Aurela Hoxha: Se shpejti do te me shihni ndryshe
:: Show Biz
Faqja 1 e 1

Të mungon televizioni?
Shumë, edhe pse është një periudhë pushimi për mua dhe jam në projekte për një rikthim të bukur. Them se më mungon çdo ditë që
kalon.
Si ishte eksperienca me Gjebrenë?
Unë e kam quajtur veten me fat, që një emër i madh në botën e
spektaklit si Ardit Gjebrea besoi te mua dhe më dha shansin të jem krah
tij për një
sezon te e ‘Diela shqiptare’. Këtë eksperiencë e vlerësoj shumë pasi më
ndihmon për projektet që kam në vazhdim.
Mendon se është më interesante bota e televizionit apo ajo e miseve?
Të dyja pa diskutim mbeten shumë interesante, dhe të veçanta në llojin
e vet. Unë e kam shumë pasion televizionin, botën e spektaklit,
megjithatë nuk
di t’i ndaj.
Çfarë të shtyu të hapje një agjenci modelesh?
Pasioni që kam për modën, dhe mungesa e theksuar e aktiviteteve të
modës në Shqipëri apo të një agjencie të mirëfilltë mode. Unë kam qenë
gjithmonë e
idesë që shqiptarët e duan të bukurën, por nuk kemi investuar shumë në
këtë drejtim. Jam shumë e apasionuar pas kësaj gjëje, dhe mendoj që ky
është
vetëm fillimi i asaj që dua të bëj në Shqipëri në lidhje me modën.
Çfarë bën agjencia juaj? Si punohet e cili është qëllimi?
Agjencia AS merret kryesisht me menaxhimin dhe promovimin e modeleve të
reja, ky është dhe qëllimi principal i hapjes së kësaj agjencie që
duhet thënë
është e vetmja në Shqipëri që është e regjistruar dhe që funksionon më
së miri. Prej një viti e gjysmë kemi regjistruar me dhjetëra vajza dhe
djem
shqiptarë të apasionuar pas modës dhe i kemi angazhuar me projektet e
shumta që AS ka realizuar në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllimin e
vetëm
promovimin e tyre.
Si ndihesh më shumë menaxhere apo show girl?
Është akoma herët për të përcaktuar realisht ku e gjej veten, pasi unë
kam provuar shumë fusha, dhe ndërkaq punoj dhe vazhdoj studimet në një
fakultet
të dytë, por një gjë është e sigurt që Aurela nuk e sheh dot veten larg
botës së artit.
Cilën do lije nga këto dy gjëra për tjetrën?
Nuk jam shumë e zonja të bëj një zgjedhje, aq më tepër kur bëhet fjalë
për dy fusha që i dua shumë, por jam e sigurt që do gjej një të mesme
të
përbashkët.
Jeni e dashuruar?
Shumë.
Do të kishe dëshirë të bëje një dasmë të madhe?
Është ëndrra e çdo vajze, dhe unë e kam ëndërruar me mijëra herë një
ceremoni madhështore, me të gjithë njerëzit dhe miqtë tanë të dashur,
dhe pse jo
një muaj mjalti të gjatë dhe të paharrueshëm.
Si u njohët me Adin?
Fati donte që familja ime, kur unë isha 16 vjeçe, të blinte një
apartament një kat më lartë shtëpisë së Adit. Ndodhi që aty u njohëm.
Ishte dashuria
ime e parë që më bëri të bëj zgjedhjen më të rëndësishme të jetës në
një moshë aq delikate.
Sa të mbështet ai në punën tënde?
Është një mbështetje e madhe në të gjitha projektet që unë marr, dhe aq
më tepër në punën time aktuale. Adi nuk është marrë kurrë me media apo
modë.
Ai ka studiuar degë krejtësisht të kundërt dhe tani menaxhon bizneset e
tij, gjë që e pengon të gjithpërfshihet në punën time, megjithatë është
një
mbeshtetje e madhe shpirtërore, gjë që më ndihmon të ecë përpara.
Nervozohesh shpesh me të për çështje pune?
Nuk ndodh, për vet faktin që nuk punojmë të dy në të njëjtën punë.
Thjesht më ndodh të mërzitem me të kur për shkak të udhëtimeve të
shpeshta që ben,
ndodh mos të jetë prezent në të gjitha eventet që AS organizon.
Cili është sekreti për të mbajtur trupin në formë?
Një dietë e shëndetshme ushqimore, palestër të paktën tre herë në javë.
Çfarë do të refuzoje nga kënaqësitë për këtë qëllim? (Jetën e natës, ushqime të shijshme, darka me miq, verë apo alkool).
Nuk heq dorë nga asgjë, thjesht nuk e teproj në sasi. Një kombinim i tillë më ndihmon të jem gjithmonë në formë.
Sa kohë i kushtoni në ditë?
Të paktën një orë palestër, dhe 40 minuta në darkë masazh tek estetistia.
Çfarë këshille do t’u jepje vajzave adoleshente të kishin një trup të bukur kur të rriteshin?
Unë mendoj që gjithçka fillon nga ushqimi, dhe mungesa e aktiviteteve
fizike. Ajo që unë këshilloj të mos abuzohet me ushqimin, sidomos me
fast-foodet, i cili është edhe armiku kryesor i shëndetit dhe pamjes
tuaj. Sigurisht sa më shumë palestër, vrap ose dhe ecie apo sporte të
ndryshme,
mjafton që të mos e lini trupin në qetësi.
Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë?
Në të shumtën e rasteve vetë, por jam gjithmonë e kujdesshme në
propozimet e fundit nga stilistë të mëdhenj. Me pëlqejnë shumë firmat
dhe të jem
koherente me propozimet e fundit.
Mendon se në vendin tonë ka stilistë apo rrobaqepës të mirë?
Sigurisht, ndoshta janë pak mundësitë që ofrohen në vendin tonë, por
gjithsesi kemi emra të mirë që punojnë edhe në Shqipëri si Jona Muça
apo Joni
Peçi me të cilët bashkëpunoj shpesh.
Çfarë planesh ke në punën tënde për të ardhmen e afërt?
Jam në përfundimin e një projekti televiziv, për të cilin nuk dua të
flas për momentin. E vetmja gjë që dua të zbuloj për lexuesin është që
së shpejti
do shihni një Aurel ndryshe.
Çfarë defekti fizik sheh te vetja apo çfarë do të doje të ndryshoje?
Ndihem mirë me fizikun tim, dhe nuk do doja të ndryshoja asgjë, thjesht shpresoj që mos të kem asnjëherë probleme me mbipeshën…
Po si karakter?
Jam karakter i fortë dhe këmbëngulës në atë që dua, por me kalimin e
kohës dhe mund të dua ta ndryshoj pasi dhe mund të lodhem duke kërkuar
tek vetja
gjithmonë diçka të re.
Nëse do të thonin se ke disa ditë të lira çfarë do të kishe vendosur të bëje?
Pushim. Këto ditë kam pasur shumë ngarkesë me punën dhe e ndiej të nevojshme një periudhë relaksuese për trupin dhe ide të reja.
Cili është udhëtimi i ëndrrave të tua?
Ndoshta të vizitoj gjithë vendet më të bukura dhe historike të botës që nuk kam pasur mundësi deri më sot, do ishte fantastike.
Sa kohë të mbetet për shoqërinë?
Shumë pak, pasi puna, shkolla dhe angazhimet e tjera më marin goxha
kohë, por duke qenë se një pjesë e miqve të mi më të mirë punojnë me
mua, kjo më
lehtëson këtë pjesë.
Po për prindërit? Cili është raporti me ta tani që agjencia dhe Adi të marrin shumë kohë?
Unë jam shumë e lidhur me familjen time, sa që as largësia nuk na
pengon që në çdo moment të jem në kontakt për gjithçka ndodh në ditët
tona. Ndërkaq
kam mamin që ndihet e detyruar të ndajë vitin në Londër, Florida dhe
Shqipëri për të qenë afer meje dhe dy vëllezërve të mi që jetojnë njëri
në Londër
dhe tjetri në Florida
Çfarë dhurate i bëre Adit për festat e fundvitit?
Një karrige masazhi, për zyrën e tij. Në këtë mënyrë evitoj që të ketë
nevojë për një masazhatore. Haahah shaka, por vërtet kjo ishte dhurata.
Të pëlqen më shumë të marrësh dhurata apo të bësh?
Të dyja rastet më japin sadisfaksion të madh.
Ka ndonjë dhuratë që ke dashur ta bësh e nuk ka mbetur merak?
Jo, deri tani jo.
Show girl, menaxhere e një agjencie mode…do të të shohim më vonë në ndonjë rol tjetër?
Aurela së shpejti do vijë ndryshe për publikun shqiptar, por gjithmonë brenda fushës së spektaklit.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Si e shihni nje femer me karriere te suksesshme?
» Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
» Lori: Kurrë nuk do të më shihni në foto me bikini
» ‘Shokohet’ Aurela
» Aurela, origjinale në paraqitje
» Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati
» Lori: Kurrë nuk do të më shihni në foto me bikini
» ‘Shokohet’ Aurela
» Aurela, origjinale në paraqitje
:: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi