Dhe, duhej të vinte në jetë ky
fëmijë, që të më kujtonte se mustaqet kishin
kohë që më kishin dirsur? U lashë një
shënim nënës dhe gruas dhe u nisa pa marrë bekimin
e tyre. Arrita në rrëzën e malit në mbrëmje.
Ishte shumë i frikshëm. Hijet e natës, dukeshin si
fantazma që zgjasnin duart pambarim. Rrugës, ndesha
shumë njerëz. Rendnin drejt majës, por, atje, duhej
të arrija unë i pari. Rregullat e lojes i dija mirë.
Ata, më rezistentët, fitonin të drejtën e litarit.
Do të kapeshin pas një litari që do ti ndihmonte në
shpatet e thepisura. As sot e kësaj dite nuk e kuptoj, se kush i
hidhte nga qielli këta litarë. U mundova, u sfilita, dhe ja,
një ditë, një send i fortë më preku
kokën. O zot, e fitova litarin!
...Vitet kalonin, unë
rendja. Si jetonim ne? Si rezistonim mes akullit, shiut, vapës,
urisë? Rregulli numër një i garës ishte ky:
Asnjë armë të ftohtë me vete. Por, unë, e
kisha fshehur një në gojë, në çastin e
kontrollit. Po, po, në gojë! Një thikëz e
vogël fare. Dhe besoj se e kuptoni përse më duhej.
Kështu, pak nga pak, i preva të tërë litarët e
rivalëve. Si harroj dot sytë e tyre, në çastin
kur shihnin, se me malin, si lidhte asgjë. Sytë e tyre
të padjallëzuar... Tashmë, i sigurt për fitoren,
nuk pushoja asnjë çast. Por, majën, s’po e
shihja gjëkundi. Dhe, një ditë, kur i kisha humbur
të gjitha shpresat, vura re se s’kisha
ç’të ngjisja më. Isha në majë. Nuk di
si ta përshkruaj gëzimin që ndjeva atë çast.
Dhe ndoshta, nga gëzimi, humba ndjenjat. Kur erdha në vete,
ishte natë. Yje s’kish. Hënë jo. Gjumi
s’më zinte. Plasa. Ç’të bëja? Mu
kujtua nëna, gruaja, im bir. Nuk dija asgjë. Nuk më
interesonte, tashmë, asgjë. Veç dita të agonte.
Kaluan kohë, vite, por ajo nuk erdhi. Ftohtë. Perëndia e
erërave sikur ishte ulur këmkëkryq në kraharorin
tim. Vetëm. I vetëm. Me veten time. Kjo pra ishte maja...
Hijet
e të vdeK***ve dhe kujtimi i të gjallëve, më
gërryenin shpirtin. Im bir apo ime bijë, tani...O zot ! Kisha
një fëmijë të rritur. Nënës, ndoshta
tani, mbi varr, i kishte mbirë bari. Gruaja, ndoshta, ishte plakur
nga pritja. Po çmendesha. Doja një orë e më
parë të zbrisja përsëri por s’mundesha.
Litarët ishin tretur dhe energjitë i mia ishin shuar. Vendosa
të hidhem. Më mirë i vdekur mes dritës, sesa
këtu. Do vdes! Le të vdes ! Im bir, më në fund, do
të bindet që ka një baba. Im bir, ka një baba
të vdekur. Dhe... u hodha. Për çudi, nisa të bie
ngadalë, me vështirësi. Mirazhe të panumërta
gënjenim sytë e mi. Vende - vende qëndroja pezull.
Së të vogla këmbët e mia…! Sa të vogla
duart…! Sa modern qenkam! Sa i veçantë…! Sa i
mjerë...! Pra, u zvogëlova kaq shumë, sa, sot, jam
katandisur nje elektron. Shkova dhe në qytetin tim. Shtëpia
nuk ekzistonte. Pashë varrin e nënës, gruas,
fëmijëve ( gruaja siç e lexova në dokumentat e
gjendjes civile, kish lindur binjakë) , varret e shokëve dhe
qava.
Që nga ajo ditë, ka shekuj që endem
nëpër botë, i dënuar të jetoj
përjetësisht, pa shijuar, pa folur, pa u parë nga
askush. Dhe, sapo era më shtyu në laboratorin tuaj, renda si
marrë drejt lentes. Pra, jam i lumtur sot, që më
patë e më dëgjuat. Sot, jam elektron, por, dikur,
në krye të herës, isha unë i pari që u ngjita
në Majën e Malit të Errësirës së
Përjetshme…!

Jam brinja jote
Në krahët e tu,
tentakula legjendash
më mbajnë
lidhur…
Ne krahët e tu,
tentakula ëndrrash,
me bëjnë
të harroj
kush jam…
Në krahët e tu,
tentakula
dashurish prehistorike,
më kujtojnë,
që,
kjo është histori e vjetër…
Jam,
brinja jote
e humbur,
Në krahët e tu,Adam
Në krahët e tu,
tentakula legjendash
më mbajnë
lidhur…
Ne krahët e tu,
tentakula ëndrrash,
me bëjnë
të harroj
kush jam…
Në krahët e tu,
tentakula
dashurish prehistorike,
më kujtojnë,
që,
kjo është histori e vjetër…
Jam,
brinja jote
e humbur,
Në krahët e tu,Adam
Re: Suzana Suzi
Nuk jam penelopa
Unë,
thur natën,
si merimanga,
Pëlhurën e dashurisë…
E,
ditën,
shthur,
atë,
që është endur
në një epokë
tjetër…
Nuk jam Penelopa.
Mtonjësit,
nuk erdhën.
U trembën,
fantazmat
e Itakës se vjeter
Unë,
thur natën,
si merimanga,
Pëlhurën e dashurisë…
E,
ditën,
shthur,
atë,
që është endur
në një epokë
tjetër…
Nuk jam Penelopa.
Mtonjësit,
nuk erdhën.
U trembën,
fantazmat
e Itakës se vjeter
Re: Suzana Suzi
Ti me mungon
Ti,
më mungon…
Edhe kur je
fare pranë meje.
Mos u end
legjendash.
Unë jam këtu.
Ti,
më mungon.
Edhe pse,
i strukur
brenda meje,
je përdite.
Ti,
më mungon.
edhe kur më puth,
edhe kur
më thua se më do.
Ti,
je shumë për mua.
I tëri për mua…
Leri të flenë Perëndite
Ti,
më mungon…
Edhe kur je
fare pranë meje.
Mos u end
legjendash.
Unë jam këtu.
Ti,
më mungon.
Edhe pse,
i strukur
brenda meje,
je përdite.
Ti,
më mungon.
edhe kur më puth,
edhe kur
më thua se më do.
Ti,
je shumë për mua.
I tëri për mua…
Leri të flenë Perëndite
Re: Suzana Suzi
Lumenjt e mir rrjedhin
Lumenjtë e mi,
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dhe,
më hapen plagë,
në shpirt,
në tru.
Ëndrrat
mbesin
jetime.
Legjendat,
vdesin
këtu.
Lumenjtë e mi
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dielli,
dashuri
e harruar.
Shpresat,
treten
pa lindur.
Unë
Rozafë e flijuar…!
Lumenjtë e mi,
vdesin,
rilindin,
rrjedhin…
Nën
qiellin
gri.
Nën
malet
e trishtuar.
Në
detin
tënd
të vdekur…
Tek ti,
që,
koha
të ka harruar…!
Lumenjtë e mi,
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dhe,
më hapen plagë,
në shpirt,
në tru.
Ëndrrat
mbesin
jetime.
Legjendat,
vdesin
këtu.
Lumenjtë e mi
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dielli,
dashuri
e harruar.
Shpresat,
treten
pa lindur.
Unë
Rozafë e flijuar…!
Lumenjtë e mi,
vdesin,
rilindin,
rrjedhin…
Nën
qiellin
gri.
Nën
malet
e trishtuar.
Në
detin
tënd
të vdekur…
Tek ti,
që,
koha
të ka harruar…!
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 3 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi