A e shiti Enver Hoxha Kosoven?!!
Faqja 1 e 1
A e shiti Enver Hoxha Kosoven?!!
Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik",
mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e
tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat
nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te
kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte
permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti
quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai
boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te
dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te
Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te
cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij
te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver
Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te
shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo
Enver Hoxha Kosoven?!
Se pari:
Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?
Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte
Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist
shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e
Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes,
qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja
shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve
demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i
kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e
kunderta.
Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave
historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne
periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare,
gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se
kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi.
Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate
luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski
odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare
dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne
mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen
tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin
Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend... Per kete ceshtje (te
Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen
Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko
- Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe
akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven
PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as
ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te
vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942.
Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por
u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja
e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder
dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem. Me kete
vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten
e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo...
pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348).
Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit,
e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne
bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Komiteti Qendror i Partise Komuniste
te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se
Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter
qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi
Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe
Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine", shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:
"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves".
(E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f.
123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne
pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-5:twisted:.
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne
pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere
pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te
Kosoves me Shqiperine". (E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit,
2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus,
Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137, D.68. L 64-73)
Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si
veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera
shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit
1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa
anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me
Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si
perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u
be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin
e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation"
f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne
Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes
se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka
antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh:
Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).
Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana
zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te
ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U
cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare
deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te
Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo
nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te
bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet".
(Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish
Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Se dyti:
"Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!"
Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te
Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver
Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo
vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje
interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne
shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish
atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun
(Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me
Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben
"polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program,
platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte
Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare
te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e
Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e
propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.
Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i
Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur
"bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40
vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe
eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se
nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin
qe kishte bere.
Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne
1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet
Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne
ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe
allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret,
por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me
gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish
Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend
deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme
ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978
nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan
te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije
ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos
arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A
kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes,
ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te
Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e
Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e
rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim.
Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e
zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i
Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".
Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe
ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe
nje retrospektive tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau
Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne
vitin 1946-en ne Beograd?!
Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha,
para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku
ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje
tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.
Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi
shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e
Shqiperine etnike.
Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi
shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse
donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine
etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne
zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk
gezonin besimin e rregjimit?!.
Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te
rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i
kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane
Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te
njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar
libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por
respektojme te drejten qe i takon nje ish pozicioni qe ishit si nje
"ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te
mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te
tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u
prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa
varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.
Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit
te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta
propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist
si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do
te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves
martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare.
Aferim!...

lela- Hapesira Jone - Forum
- Postime : 25
Piket : 46
Regjistruar : 26/04/2009
Similar topics
» Piktori që i shiti Belushit një peizazh 7 mijë euro
» Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
» Sinan Hoxha argëtohet me një femër në Spanjë
» Sinan Hoxha shanë shikuesin kah motra
» Aurela Hoxha: Se shpejti do te me shihni ndryshe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi