Piktori që i shiti Belushit një peizazh 7 mijë euro
Faqja 1 e 1

Një histori migrimi dhe arti / Piktori Shqiptaro - Kanadez flet për
suksesin e ekspozitës së tij të parë në Shqipëri. Piktura 7 mijë euro
që fluturoi drejt Amerikës me James Belush -in dhe projektin për t'u
rikthyer sërish në 60 vjetorin e tij
Dhimitër Prifti, apo Dhimo
siç i thonë miqtë ka një pamje që të kujton klishetë tona për piktorët.
"I dua sikur të ishin fëmijët e mi" - thotë për pikturat e tij. Ka
ekspozuar në Australi, Kanada, Francë, Japoni dhe sigurisht edhe në
Shqipëri.
Kontaktin e parë me bojërat e vajrat, e ka pasur kur
ka qenë 4 - 5 vjeç. Xhaxhai i tij ka qenë prift, dhe restauronte
afreske dhe ikona kryesisht në zonën e Myzeqesë."Mamaja më merrte
shpesh me vete në kishë, në studion ku punonte xhaxhai.. Kisha shumë
dëshirë të zhysja duart në bojë dhe të pikturoja, aq sa mund të
pikturohej në atë moshë:.
Prifti u lind në qytetin e Fierit, po
aty u shkollua. Kur ishte 9 vjeç talenti i tij nuk kaloi pa u vënë re
nga mësuesi i vizatimit, i cili gjithnjë i ekspozonte punët e tij në
klasë. "Mësuesit e mi këmbëngulën që duhet ti përkushtohesha më shumë
pasionit tim. Kështu në klasë të 8 nisa një kurs në "Shtëpinë e
Pionerit", mbas këtyre viteve në "Shtëpinë e Kulturës. Kur mbarova
gjimnazin nisa një kurs në një kolegj artistik dhe ishte kjo koha kur
nisa të marr pjesë në ekspozitat që zhvilloheshin dy herë në vit. Në 3
shtator 1977 në Fier u hap ekspozita e parë me peisazhe nga Myzeqeja
dhe unë u prezantova në këtë ekspozitë me një punim timin".
Kryesisht çfarë pikturash bënit para viteve '90 dhe ku janë ato tani?
Po,
në përputhje me kohën ekspozitat kryesisht kishin për tema punën e
kooperativave, arritjet në to. Kam pasur disa piktura të tilla: "Kënga
e bukës", "Vjelëset' e shumë të tjera, por që fatkeqësisht tani nuk i
kam më. Madje nuk e di fare se ku kanë përfunduar.
Kur bëja
piktura me të cilat merrja pjesë në ekspozita e kisha pak të vështirë,
pasi duhet t'u përmbahesha disa rregullave. Atëherë nuk lejohej punimi
me spatull sepse cilësoheshin si punime moderne dhe të huaja. Mbaj
mend, që një herë kam pasur në një ekspozitë një perëndim dielli nga
Vlora dhe ma hoqën nga stenda, pasi mendonin se kishte rrymë moderniste.
Në
Tetor '90 emigrova në Greqi. Ndiqja me interes ekspozitat sepse doja me
çdo kusht të merrja pjesë me një punim timin, por në Greqi qëndrova
vetëm 3 vjet dhe më pas u largova për në Kanada, në Toronto.
Ishte një fillim i vështirë si për gjithë emigrantët shqiptarë apo e keni patur më të lehtë?
Mund
t'ju duket për të qeshur por muajin e parë të emigrimit në Toronto nisa
të lyeja makina. Madje kisha frikë tu tregoja se isha piktor. Por një
ditë një grua me origjinë greke që jetonte në Kanada dhe që kishte parë
disa piktura të miat më tha se dëshironte që të punoja portret për
nënën e saj. Portretin e mbarova dhe ajo erdhi ta merrte aty ku punoja.
Menaxheri e vuri re, dhe ndryshe nga sa prisja unë nuk u mërzit, por
buzëqeshi. Fati im që punëdhënësi i atyshëm qëlloi njeri i apasionuar
pas pikturës. E lashë punën e bojaxhiut dhe nisa të punoj në një galeri
pikture. Të gjitha materialet e fillimit i financonte ky punëdhënës.
Pas disa kohësh nënshkruam një kontratë 10- vjeçare dhe jam ende atje.
Kam një galeri të madhe dhe dy filiale. Kjo është historia pak a shumë..
Ju shiten pikturat?
Unë kam shitur mbi 500 të tilla.
Çfarë lloj pikturash?
Peisazhe
dhe portrete. Në Kanada kompozimet dhe nudot nuk i pëlqejnë. Me anë të
internetit, kam shitur edhe në Australi, Japoni, Kinë, Francë dhe
Amerikë.
Cila është piktura më e shtrenjtë që keni shitur?
Është
një pikturë që është bërë në fasadën e një shtëpie në kanavac. Kam
punuar tre muaj për ta realizuar dhe ka kushtuar 45 mijë dollarë.
Keni 18 vite pa ardhur në Shqipëri. Pse një ekspozitë këtu?
Ideja
për të hapur një ekspozitë në Shqipëri më lindi nga artdashësit në
Kanada dhe mendova se duhet të shkoj dhe në vendin tim. Inisiativa dhe
shpenzimet ishin krejt të miat. Kisha tre vjet që e kërkoja, por
asnjëherë nuk e vuri kush ujin në zjarr dhe e mora iniciativën vetë. E
hapa ekspozitën tek Muzeu Kombëtar. Janë 40 punime.
Është pritur mirë?
Janë shitur 36.
Janë sekret blerësit?
Jo. Ka kompani të ndryshme dhe individë të veçantë, ndër ta Ina Rama, Bujar Leskaj. Edhe James Belushi bleu një.
Belushi? Çfarë pikture?
Ishte një peisazh dhe atë pikturë e ka marrë me vete
Sa kushtonte nëse nuk është sekret?
Ajo pikturë ka kushtuar 7 mijë euro.
Cila është muza e pikturave tuaja?
Unë frymëzohem nga peisazhi dhe ato janë peisazhet e Torontos, por të punuara dhe të trajtuara me ngrohtësinë mesdhetare.
Keni 18 vjet pa ardhur në Shqipëri, cili është ndryshimi më i mirë dhe ai më i keq që sheh një piktor i emigruar?
Gjëja
më e keqe është se kultura është zero, njerëzit përdorin shumë fjalë
banale. Ndërsa përsa i përket ndryshimeve për mirë, vajzat, janë shumë
të bukura. (qesh)
Ajo që më ka bërë shumë përshtypje janë
varrezat. Më ka rastisur të shkoj në shumë vende të ndryshme, por
asnjëherë nuk kam parë kaq shumë mermer dhe madhështi. Këtu secili, pa
dallim klasor, i bëjnë varrezat shumë të mëdha dhe të bukura. Më duket
interesante

Similar topics
» Paris: Vibratori me i shtrenjt 40 mije euro
» Vidhet unaza me vlerë 500 mijë euro
» 15.000 mijë euro për Renault Zoe Elektrike, por pa bateria
» Shitet për 50 mijë euro certifikata martesore e Jackson
» Cana dhuron 10 mijë euro për familjet e përmbytura në Shkodër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi