Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
2 posters
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
I kritikuar për huazime muzikore, i snobuar nga “njohësit e artit të vërtetë”, Sinan Hoxha është një nga këngëtarët më të kërkuar shqiptarë që ka ditur me mjeshtëri të dominojë tregun muzikor dhe ta shndërrojë zërin e tij në një instrument financiar të suksesshëm.
15 vjet muzikë, 8 albume, mbi 20 videoklipe, katër koncerte recitalë e dhjetëra të tjerë muzika e tij sot është një industri. Më i kërkuari por edhe këngëtari më i diskutueshëm.
Është shumë e vështirë ta takosh Sinan Hoxhën. Jo për shkak të tipit por për impenjimet e shumta muzikore. Ka nxjerrë në treg albumin e tij “Xhelozia” dhe nuk rresht së kënduari nga një qytet europian te tjetri. Një makinë e gjallë mund të quhet, për faktin se këndon live i shoqëruar nga orkestra e tij në shumicën e performancave.
Dhe është pikërisht ky aktivitet shumë i ngjeshur dhe i kënduari jo me ‘playback’ siç bëjnë pjesa dërrmuese e këngëtarëve, që e bën atë të veçantë dhe të suksesshëm, por edhe këngëtarin shqiptar që fiton më shumë. Ndryshe nga sa ndeshim shpesh që këngëtarët për të rregulluar jetën e tyre lidhen me politikën apo zënë ndonjë zyrë nëpër institucione shtetërore, Sinani ka ditur me zgjuarsi të kuptojë shijet e publikut, të depërtojë në to, të frymëzohet prej tij e padyshim ta kënaqë atë.
Shumë ekspertë të artit nuk e kanë marrë për vite në konsideratë e disa vazhdojnë ende. Ndoshta dhe për faktin se i ardhur nga periferitë e kryeqytetit, pa mbështetje, me prindër fare të thjeshtë që nuk kishin lidhje me artin, pa licera dhe akademizma diti të pushtojë skenat kudo. Të këndojë në Koplik por edhe në Madison Square Garden ku ka kënduar Michale Jackson.
Gjithnjë i qeshur, më një thjeshtësi dhe mirësi që rrallë e ndesh tek artistët shqiptarë, ai ka aftësinë të ta shndërrojë intervistën në një bisedë si prej miqsh të vjetër, mjeshtëri komunikimi që i ka ndikuar jo pak në arritjet e tij.
Cili është sekreti i suksesit tënd?
Nuk është ndonjë sekret i madh. Rruga që të çon drejt tij është padyshim një punë e madhe dhe këmbëngulëse dhe përpjekje të vazhdueshme pa u tërhequr nga zhgënjimet në momente të caktuara, por duke gjetur forca për të vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë, përkundrazi me më shumë përkushtim.
Po a ka një çelës sekreti?
Natyrisht dhe mund të them që gjetja e tij përbën bazën e rezultatit. Çelësi është kompromisi. Jo në kuptimin e rëndom të kësaj fjale por e shprehur si një vendosje ekuilibri midis vetes tënde dhe publikut. Publiku është “gjykatësi” i artit dhe në mënyrë specifike i muzikës, ai që jep vulën përfundimtare dhe vendos për suksesin apo dështimin.
Për afro 15 vjet je këngëtari më i kërkuar nëpër koncerte. Si ke arritur?
Siç thashë dhe më sipër kam ditur të krijoj artistikisht dhe ta hedh në nota muzikore atë që kërkon publiku duke u përpjekur të gjej e të kuptoj se cilat janë shijet e tij. Arsyeja është sepse unë jam shumë i përshtatshëm për muzikën popullore që për ne shqiptarët është si ushqim i shpirtit. Në fund të fundit jemi ballkanas e si të tillë trashëgimia e traditës popullore është shumë e fortë për të mos thënë pjesë përbërëse e jetës sonë.
Jemi një popull që këndon jo vetëm në festa por dhe në një darkë të thjeshtë, në punë, që fishkëllejmë melodi, që edhe vajin e kthejmë në këngë. Të ndryshëm nga një krahinë në tjetër si lloje muzike. Kjo është dëshmi edhe e një shpirti ta madh artistik e të ndjeshëm që shqiptarët kanë. Dhe unë kam këtë fakt parasysh në këngët e mia. Në dallim me vendet e Europës ne nuk jemi, për fat të mirë, të shkëputur nga tradita jonë.E ke kthyer me shumë aftësi muzikën në një biznes….
Epo kam investuar mbi veten time. Albume, videoklipe, koncerte recitalë këto kërkojnë shpenzime. Por përsëri është publiku ai që ta kthen nëse ti këtë gjë ke arritur ta realizosh mirë. Ka shumë që harxhojnë për të bërë një këngë dhe nuk arrijënë t’i marrin mbrapsh as shpenzimet.
Pastaj mos të harrojmë një fakt jo pak të rëndësishëm. Që unë në të gjitha koncertet e mia, por edhe atje ku marr pjesë për me pak këngë, këndoj gjithmonë live. Nuk këndoj në playback dhe publiku këtë gjë e vlerëson. Kur shikon se këndon katër orë për ta dhe jep dhe shpirtin të shpërblen. Duhet të ofrosh që dhe të marrësh. Spektatori nëse nuk këndon live nuk ka ndonjë interesim për këngën se ndryshe dëgjonte cd-në në shtëpi. Nuk duhet të fshihesh pas formës dhe veshjes, ato mund të tërheqin për momentin por nuk mbajnë gjatë. Si kudo edhe në këtë biznes qëndron rregulla e më të “fortit”.
Pse shumica e kolegëve të tu ankohen?
Në Shqipëri abuzohet me fjalën artist. Këndon një këngë në festival dhe nuk këndon më pas asgjë. Edhe pse kritika i vlerëson presin festivalin tjetër për të kënduar një këngë të re. Atëherë ky nuk është më një profesion por një hobi, e natyrisht që nuk ka sesi të të ftojnë nëpër koncerte e të të krijojnë të ardhura.
Po kur vjen puna te “live”?
Ëshë një kategori tjetër e gjerë e atyre që nuk rreshtin së prodhuari videoklipe, shumë prej tyre edhe të bukur dhe të kushtueshëm por janë shumë të pakët ata këngëtarë sot që lodhin fytin për të kënduar “live”, disa nga mungesa e dëshirës, të tjerë nga paaftësia. Shumica vetëm performojnë në skenë, tunden dhe luajnë belin por kjo vetëm i kënduar nuk është. Mbetet thjesht në kufijtë e një shfaqjeje. Asgjë më shumë.
Edhe ty të kanë krititkuar për këngë të huazuara…
Ka ndodhur sidomos në fillimet e mia dhe e kam sqaruar edhe në shumë intervista të tjera. Duhet të këndoja shumë dhe nuk kishte kompozime të mjaftueshme dhe të kënaqshme. Ndaj dhe kam sjellë në versionin shqip hite të vendeve fqinjë, por që publiku i ka pritur majft mirë. Duhet kuptuar edhe realiteti i asaj kohe. Dilnim nga një periudhë ku njerëzit kishin shumë etje për muzikë e veçanërisht për atë ballkanasen që nuk e kishin dëgjuar dot lirshëm. Kësaj shtoji dhe mundësitë e pakta financiare.
Por kjo ndodh edhe me këngëtarë të famshëm si Bocelli që këto javë nxorri në treg “Jingle bells” dhe u bë hit në tërë botën, edhe pse është një këngë që e njohin fëmijët e gjithë botës prej dhjetëra vitesh…
Po. Po. Rastet janë të shumta në botë. Dhe “O sole mio” e Domenico Modugno është kënduar në shumë gjuhë dhe më shumë sukses por asnjë nuk e vuri në diskutim pse morën këngën e tij. Kjo ndodh në Shqipëri, edhe pse unë nuk kam patur kurrë pretendimin se ato kanë qenë këngë të mia origjinale.
Vjen nga xhelozia?
Xhelozia ka pjesën e saj e sidomos në muzikë ku rivaliteti është i fortë kjo ndihet shumë. E natyrisht vjen se unë jam shumë i kërkuar se të ishte ndryshe nuk do të ishin marrë me mua. Më i kërkuari por edhe më i diskutuari. Kështu që kuptohet që ka dhe xhelozi e inate. Por kush ka, le të plasi (qesh). Sidoqoftë, këto vitet e fundit unë kam kënduar vetëm kompozime shqiptare të zhanrit popullor dhe balada të ndryshme.
Ndryshim i kushtëzuar?
Nuk do të thoja i kushtëzuar sesa i përshtatur. Kanë ndryshuar kohët, muzika ka evoluar, kanë evoluar dhe janë sofistikuar edhe shijet e publikut. Publiku është “aparati matës”. Por edhe unë jam pjekur artistikisht. Eksperienca dhe kontakti me njerëzit më kanë mësuar sesi t’i përshtatem atyre më së mirë, të perceptoj dëshirat e tyre e në këtë mënyrë të arrij të mbush sallat e koncerteve e të shes disqet me këngët e mia.
Kë do të falënderoje për punën tënde?
Përveç kompozitorëve ku dua të veçoj Alban Furtunën, me të cilin u bënë shumë vite që bashkëpunoj kam patur fatin të kem ndërtuar një orkestër timen me të cilën performoj në shumicën e koncerteve. Orkestra ka një rëndësi të madhe në përcjelljen e emocioneve te publiku e për pasojë në suksesin tim.
Si e menaxhon një axhendë kaq të ngjeshur?
Vetë. Kolegët më vënë në dukje se jam një menaxher i mirë dhe si tregon rezultati, ai financiar, di ta bëj këtë gjë. Ka raste që vihesh në vështirësi se duhet të zgjedhësh ku të shkosh, kur ke më shumë se një ofertë për të njëjtën periudhë. Udhëtoj shumë e duke qenë se shumica e koncerteve organizohen sipas mundësive që agjencitë kanë, e kam fjalën për në Europë, më duhet të lëviz nga një shtet te tjetri pa bërë pushim.
Kush të ndihmon për valixhen?
Edhe kur më ndihmon mamaja duhet t’i kontrolloj vetë sepse jam shumë i fiksuar pas gjërave të mia dhe dua të sigurohem mirë para se të nisem. Me duket sikur kam lënë gjithnjë diçka pa bërë.
Jeton vetëm?
Kam një shtëpi timen se tek shtëpia e prindërve nuk do të kisha qetësinë për të punuar, duke mënduar që kam shumë nipër e mbesa të vegjël të cilët duan vetëm të lozin e të merresh me ta. Por kjo nuk do të thotë që drekën mos ta ha çdo ditë me mamanë.
Egoizmi dhe karriera mos të pengon të krijosh familjen tënde? Jo! Absolutisht. Unë vij nga një familje shumë numerike dhe qëllimi im është ky. Më pëlqen shumë familja por jam duke e menduar. Por axhenda tepër e ngarkuar më bën instiktivisht ta anashkaloj këtë gjë. Nuk është e lehtë të gjesh një person që të pranojë largimet e gjata e të shpeshta.
Do ta kishe preferuar këngëtare?
Do doja një person që të më ndihmonte e të më përkrahte dhe jo një që të më pengonte. (qesh)
Kë veçon nga bashkëpunimet?
Nuk mund të veçoj asnjë. Kanë qenë të gjitha të shkëlqyera dhe rezultative, pra të goditura në shenjë. Kjo sepse kanë qenë më këngëtarë të shkëlqyer si Soni Malaj, Artjola Toska, Ermal Fejzullahu.
Ke një duet të ri me një këngëtare të panjohur për publikun e Shqipërisë, por që në pak ditë ka patur 100 mijë klikime në internet…
Quhet “Knoma këngën” me këngëtaren kosovare Shyrete Bejluli e cila ka një zë të mrekullueshëm. Ishte propozimi i saj. Muzika e teksti janë të Ilir Bezanit. Është një këngë e veçantë që ka një tekst prekës. Flet për dy pjesët e kombit tonë të ndara prej afro një shekulli që as muzikën e njëri tjetrit nuk na lejonin ta dëgjonim. Një baladë lirike që e kam shumë për zemër bazuar në folkun dhe në motivet e veriut ku mbizotëron lahuta dhe fyelli. Jam shumë i kënaqur nga kjo këngë.
E ndoqe Festivalin e Rtsh-së?
E ndoqa për të dëgjuar këngët. Kishte edhe këngë të mira. E vërteta është se nuk më pëlqen fakti që në garë mund të ketë edhe këngë të mira, e për shkak të klaneve artistike të mos kualifikohen për natën finale. Shpesh aty nuk vlerësohen këngët që e meritojnë e ndaj siç ndodh shpesh kritikohen e komentohen jo mirë nga mediat.
Pra mendon se ka prapaskena?
Sigurisht, dhe jo pak. Do isha naiv të thosha të kundërtën.
Ishe dakord me çmimin e parë?
Këngëtarja Juliana Pasha është këngëtarja më e mirë për të na përfaqësuar në Festivalin Europian në mënyrë dinjitoze për zërin potent dhe melodioz që zotëron. E vlerësoj shumë dhe më vjen mirë për të.
Ti vetë e kë menduar të marrësh pjesë në ndonjë festival?
Unë jam këngëtar i muzikës popullore dhe besoj se i tillë do të mbetem. Por edhe po të isha i asaj të lehtë nuk do të merrja pjesë kurrë. Përgjigjen e thashë pak më parë.
Shumë këngëtarë mbartin konflikte me njëri tjetrin. Ti si i ke raportet?
Përsa më përket mua shumë të mira. Nuk jam tip që krijoj konflikte. I shikoj si miq, përpiqem të krijoj marrëdhënie të mira me ta e sidomos korrekte. Korrektësia është kryesore për të patur një harmoni midis personave që ushtrojnë të njëjtin profesion. E natyrisht edhe respekti. Unë përpiqem t’i respektoj të gjithë pavarësisht vlerësimit artistik që mund të kem individualisht për ta.

Similar topics
» Sinan Hoxha: Dërgova 1000 SMS për Domin
» Sinan Hoxha argëtohet me një femër në Spanjë
» Sinan Hoxha shanë shikuesin kah motra
» Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën
» Olta iu shit për 500 euro Sinan Hoxhës
» Sinan Hoxha argëtohet me një femër në Spanjë
» Sinan Hoxha shanë shikuesin kah motra
» Sinan Tafaj, avokati që sfidoi errësirën
» Olta iu shit për 500 euro Sinan Hoxhës
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi