Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Suzi

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 18:37

First topic message reminder :

Meditim mbi glob

Hija e flokëve të mi,
Mbuloi Europën.
Nën diell,
mbete,
Ti.
Shqipëria ime e vogël…!
Dhe,
si një princeshëzë e artë,
Dritë lëshon mbi glob…!
Faleminderit,
Përfytyrimi
im,
Snob...!!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:55

naten kur ti gflije

Natën,
kur ti flije,
t’u futa
në shpirt.
Nga rruga,
që,
vetëm unë
e di.
U përballa,
me dhjetra portrete
femrash.
U përgjaka,
në qindra skelete
emrash,
dhe,
qava
me oiii...!
U ngatërrova,
në labirintet
e psherëtimave.
Mes premtimesh boshe,
vuaj…
Puthjet pijanece,
belbëzojnë:
-E dashur,
je,
në dhe të huaj!
Dhe rend,
por,
shpirti
s’paska fund.
Ti
po zgjohesh.
Dhe një sekondë,
ka ngelur…
Po shkoj
me shpresën,
se,
imazhi im,
do jetë
diku…
Në tokën
e pashkelur
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:56

Balad blerash

Endem
rrugëve të tua,
duke lënë
gjymtyrët,
qelizat,
indet,
peng.
Endem,
skutave të tua,
duke i falur
frymën
plehrave.
Endem,
hijesh,
fantazmash,
duke vrarë
ëndërrat,
këtu.
Ç’fatkeqësi
për mua
me ju,
fëmijët e së keqes…!
Endem
legjendash,
duke vjedhur
virtyte,
për t’ia arnuar,
jetës...!!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:56

hija e kumbulles

Sa çel sytë,
hija
e kumbullës,
më pushton.
Dridhet
ajo,
si vajza
miturake,
në dashurinë e parë.
Pas perdes,
kumbulla
gjelbëron,
por,
perdja,
na ka ndarë.
Dhe,
përfytyroj…
Gjethet,
si qerpikë.
Degëzat,
që bëjnë hije.
Kokërrzat
e athta,
si gjinj
njomëzakeje.
Mbi to,
brumbujt
si buzë fëmije.
Dhe koha,
kalon…
Hija
mbi perde,
dridhet,
si më parë.
Pas perdes,
kumbulla,
gjelbëron.
Por,
perdja,
na ka ndarë…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:56

Si kusulkuqa do te therras
Do t’vija tek ti,
si Kësulkuqja.
Me shportën
e luleshtrydheve,
dhe…
një pako
kafe.
Por,
s’më prite dot.
Të rrëmbeu
vdekja,
në dasmën
time.
Dhe,
në vend të shportës,
solla lot…
Do t’vij
tek ti ,
si Kësulkuqja.
Por,
Mos vallë?
Mos vallë
ujku
na gëlltit,
si në përrallë?
Megjithatë,
unë,
do të trokas.
Vdekjen,
do e verboj,
me një
piper.
Dhe,
pakon
me kafe,
nga shporta
do e nxjerr.
Dhe,
Ty,
e dashur,
në dorë
do të ta jap.
Do puth
cepin e varrit,
pastaj ,
do të kthehem
prapë...!
Por,
jo
si Kësulkuqja…
Se,
ajo
në kthim,
mori
edhe gjyshen
me vete…
E dashur.
E ëmbël.
Si vegim,
në zemrën
time,
Mbete...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:57

E cmendur

Fantazia ime
e çmendur,
ku s’shkove?
Në ferr,
milionere.
Në parajsë,
shkrimtare.
Fantazi
marroke,
ti,
do t’ndalesh,
kur shpirti,
pulëbardhë e përgjakur,
të prehet
mbi varre…
Fantazia ime,
pjellë
e pengesave.
Sa molekula,
e vogël.
Sa perëndia,
e madhe.
Antitezë
ekuacionesh,
në këto kohëra
makabre…
Fantazia ime
e çmendur,
bredhare...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:57

Me fal

Më fal!
Më fal!
Në lakuriq nate,
të kam shndërruar.
Ditën,
tulatesh,
në kafazin
e kraharorit tim.
Natën,
lëshohesh
e harbuar.
Më fal!
Për ditët
që kaluan.
Më fal!
Për shekujt
që do të vijnë.
Më fal!
Më fal!
Më fal!
Më fal!
Të vrava lirinë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:57

Poezia dhe Unë

Veshur
me pelerina
çeliku.
Tërë nur.
Në “ paradën
madhështore
të modës”,
pozojmë
të dyja.
Ajo,
Mis e vërteta.
Unë,
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:57

Filozofia e këmbëve të trishtuara


Mes udhës
së pasosur,
për të njohur
botën…
Njëra,
godet kokën,
Tjetra,
lëpin tokën…
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:58

po vdesim duke te pritur ty

Unë,
Ti,
Ne,
Ata...
Të duam ty.
Të lindur,
nga pasionet e mëdha.
Bij të dashurisë.
Të presim...
Ty.
Ku je Diell?!
Eja,
teri lotët
e syve
tanë!
Këtë tokë
të hidhur,
mbarse
me mirësi.
Eja!
Përvëloji
gjuhët
e helmëta!
Zbrit këtu!
Të shkrihemi,

të madhen,
dashuri…!
Dhe,
nga hiri,
të ringjallet
si Feniksi,
një qelizë
e re
mirësie.
Zanafilla
e planetit
të ri…!
Unë,
Ti,
Ne,
Ata,
të duam
Ty!
Eja,
Diell,
të digjemi...!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:58

e mbaje zjarrin ndezur

E mbaj zjarrin ndezur…
Ndezur….
Rrëmbej pemë të prera,
degë te thara.
Mbeturina të mbledhura andejpari…
Dhe,
nëse nuk gjej,
djeg brinjët e mia,
të mos shuhet zjarri…

Eh,
zanat e pyllit
digjen dhe rilindin…
Po hedh njëren dorë…
Të shkruara fatet…!!!
Ja,
kjo erë e marrë,
ulërin prej “miqsh”…
Ndaj,
zjarri tulatet…

Kridhem e tëra…
Më treten eshtrat...
Shembem,
ulëras,
përpëlitem…andejpari.
Që të ngrohen “miqtë”,
që të zbuten djajtë…
Është ndezur
zjarri…!!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:59

Ftes ne varrimin tuaj


Të gjithë
morën
ftesa.
Por,
asnjë
nuk erdhi.
Të gjithë
derdhën
lotë.
Por,
asnjë
nuk qau.
Të gjithë
folën.
Por,
asnjë
nuk tha
të vërtetën…!
Dhe,
të pakallur,
të lemerisur,
në mes të rrugës,
Atë,
e gjetën.
O njerëz!
O hije!
Me këmbë
mos e shkelni!
Do vijë
ai shekull.
Do vijë
ai muaj.
Do vijë
ajo ditë
e bardhë
perëndie.
Dhe,
ai,
do qeshë,
në varrimin
tuaj…!!!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:59

Testamenti i Eves

Sikur Eva,
të mos e linte,
në testamentin
e saj,
Ajo,
s’do egzistonte.
Dhe,
llumi i ndyrë
i hipokrizisë,
do pushtonte,
botën...!
Por...
pakëz
të njollosur,
na e fali.
Përzier
me hipokrizi.
E vërteta,
endet
rrugëve,
si fantazmë.
Dhe…
Veç
të marrët,
e ftojnë
në gosti
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Sun 26 Apr 2009 - 23:59

Dashuria

Pasi mbaroi funerali
i mbretit Hamlet
dhe i bukuroshes Ofeli,
Dashuria,
u kthye tek ne
perseri.
E cmendur,
se doli nga kafka e saj...
E mencur,
se doli nga kafka e ti
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:00

Nje hap larg vdekjes


Sa melankolike
mbi
atë
breg…
Ta prek,
a mos ta prek?
Syri i saj,
të shkrin.
Puthja,
të djeg.
Fatkeqe,
e zbehtë,
e brishtë,
e lehtë.
O Zot!
Po ndërron jetë...!
Një hap
larg bregut,
vdekja
e pret.
Ajo...
Melankolike,
mbi
atë
breg.
Ta prek?
Jo!
S’mund ta prek!
Është
hija ime.
Unë,
jam
ajo.
Qëndron,
një hap
larg vdekjes.
Unë,
une kam vdekur
me koh
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:00

Statujat e qendres


Doja,
kokën,
ta mbështesja
diku...
Në krahët
e tu?
Po!
Në krahët
e tu.
Ti,
si statujë
e qëndresës,
më vështroje…
Unë,
si somnambule,
mes ëndërrash,
rendja:
Në buzët,
e puthjeve
të ngrohta.
Në malet,
e shpatullave
të hijshme.
Në kraharorin,
e gjerë
si deti.
Në labirintet,
e ngatërruara,
të mendimeve…!
Po ti?
Statujë e qëndresës?
Jo!
Më vështron
vjedhurazi…
Ç’keni me mua
o njerëz?
Lermëni,
kokën,
ta mbështes,
tek ai…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:00

Nje sy

Dikur,
diku,
vizatova
një sy...
Dhe,
e harrova.
Por,
një mëngjes,
“Deti”,
më kish mbuluar...
Kuptova...!
E kërkoj më kot,
kryeveprën
e dorës
së patalentuar:
Në hapësira
të bardha,
lotësh.
Në hone
e korije.
Në legjenda
të zymta.
Në pjata
të helmëta.
Në gota rakie.
Në çarçafë
të ndotur,
pa pikë fantazie…!
E kërkoj në yje
por,
e gjej në shpirt.
Pluskon,
në lotë gjaku!
Skeleti,
ende,
lëshon dritë…
Dikur,
diku,
vizatova,
një sy.
Një?
Apo dy?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:01

Te flas kur nuk je

Po endem
në fytyrën tënde,
si kurrë më parë…!
Mes flokësh
rrëshqas…
e,
ku të strukem
s’di…!
Ndoshta…aty,
ku,
mendimi yt
s’me le të rri…
E,
zbres,
mbi hundën
e brishtë,
që,
frymëmarrje
gjëmon.
Si prek dot buzët…
se,
djegin,
djegin dashuri…!
Vetëm aty,
nuk munda të hyj…
Aty
ku,
heshturazi,
përvëlojnë
dy sy…
Hape zemrën
shpirt,
e,
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:01

per ty


I tera
lotët.
S’i kreh më
flokët,
Pa ty,
bota,
duket e mjerë...
Për të të parë
edhe një herë,
zogun
e fundit,
të shpresës,
e ther..
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:01

duke perbadhuar ne gemadha

Ai ishte përbindësh. Po, përbindësh. Ishte… Nuk është.
O
Zot ! Më në fund e lirë. Liria ime, i përshkon
muret e këtij autobuzi mbushur me fjalamë të
pandreqshëm që komunikojnë më klithma e të
qeshura histerike. Liria ime… E burgsour brenda mureve te
edukatës strikte. E ndrydhur nga normat morale. E shtypur nga
skizofrenia e kohës. Po këta njerëz, të cilët
më shikojnë sikur të isha një qenie e rrallë,
a janë të lire, apo kanë edhe ata muret e tyre ?
Ndoshta…!
Unë jam e lirë formalisht. Shkoj ku
të dua, blej ç’të dua, fle ku të dua. Kam
dhe një llogari bankare …
Por, të gjitha këto
s’vlejnë, përderisa ndihem e burgosur brenda mureve
të trupit tim, si një qenie e vogël që do të
dalë nga guaska por s’mundet. E vogla sfilitet për
të shkatërruar kapilarët, organet, nervat, tendinat,
brinjët. Por është fare e vogël. Kjo “e
vogël” jam unë, brenda “unit” tim
“të madh”.
“Uni” im “i madh”. Ç ’ironi …!
Unë
i provova të gjitha, të gjitha ato që për
shumicën janë tabu. Dhe arrita këtu:
“Ç’kuptim ka jeta?”
“Isha vajza e
përkëdhelur e një familjeje të madhe, me emër.
Për tim atë(piktor) dhe time ëmë (
drejtoreshë), unë isha gjeniu i familjes, krenaria e fisit.
Aq sa e njihni ju këtu, në province Tiranën, po aq e
njihja dhe unë që jetoja në zemër të saj.
Muret
e dhomës sime moderne, muret e studios fantastike të babait,
ishin bota ime. S’kisha shoqe. Ishin “të
rrezikshme” për zonjushën e përkëdhelur e
naive. Ishin ordinerë gjithashtu edhe mësuesit, fqinjët
e sidomos djemtë. U rrita me libra…
Mëngjesin e
haja në Manastirin e Parmës, drekën në Kullën
e Eifel, darkën në pallatin e mbretit Timur. Çdo
gjë që do te hynte në trupin tim e sidomos në
trurin tim, kontrollohej, duke filluar që nga ushqimet e deri tek
literatura. Isha e egër. Shoqëria e djemve më acaronte.
Përfytyroja mbretër, kalorës, zotërinj të
kollarisur që silleshin me delikatesë dhe kupohet se sa
të rëndomtë më dukeshin njerëzit që
më rrethonin.
Pikturat, perfekte nga teknika, vuanin për
D*cka të vogël, të vogël fare. Megjithë
elozhet dhe vlerësimet, unë s’isha aspak e
kënaqur. Në pikturat e mia mungonte diçka e
qenësishme. Ajo “diçka” që mund të
quhet
“ gjithshka”. Mungoja unë…!
Duhej
të ulesha me këmbë në tokë. Ndoshta ishte
mosha, ndoshta shkëputja nga adoleshenca, nevoja për
vetvendosje e personalitet, apo të gjitha së bashku që
më shkëputën nga ëndrrat.
Nisi, ditën, kur
refuzova të konkuroj për pikturë. Realitetin fillova ta
perceptoj ndryshe. Ngjyrat, natyra, njerëzit, morën nuancat e
tyre tokësore. Më dukeshin të bukura edhe ato që
ishin “ të shëmtuara”. Edhe çunat,
sigurisht, ishin tërheqës. “Bota ime”, me
“botën e tyre” takoheshin vetëm në një
pikë : “ Dëshirë e dyanshme
bashkëpunimi” dhe nuk puqeshin në mijëra pikat e
tjera: “ Pamundësi totale per t’u
përshtatur”. Termat, ndoshta do ju duken të fryra, por
jo, s’janë të tilla. Isha një nga studentet
më të mira të arkitekturës. Në vitin e
dytë, u shfaq një dashuri. S’ishte i bukur por në
shikimin e tij ngulmues, zbulova një botë të thellë
dhe në komunikimin me të, pikasa një zgjuarsi natyrale
dhe kulturë perfekte. Fillova ta dashuroja…
Por, që
nga ai cast, bota i humbi përsëri ngjyrat. Ishte vetëm
ai në univers. Prindërit e mi e donin.
“Bëre
edhe ti një gjë të mençur.”- më
thanë. ( Ata se kishin harruar divorcin tim me pikturën).
Jetë e lumtur…
Punë e shkëlqyer…
Burrë me reputacion…
Ç’doja më tepër nga jeta?
Me
kalimin e kohës, kisha ndjesinë, sikur një bishë e
tërbuar hante e babëzitur brenda meje. Çdo ditë
përsëriste të shkuarën. Laja dhëmbët,
shkoja në punë, drekoja, dilja shëtitje, bëja seks,
flija. Dhe prapë jeta përsëriste veten çdo
ditë. Më dukej vetja, sikur e kapur pas një fije kashte,
doja të kaloja lumin e rrëmbyeshëm e të
tërbuar nga furtunat e jetës. Im shoq, si gjithmonë,
më mbulonte me dashuri e përkujdesje. Çdo sekondë
të lire, e kalonte me mua.
Si gjithmonë,
përsëri, unë mbeta vetëm. E vetmja lidhje për
mua, ishte familja. Dikur - prindërit, tani – burri.
Ndihesha si një kozmonaute në hapësirën pa
forcë rëndese.
Fillova të shoqërohesha me
kolegët. Im shoq u shpërfytyrua. U ftoh. Pas disa
paralajmërimeve të heshtura, një ditë deklaroi:
“Nuk duhet të shoqërohesh me askënd. A nuk të
mjaftoj unë ?” I thashë se isha qenie shoqërore.
Qeshi. “Kur u bëre e tillë? Ti s’ke pasur
kurrë shokë e shoqe.”
O zot! Nga një
tutelë, në tjetrën. Unë, duhej të
udhëhiqesha në jetë nga liderë psikopatë!!!
Unë s’isha pronë e askujt dhe me vetëdije, i
thashë “po” dëshirës për një
lidhje të re. Dhe i pari që guxoi e më kërkoi
të darkonim bashkë u bë i dashuri im. Fillova të
marrosesha pas tij. Le ta quajmë X. Ishte pak më i ri se
unë, i qeshur, plot jetë, pasion e energji.
Më falte
shumë prej vetes. Nuk më përkëdhelte. Kisha
nevojë për të, aq sa për ajrin. Motelet, ishin
për ne shtëpi e dytë. Prindërit më
kërcënuan, më këshilluan, por ata, tashmë nuk
ekzistonin, ashtu siç nuk ekzistonte edhe burri im. Natyra kish
ngjyra, nuk vija më syza. Dielli më pëlqente.
Shtëpia më dukej varr. Burri – varrmihës. X-i
ishte jeta ime, e vetmja urë që më lidhte me
ekzistencën. Kuptohet, im shoq, e mësoi këtë
shumë shpejt. U ndamë. Shtëpia ime u bë edhe
shtëpia e X-it. Jetonim si në filma: Shumë
argëtime, dashuri. Derisa, një ditë, kur u ktheva para
kohe nga shërbimi, në shtratin tim, gjeta vajzën e
ministrit të dikasterit ku X-i punonte. O perëndi!
Ç’faj kam bërë që më ndëshkon?
Prindërit s’më flasin. X-i s’më do. Shoqe
s’kam. Motër jo. Pse kështu kjo jeta ime? Vallë
prej ç’materiali jam ndërtuar unë? Pse nuk
ingranohem dot në jetë? Pse nuk harroj? Pse nuk fal?
Kalova
dy muaj në spital pas një depresioni të rëndë.
Kur dola, mësova se prindërit, pasi mësuan për
sëmundjen time, u nisën me një avion i cili mbeti
bashkë me 100 pasagjerë, në malet e Zvicrës.
Trashëgova një llogari të majme bankare, një
fabrikë të vogël dhe dy shtëpi. Ju do të
pyesni :
“Ç’ndodhi me X-in ?” Pasi dola nga
spitali dhe mbarova formalitetet e pasurisë, fillova ta
kërkoja por ai shmangej. Brenda meje, dashuria, ishte
transformuar. S’di se ç’ndieja. Kraharori më
vlonte, koka sa s’më çahej nga dhimbja, bota
përsëri pa ngjyra. Ekzistonte vetëm ai. Por… ai
s’më donte…! Pas një takimi të
shkurtër në kinema dhe pas deklaratave: “Ti s’je
askushi për mua”, e gjithë urrjetja qe kisha mbledhur
brenda vetes, e shpërndrë në miliona thërrmija
nëpër botë , u mblodh brenda një çasti
të vetëm dhe shpërtheu.
… Një natë,
pasi u nda nga mikesha e re në katin e parë të pallatit,
në errësirën e plotë të Janarit, një
thikëz simpatike shpoi zemrën e tij. Nuk e vrava unë!
Jo! E vrau dhimbja ime, e vrau ai “uni i vogël”
që përpiqet të dalë nga mbeturinat e “ unit
të madh” që shkallmon brinjët, që këput
tendinat, që gric fytyrën e shkul flokët. Ai nuk e
meritonte të jetonte. Shkova në shtëpi dhe dogja
pikturën kushtuar natës së parë të
dashurisë. Doni të dini si ishte?
…Një
femër ( unë),qielli i përflakur, fytyra e tij e
zbehtë në kupë të qiellit duke u thërrmuar.
Unë, ( në pikturë) me një thikëz në
dorë, po therja shpresën për të jetuar, ( kuptohet,
që në pikturë unë qëlloja ajrin se shresa
ishte e padukshme). Bile më kujtohet poezia qe shkroi një
poete pasi e pa:
I tera lotët,
Si kreh më
flokët,
Pa ty,
bota,
duket e mjerë…
Për të të parë
edhe një herë,
Zogun e fundit
të shpresës,
E ther…!
Sikur ta dinte se, unë, bashkë me shpresën, do të therja…
O zot! Nuk isha unë, ishte “uni” im i cmendur…!
E
dëshpëruar,rend cdo ditë ne linja të ndryshme, jo
me makinën time por me autobuz sepse dua të shoh njerëz
që qeshin, vuajnë, jetojnë…
Fle në qytete
të ndryshme,ose më saktë përpiqem të fle sepse
nuk kam as gjumë, as ëndërra, as fantazma
makbethiane.Rend në hotele të ndryshëm, me meshkuj
të ndryshëm, por, as kështu nuk gjej qetësi. Nuk
gjej as arsye apo shkak për të jetuar. Ju do të
thoni:”Ti je e lirë”. Merreni lirinë time, ajo
nuk vlen. Ajo është liri me kusht. Sepse unë jam dy.
Luftoj, përplasem, thërrmohem, nuk di se kujt i përkas,
“unit të madh” apo “unit të
vogël” që përpëlitet nën gërmadha e
s’di ç’kërkon…!

Suzana Zisi
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:02

Kish ëndërruar gjiithë jetën për një
copë tokë. Por, duhej të vinte dita. Dhe dita erdhi. U
bë pronar. Dilte që me natë dhe me sy të
përlotur e vështronte. I shëmbëllente me një
foshnjë të njomë, të ëmbël.
E punoi,
e plehëroi. Vlaga e saj, e joshi aq sa e përfytyroi veten si
një copëz të saj. Dhe ja, një ditë, bimët
çelën. Ai u lumturua aq shumë, sa humbi ndjenjat. Kur
u ngrit, ndjeu në trup ngrohtësinë e saj, ndjeu në
ballë vesën e saj. Një drithërimë e
përshkoi të tërin dhe mendoi se … dhe kuptoi se
midis tij dhe tokës, ishte krijuar një lidhje e fuqishme.
Prodhimi erdhi i mbarë. Vit pas viti, toka zbukurohej. Vit pas
viti, ajo e shtonte prodhimin e saj. Ai u pasurua. ?do ditë,
shkonte atje, dhe i falej. Në jetë, ai, i ishte falur
vetëm asaj. Por edhe ajo, ndrinte kur i zoti i afrohej. Bimët
harliseshin. Aroma e këndshme e dheut, drithëronte shpirtin e
tij. Por, një ditë, ai u lodh. Vendosi të mos e mbillte
më. Shkonte tek ajo çdo ditë, e
përshëndeste, e ledhatonte, dhe pastaj, argëtohej duke
prishur nëpër kazino paratë e fituara prej saj. Në
mesantë, i dehur, i falej, i falej…! Duke iu marrë
këmbët, shkonte në shtëpi. Nuk e mbolli, por, si
për çudi, ajo, çeli ca bimëza shumë
të shëndetshme e dha një prodhim të mbarë. Ai
u befasua dhe mendoi, se toka s’kish më nevojë për
zot. Ajo, ish vetë zonjë. Ajo, toka e tij e pabindur. Kur u
afrua sezoni i mbjelljeve, ai e spërkati me një helm të
veçantë, sepse ajo e ruante farën brenda vetes nga
prodhimi i një viti më parë. Por përsëri fara
mbiu e shëndetshme. Ai u tërbua, megjithatë toka
shkëlqente kur shihte të zotin e saj. Sa e paturpshme, mendoi
ai. Mori një sopatë dhe i preu bimët. Ndezi me to
një zjarr të madh. Një zjarr që nxirrte një
tym të zi e ulërinte nga dhimbja e mijëra jetëve
që s’mundën të lulëzonin. Por, për
çudi, të nesërmen, nuk gjeti asnjë gjurmë
të zjarrit. Toka, krenare, lëshoi një duhmë të
ftohtë sapo pa të zotin. “eshtë apo
s’është imja kjo?- mendoi. Filloi të studionte
literaturë dhe të rendte nga një magjistar tek tjetri.
Por, mënyrat e sofistikuara dhe magjitë nuk mundën ta
shprishnin natyrën. Toka, përsëri lëshoi ca
bimëza të vogla të cilat hodhën shtat dhe u
mbushën me lule të zeza. Pra, ajo mbajti zi për mohimin
e pjellorisë, mohimin e jetës. Kur i pa, ai ulëriu si
ujk i tërbuar e u mbyll në shtëpi. Tashmë, nuk e
ngrohte më asgjë. Ftohtësia e saj, po e çonte
drejt vdekjes. U mendua, u mendua gjatë. Dhe u bind se ishte
fajtor. Ishte dhe s’ishte, sepse dhe ajo kish faj.
Megjithatë, vendosi t’i falej. U nis ashtu zbathur,
nëpër natë. Iu përgjunj asaj, ashtu siç mund
ti përgjunjej vetëm Krishtit po të zbriste në
tokë. Por ajo se fali. Lulet e zeza, fëshfërinin nga era
e ftohtë që buronte nga thellësitë e saj. Ai qau,
iu lut, por toka e vetëndjerë për drejtësinë e
saj, nuk e fali. Edhe sot e kësaj dite, ai vazhdon të
qajë. Kur ndjen se po e lënë forcat, gëlltit disa
lule të zeza sa për të mbajtur frymën gjallë
dhe vazhdon të lutet. Megjithëse ajo është e
ftohtë akull, ai ndjen, se brenda saj, diçka lëviz. Si
statujë e qëndresës, ai i lutet tokës së tij
të shtrenjtë, ledhaton të dashurën, puth shpirtin,
urdhëron skllaven, godet armiken…! Sido që të
jetë, ajo është prona e tij, e dashura, dhe, askush
veç tij, s’ka të drejtë të vdesë
në gjirin e saj…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:02

Nder i atdheut tim

Në atdheun tim,
nderin,
si mburojë,
e veshin
ata
që s’e kanë.
Me turp
e përlyejnë,
orgjitë
e “të mëdhenjve”.
Dhe,
për çudi,
si dekoratë,
ua varin
çakenjve.
Atdheu im
i varfër,
Ti,
s’je
i maskarenjve
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:02

Hakmarrja e dhelperes

Në çastin kur ai i preu bishtin me kosë, ajo u betua
se do të hakmerrej. Duke vënë në punë artin
dhe dhelpëritë e saj, pak nga pak, ia arriti qëllimit.
Kjo, u duk në mëngjes. Gruaja e tij, filloi "të dridhte
bishtin", madje ia kalonte dhelprës. Ai i foli, e këshilloi,
e rrahu, por ajo vazhdonte "ta dridhte bishtin".

E
ngushëllonte fakti që numri i atyre që...po rritej.
Mendje të ndritura, punuan vite me radhë por pa rezultat,
ato, vazhdonin "ta dridhnin bishitn". Në një konferencë,
një magjistar, vërtetoi se fatkeqësia që po iu
merrte nëpër këmbë nderin, vinte si pasojë e
hakmarrjes së një dhelpre. U nisën burrat të
kërkonin dhelprën, por... më kot. Ajo kishte vdekur vite
më parë.

Më në fund, vendosën të
digjnin të gjallë gruan që "e kish dredhur" e para. Dhe
e dogjën. Por, ky barbarizëm e acaroi edhe më tepër
gjendjen. Gratë protestuan duke e perfeksionuar edhe më
tepër mjeshtërinë e tyre. Pra, burrat, duhej ta duronin
këtë mallkim pa anë e fund.

Fantazma e
dhelprës pa bisht, do të endej nëpër botë pa
reshtur, duke u mësuar grave nëpër shekuj, artin e
"dredhjes së bishtit
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:03

Po hirin ku ta coje

Dua…
ta pastroj
këtë farë,
nga mbeturinat.
Të mbjell
dhe,
të korr,
një bar të ri.
Një bar,
që,
të ftillojë
lëndinat,
E,
të harlisë,
në liri.
Dhe,
mbeturinat,
t’i helmoj…!
Pastaj,
me zjarr ferri
t’i djeg.
I djeg...
po,
hirin,
ku ta çoj?
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:03

E bukura kenga plake

Atë,
kurrë
s’e këndova...!
Në lindje,
u mundova.
Dhe...
solla
në jetë,
një foshnje - plakë.
Rrudhat,
të thella.
Buzët,
me jargë.
Sytë,
tërë gjak.
Dhe,
rend
ajo,
ngado
me mua.
E bukura,
kënga plakë.
E ëmbla,
që,
kurrë
s’u këndua…!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga engjell a djall Mon 27 Apr 2009 - 0:04

Hija e zeze

Pasi mbaroi pjatën e parë, ndjeu një si
hapësirë në bark, kraharor, fundbark. Kur mbaroi të
dytën, ajo u zgjerua. Trupi iu fry nga boshllëku. Pasi mbaroi
të tretën, e kuptoi se ushqimet ishin pa peshë.
....Iu
kujtua fëmijëria. Babai i punonte në minierë. Edhe
nëna. Duart e tyre të zeza i dilnin shpesh në
ëndërr. Duart e tyre të zeza gatuanin, atje, ato pak
pare sa për të jetuar. Duart e zeza të nënës
nuk i zbardhi as mielli, kur mbrunte bukën, as sapuni Lux që
i fali një mikeshe…!
Mendimet e tij të zeza... Si
mund të ishin ndryshe? Si mund të ishin ndryshe,
përderisa edhe duart e tij po nxiheshin? Shihte me zili në
televizorin e fqinjit, duart e bardha të kryeqytetasve dhe
një urrejtje e pafund e pushtonte. Urrente duarbardhët e
Tiranës dhe duarzinjtë e qytezës.
Dashuria e
parë... Ishte e bardhë, vajza e drejtorit të gjimnazit.
E hijshme, me duar të pambukta. Vec sytë i kishte të
zinj. Martesa, me vajzën “e bardhë” në
qytezën “e zezë”, nuk ndryshoi asgjë.
Megjithëse mbante doreza kur punonte, duart i kishte të zeza.
Dhe jo vetëm duart. Qymyri depërtonte kudo, përshkonte
çdo rregull, ligj e pakt.
Qymyri të nxinte edhe jetën! Ç’ngjyrë kishte gjaku i tyre vallë? Po gjaku i saj?
Filloi
të shkonte me femrat e minierës. “Këto duarzezat
janë të mira në seks” mendonte. Tashmë, kur
goca tre vjeçe dhe bebja në barkun e duarbardhës i
kishin hedhur prangat, atij i lindi dëshira e zjarrtë dhe
dashuria e tij e fundit. Të ishte i lirë.
Vitet e
universitetit kaluan shpejt. Studionte deri vonë. Duhej të
qëndronte mbi gjithçka. Duhej të injoronte
duarbardhët dhe duarbardhat. Ai i urrente ata dhe hakmerrej duke i
poshtëruar me mospërfillje. Ishte simpatik dhe tërhiqte
vëmendjen e femrave, por, i vendosur, nuk u dorëzohej
pasioneve të momentit. Sa herë shkonte në qytezë,
pranë familjes, shfrynte dufin në gjinjtë e duarzezave.
Çlironte streset e krijuara nga trillet e përfytyruara
në vetminë e dhomës së konviktit. Kjo qytezë,
ishte kufiri midis asaj që urrente dhe donte. Po
ç’donte vallë? Lëkura filloi t’i nxihej
(nga natyra ishte pak ezmer). Diellin e urrente. Këmishat edhe
në piskun e vapës i mbante me mëngë të gjata.
Ditën që i vdiq babai qau shumë. Por, brenda qenies
së tij tragjike, një dozë gëzimi gëlonte:
“Iku një duarzi”.Ndërsa vazhdonte të lexonte
e të kulturohej, i lindi edhe një djalë. Tre
fëmijë. O Zot! Tre qenie që do i ndiqte nga pas hija e
zezë e gjyshërve...!
U emërua në kryeqytet.
Një shtëpi komode, një punë e mirë, larg
qytezës. Megjithatë, sa herë që duarbardha shtronte
tryezën, duhma e qymyrit ishte më e fortë se erërat
e gjellëve. Punonte shumë. Megjithatë gjithçka i
koklavitej e ngatërrohej. Për të argumentuar
diçka, i binte rreth e qark, pastaj dilte në një
rrugë pa krye duke e humbur fillin e mendimit. Belbëzonte pa
kuptim dhe e ndiente shpërqëndrimin deri në palcë.
Vetvetiu u largua nga shokët, miqtë. Tashmë, larg
qytezës, filloi ta mbushte boshllëkun duke gjuajtur bjondet,
lëkurëbardhat, sybardhat. Një sybardhë, pakëz
më e madhe se vajza e tij, e bëri të harrojë hijen
e zezë, por jo ambicien për t’iu
kundërvënë duarbardhëve. Por, një ditë,
duke ngrënë feta sallami të zier në
shtëpinë e sybardhës, diçka i ngeci në fyt.
Për pak u nda nga jeta. E shpëtuan grushtat e vegjël
të saj që e godisnin pa pushim në shpinë. Pas
një stërmundimi të gjatë, arriti të nxirrte
nga fyti një kokërr piperi të zi. O perëndi! Hija e
zezë! – thirri dhe humbi ndjenjat. Të nesërmen, u
largua prej sybardhës, duke urryer diellin, ngjyrat, dhe
gjithë ç’ishin të bardha...

...Tashmë,
në një shtet të fuqishëm të Europës,
në një restorant luksoz, ndihej i pafuqishëm. Hante
pambarim dhe hapësira nuk i mbushej. Ajo zmadhohej e zmadhohej
duke i kapërcyer të tëra përmasat e imagjinueshme.
Universi brenda barkut të tij ishte sa një kokërr piperi
të zi. Iu prenë forcat. Piruni i ra nga dora. Përmasat e
hapësirës po zmadhoheshin. Ndërsa ndiente dobësimin
e shqisave, një drithmë kënaqësie e përshkoi.
Po vdiste. Po shpëtonte nga hija e zezë. Iu duk sikur nga
larg, nga Shqipëria, i vinin zëra e pëshpërima
të frikshme. Nuk donte t’i kuptonte. Por, ata flisnin
gjuhën e tij. Zërat këlthisnin se fajin nuk e kishin
duart e zeza të nënës, të fqinjëve. E zeza,
ishte në mendjen e tij. O Zot! – klithi. Po e marr me vete
edhe në varr. Mbështeti kokën mbi tavolinën e
restorantit luksoz, duke perceptuar shpërbërjen e ngjyrave,
zbardhjen…! Të zezën, nuk e përceptoi dot,
sepse...vdiq
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Suzana Suzi - Faqe 2 Empty Re: Suzana Suzi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi