Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Tamaro

Shko poshtë

Suzana Tamaro Empty Suzana Tamaro

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:41

Thuaji Zemres Po



Ke dy muaj qe je nisur dhe qysh prej dy muajsh, perpos nje kartoline ku me shkruaje se je gjalle, nuk kam marre tjeter lajm prej teje. Sot ne mengjes u ndala gjate ne kopesht kundruall trendafilit tend. Paçka se eshte vjeshte e vone, ai spikat me ngjyren e vet te purport, fillikat mujshar, mbi bimet e tjera tashme te rregjura. A te kujtohet kur e mbollem? Ishe dhjete vjece dhe vetem pak kohe me pare kishe lexuar “Princin e vogel”. Ta kisha dhuruar si shperblim meqe kishe kaluar klasen. Pate mbetur e magjepsur nga ajo histori. Mes gjithe personazheve, ate qe te pelqenin me shume ishin trendafili dhe dhelpra; nuk te pelqenin aspak baobabet, gjarperinjte, aviatori, as edhe gjithe ate njerez te kote e kapadeinj qe endeshin ulur neper planetet e tyre te vockla. Keshtu nje mengjes, te po hanim, ti the: Dua nje trendafil. Verejtjes sime se trendafilia kishim shume, iu pergjigje: Dua qe te jete vetem i imi, te kujdesem per te e ta rris mire e bukur. Natyrisht, vec trendafilit, doje edhe nje dhelper. Me dinakerine e femijeve kishe vene ne krye deshiren e thjeshte, pastaj ate thuajse te pamunduren. Si mund te ta mohoja dhelpren, pasi te kisha dhene trendafilin? Kete pike e shestuam nje cope here te gjate, e me se fundi rame ne ujdi per nje qen.
Naten e pare se te shkonim ta merrnim, nuk vure gjume ne sy. Cdo gjysme ore trokitje ne deren e dhomes sime dhe thoje: S’po me ze gjumi. Ne mengjes qysh ne shtate kishe ngrene buke, ishe veshur dhe lare; me pallton ne trup me prisje ulur ne kolltuk. Ne tete e gjysme ishim para hyrjes se nderteses ku mbaheshin qente. Ishte ende e mbyllur. Duke veshturar mes nderlikes, ti thoje: nga do ta marr vesh se cili eshte i imi? Zeri yt ishte plot ankth. Une te qetesoja, mos u bej merak, te thoja, mbaj mend si e zbuti Princi i vogel dhelpren.
U kthyhem ne bujtinen e qenve per tri dite me rradhe. Kishte me shume se dyqind qen aty brenda dhe ti doje t’i shihje te gjithe. Ndaleshe para çdo kafazi, rrije aty pa levizu, e kredhur ne nje mosperfillje te rrejshme. Qente sakaq berviteshin te gjithe te rrjeta, lehnin, benin kollotumba dhe rrekeshin te shqyenin me putra thurimat. Tok me ne ishte edhe kujdestarja e qendres. Duke te pandehur nje çuperline si gjitha te tjerat, per te te joshur, te tregonte sojet me te bukura: Pa shihe kete kokerin, te thoshte. Ose: si te duket ky lesi? E gjithe pergjigja jote ishte nje fare kerritje dhe beje perpara pa ia vene veshin.
Bakun e gjetem diten e trete te asaj ecejakeje. Rrinte ne nje nga kutite e pasme, aty ku mbanin qente ne sherim e siper. Kur mberritem para kafazit, ne vend qe te na dilte perpara tok me te tjeret, qendroi ulur ne vend te vet pa ngritur as kryet. - Ate, - brite ti duke kallezuar me gisht. - Dua ate qenin aty. A te kujtohet fytyra e çmeritur e kujdestares? Nuk e merrte vesh se qysh doje te shtije ne dore ate shkurtabiq te shemtuar. Po, sepse Baku ishte shtatvogel, por ne vogelsine e tij permblidhte pothuaj gjithe sojet e qenve te botes. Koken si ujk, veshet te bute e te varur si langua, putrat e perhedhura si te nje koneje, bishtin shkumezues si nje turidhelper dhe gezofin e zi te larme si te nje dobermani. Kur vajtem te zyrat per te firmosur kartat, nepunesja na rrefeu historine e tij. Aty nga fillimi i veres, e kishin flakur nga nje makine qe po ecte me shpejtesi. Ne fluturim e siper ishte lenduar goxha dhe, per kete shkak, njera prej putrave te pasme i zvargej si pa jete.
Baku tani eshte ketu bri meje. Tek po shkruaj, tash e pare e afron majen e hundes te kemba ime. Turiçkat dhe veshet pothuaj i jane zbardhelluar tashme dhe syte, prej ca kohesh, ia ka pllakosur ai tisi qe nderet ne syte e qenve te plakur. Mallengjehem kur e veshtroj. Duket sikur ketu prane eshte nje pjese e jotja, pjesa qe dua me teper, ajo qe, para shume vjetesh, mes dyqind mysafireve ne ate qender, diti te zgjedhe me te shemtuarin e me fatkeqin.
Gjate ketyre muajve, duke u endur neper vetmine e shtepise, vitet e mosmarreveshjeve dhe pakenaqesive ne bashkejetesen tone tashme jane tretur. Kujtimet qe kam perreth jane kujtimet e tua kur ishe vocerrake, kelysh i brishte dhe i perhumbur. Asaj po i shkruaj, jo njeriut te mbrojtur e arrogant te koheve te fundit. Kete ma shtiu ne mend trendafili. Sot ne mengjes, kur i kalova prane, me tha: Merr e shkruaji nje leter. E di qe mes marreveshjeve tona ne çastin kur ti u nise ishte dhe ajo qe nuk do t’i shkruanim kurre njera-tjetres, dhe une e respektoj prishaqejfas. Keto reshta nuk do te marrin kurre shtegetimin per te te gjetur ne Amerike. Nese nuk do te jem me kur ti te kthehesh, do te jene ato ketu duke te pritur. Pse, valle, them keshtu? Sepse para nje muaji apo diçka me pak, per te paren here ne jeten time me zuri nje lengate e rende. Keshtu pra, tani e di qe mes te gjitha gjerave te mundshme eshte edhe kjo: pas gjashte a shtate muajsh mund te mos jem me ketu per te te hapur deren e per te t’u hedhur ne qafe. Kohe me pare, nje mikja ime me thoshte se te njerezit qe kurre nuk kane lenguar prej gjesendi, kur u vjen, semundja shfaqet vrullshem dhe pernjehere. Mua me ndodhi pikerisht keshtu: nje mengjes, ndersa ujisja trendafilin, dikush papritmas shojti driten. Nese gruaja e zotit Razman nuk do te me kishte pare permes gardhit qe ndan kopshtet tane, ne kete ore thuajse me siguri ti do ishe jetime. Jetime? A thuhet keshtu kur te vdes gjyshja? Nuk jam dhe aq e sigurte. Ndoshta gjysherit merren aq fort sit e dores se dyte, sa nuk eshte e nevojshme te kete nje term per te shprehur humbjen e tyre. Nga gjysherit nuk je as jetim, as vejan. Ata lihen udhes krejt natyrshem, ashtu siç ndodh qe nga hutimi te harrosh çadren diku.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Tamaro Empty Re: Suzana Tamaro

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:41

Kur u zgjova ne spital, nuk mbaja mend gje prej gjeje. Me syte ende te mbyllur me behej sikur me ishin rritur dy mustake spic, te holle e te gjate, si mustaqe daci. Me t’i çelur syte, vura re se ishin dy gyptha plastike; dilnin nga hunda ime dhe zbrisnin pergjate buzeve. Perreth s’kishte tjeter veçse ca aparatura te çuditeshme. Pas disa ditesh me shpune ne nje dhome te zakonshme, ku gjeta dhe dy njerez te tjere. Nje pasdite, tek gjendesha aty, erdhi per te me pare zoti Razman me te shoqen. – Jeni ende gjalle, - me tha, - fale qenit tuaj qe angullinte si i marre.
Kur kisha zene tashme te ngrihesha, ne dhome hyri nje mjek riosh, qe e kisha pare edhe here te tjera gjate vizitave. Mori nje karrige dhe erdhi u ul prane krevatit tim. – Meqe s’keni farefis qe te kujdesen dhe te vendosin per ju, - ia pat ai, - po ju flas drejtperdrejt dhe çiltas. Fliste e fliste, por une me teper e veshtroja sesa e degjoja. I kishte buzet hollake dhe, si e di, mu s’m’i ka pasur kurre enda njerezit me buze hollake. Po t’ia vije veshin atij, gjendja ime shendetesore ishte aq e rende, sa nuk me lejonte te kthehesha ne shtepi. Me zuri ne goje nja dy a tre pensione me asistence mjekesore, ku mund te shkoja per te rrojtur. Nga çehrja ime duhet te kete kuptuar diçka, sepse menjehere shtoi: - Mos kini parasysh azilet e vjetra, tani gjithçka eshte ndryshe, ka dhoma te ndritshme dhe kudo perreth kopshtije ku mund te shetisni. – Doktor, - i thashe une atehere, - i njihni eskimezet? – S’do mend qe i njoh, - u pergjigj duke u ngritur. – Epo, degjoni pra, une dua te vdes si ata, - dhe meqe dukej, se s’po i hynte ne koke, shtova: mua me pelqen me mire te plandosem me fytyre perdhe mes kungulleshkave te kopeshtit tim, sesa te jetoj edhe nje vit ne gozhduar ne shtrat, ne nje dhome me mure te bardha. Ne keto kohe e siper, ai ishte ne te dale. Buzeqeshte ligesisht... – Shume njerez thone keshtu, - foli para se te zhdukej, - por, ne çastin e fundit te gjithe mbajne vrapin ketu per t’u kuruar dhe dridhen si purteka ne uje.
Tri dite me pas, nenshkrova nje leter qesharake ku deklaroja se, ne rast se vdisja, pergjegjesia do te ishte imja dhe vetem imja. Ia dorezova nje infermiereje te re me koke te vogel dhe dy vathe ari te stermedhenj dhe pastaj, me rrangullinat e mia te pakta te mbledhura ne nje qeske plastike, mora udhen per ne stacionin e taksive.
Porsa me pa qe bera balle te deriçka, Baku zuri te vertitej si fuge; mandej, per te shprehur lumturine e tij, shpupuriti duke hamulitur dy a tri lehe. Kesaj rradhe nuk pata zemer ta qortoja. Kur m’u qas prane me hunden e lerosur prej dheut, i thashe: E pe, miku im? Perseri jemi bashke, - edhe e gudulisa mbas veshit.
Ne ditet qe vijuan, bera pak ose asgje. Pas lengates, pjesa e majte e trupit nuk i pergjigjet me si dikur urdhrave te mia. Dora, sidomos, eshte bere tejet e ngadalte. Mua s’me vjen fare mire qe t’i leshoj pe asaj, ndaj bej çmos qe ta perdor me shume se tjetren. Kam lidhur nje kordele ngjyre roze te kyçi, kesisoj, sa here qe duhet te marr gjesend, kujtohem dhe perdor te mengjeren ne vend te se djathtes. Per sa kohe trupi funksionon per bukuri, nuk e kupton se ç’armik i flamosur mund te jete; nese, qofte dhe nje cast, heq dore nga lufta per ta kundershtuar, atehere ke marre fund.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Tamaro Empty Re: Suzana Tamaro

Mesazh nga engjell a djall Sun 14 Jun 2009 - 21:42

Gjithesesi, meqe une s’jam me si me pare, i kam dhene nje kopje çelesi gruas se Valterit. Ajo kalon çdo dite per te me pare dhe me sjell gjithçka qe me duhet. Duke u endur nga shtepia ne kopesht, mendja me rri vazhdimisht tek ti, si nje makth i vertete. Sa here i jam afruar telefonit dhe e kam ngritur per te te nisur nje telegram. Por çdo here ama, posa pergjigjej centrali, vendosja qe mos ta beja. Mbremave, ulur ne kolltuk – perballe meje zbrazetia dhe perreth heshtja – pyesja vetmevete se çfare do ish me mire. Cfare do te ish me mire per ty, natyrisht, jo per mua. Per mua, afermendsh, do te ishte shume me bukur te shuhesha me ty prane. Jam e bindur se, po te te kisha njoftuar per semundjen time, ti do ta kishe nderprere qendrimin ne Amerike dhe do e mbaje frymen ketu. E pastaj? Pastaj une, ndoshta, do te jetoja edhe tre a kater vjet, ndoshta ne nje karroce invalidi, ndoshta e matufepsur, dhe ti do kryeje detyren duke me sherbyer. Do ta beje me perkushtim, por me kalimin e kohes, ai perkushtim do te kthehej ne xhindosje, ne mllef. Mllef, sepse vitet do te kalonin, ndersa ti do bjerrje rinine, pasi dashuria ime, me efektin e nje bumerangu, do ta fuste me detyrim jeten tende ne nje udhe pa krye. Keshtu thoshte brenda meje zeri qe nuk donte te te telefononte. Sapo vendosja se ai kishte te drejte, pernjehere ne mendje me ngrihej nje ze i kundert. Pyesja me vete se çfare do te te ndodhte sikur, ne çastin qe do te hapje deren, ne vend te me gjeje mua dhe Bakun shend e vere, te gjeje shtepine e zbrazur, te shkretuar prej kohesh? A ka gje me te tmerrshme se nje kthim qe nuk arrin te kryhet? Nese atje ku je do te te vinte nje telegram me mandaten e vdekjes sime a nuk do te mendoje valle per nje fare tradhtie? Per nje rreng? Meqe muajt e fundit u pate sjelle harbuterisht me mua, une te ndeshkoja duke ikur nga kjo bote pa te njoftuar. Ky nuk do te ishte nje bumerang, por nje hon. Besoj se eshte gati e pamundur t’i mbijetosh nje gjeje te tille. Ato qe do t’i thoje njeriut te dashur ngelin perthimone brenda teje; ai eshte atje, ne dhe, e nuk mund ta veshtrosh me ne sy, ta perqafosh e t’i thuash çfare ende s’ia kishe thene.
Ditet kalonin dhe une nuk merrja kurrfare vendimi. Mandej, sot ne mengjes, ma shtiu ne mend trendafili. Shkruaji nje leter, nje ditar te vogel nga ditet e tua, qe te vazhdoje t’i beje asaj shoqeri. Dhe ja pra, ku me ke, ne kuzhine, me fletoren tende te vjeter perpara, duke ndukur penen nder dhembe, si nje vocerrak qe ka rene ne hall me detyrat. Nje testament? Jo tamam, me teper diçka qe te te ndjeke pas neper vite, diçka qe do te mund ta lexosh sa here te ndjesh nevojen per te me pasur prane. Mos u druaj, nuk dua te shes mend, as te te trishtoj, vetem te llafosem ca me intimitetin qe na lidhte njehere e nje kohe e qe, vitet e fundit, e zvordhem. Ngaqe kam jetuar gjate dhe kam lene pas vetes shume njerez, e di tanime se te vdekurit rendojne jo aq per mungesen, sesa per ate çka – mes tyre dhe nesh – nuk eshte thene. Shiko, une u detyrova te te behem si nene qysh ne krye te heres, ne ate moshe kur njeriu zakonisht eshte vetem gjysh. Kjo pati shume fryte. Fryte per ty, pasi nje gjyshe qe te behet nene eshte perhere me e vemendshme e me e mire se nje nene qe eshte vetem nene; por pati fryte dhe per mua, pasi ne vend te budallallepsesha me versniket e mia, duke bere dore spathi apo duke vajtur ndonje pasdite ne teater, serish u terhoqa ethshem ne rrjedhen e jetes. Dikur, ama, diçka u thye mes nesh. Faji nuk ishte as i imi, as i yti, por vetem i ligjeve te natyres. Femijeria dhe pelqeria ngjasojne. Ne te dy rastet, per shkaqe te ndryshme, je me shume i pambrojtur, nuk je ende – ose nuk je me – pjesemarres i jetes aktive, dhe kjo te ben te jetosh me nje ndjeshmeri pa skema, te hapur. Pikerisht gjate adoleshences ze e formohet perreth trupit tone nje korace e padukshme. Formohet gjate adoleshences dhe vazhdon te trashet gjate moshes se rritur. Procesi i rritjes se saj i ngjan disi atij te perlave, sa me e madhe dhe e thelle te jete plasa, aq me e forte eshte koraca qe zhvillohet perreth. Po pastaj, me kalimin e kohes, si nje plaçke e veshur per nje kohe te gjate, ne pikat ku perdoret me shume, fillon te ronitet, i dalin fijet dhe, befas, pas nje levizjeje me vertik, shqyhet. Ne fillim as qe e ve re, je e bindur se koraca te mbeshtjell ende teresisht, derisa nje dite papritur, perballe nje hiçmosgjeje, pa e ditur perse, gjendesh duke qare si çilimi.
Keshtu pra, kur them qe mes teje dhe meje ka ngritur krye nje ndryshim i natyrshem, pikerisht kete kam parasysh. Ne kohen kur koraca jote filloi te merrte trajte, e imja ishte cope e çike. Ti nuk i honepsje lotet e mi, dhe nuk e duroje dot vrazhdesine tende te befte. Edhe pse isha pergatitur me mendimin se karakteri yt do te ndryshonte gjate adoleshences, me te ndodhur tjetersimi, e pata shume te zorshme ta pranoja. Sa çel e mbyll syte, para meje ishte nje njeri tjeter dhe kete njeri nuk dija me si ta merrja. Thoja me vete: kush do ta kaloje adoleshencen i pacenuar, kurre s’ka per t’u bere njeri pernjemend i madh. Ne mengjes, ama, kur ma perplasje deren turinjve, ah si rrenohesha, si me vinte te shkrehesha ne vaj! Nuk arrija te gjeja asgjekundi energjine e domosdoshme per te te bere balle. Nese do te arrish te tetedhjetat, do ta kuptosh qe ne kete moshe te duket vetja si gjet ne fund te shtatorit. Drita e diellit zgjat me pak dhe pema dalengadale fillon t’i therrase te vetja lendet ushqyese. Azoti, klorofili dhe proteinat thithen nga trungu e, tok me to, merr arratine edhe gjelberimi, njomeshtia. Qendron atehere i varur aty lart, por e di fare mire se pune ditesh eshte. Njera pas tjetres bien gjethet aty afer, i veshtron tek rrezohen, jeton me tmerrin se mos ngrihet suferina. Per mua suferina ishe ti, gjalleria shamatare e adoleshences tende. A e ke kuptuar ndonjehere, shpirt? Kemi jetuar ne te njejten peme, por ne stine te ndryshme.
Me ndermendet dita e nisjes, sa nervoze ishim, he? Ti nuk deshe te te percillja ne aeroport, prandaj, per çdo gje qe te kujtoja per ta marre me vete, me pergjigjeshe: Ne Amerike po shkoj, jo ne shkretetire. Te porta, kur te thirra me zerin tim te urryeshem e te çjerre: kujdesu per veten, - pa kthyer as kryet me pershendete: kujdesu per Bakun dhe trendafilin. A e di, aty per aty mbeta disi e zhgenjeyer nga kjo lamtumire. Si plake sentimentale, qe jam, prisja diçka tjeter, me te zakonshme, ta zeme nje pudhje a dy fjale te perzemerta. Vetem ne mbremje, kur gjumi nuk me merrte dot dhe vertitesha me rrobe- dhome neper shtepine e zbrazet, e kuptova se qe te kujdesesha per Bakun dhe trendafilin do te thoshte te kujdesesha per pjesen tende qe vazhdon te me gjalleroje prane, pjesen tende te lumtur. Kuptova edhe se ne ate urdher te thate nuk kishte pandjeshmeri, por tension te skajshem te nje njeriu qe mend po ia kris vajit. Eshte koraca per te cilen po te flisja me pare. Ti e ke ende aq te ngushte, sa thuaj nuk merr fryme dot. A te kujtohet ç’te thoja sefundi? Lotet qe nuk gulfojne mblidhen ne zemer, me kalimin e kohes e veshin ate me kore dhe e paralizojne, sikunder bigorri vesh me kore dhe paralizon dhembezat e makines larese.
E di, shembut e mi te marre nga bota e kuzhines, ne vend te te bejne per te qeshur, te bejne te turfullosh. S’ke ç’ben: dikush e merr frymezimin nga bota qe njeh me mire. Tani me duhet te te le. Baku po psheretin dhe po me veshtron me pergjerim. Edhe tek ai shfaqet rregullsia e natyres. Ne te gjitha stinet, e di oren e persheshit me perpikmeri e nje sahati zvicerian.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Tamaro Empty Re: Suzana Tamaro

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi