Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre...

Shko poshtë

Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre... Empty Tirana-Vllaznia, finalja e 10-të midis tyre...

Mesazh nga Geri Wed 20 May 2009 - 21:44

Dueli për titull Tirana-Vllaznia përkon me
rastin e dhjetë kur dy skuadrat do të diskutojnë e ndajnë vendet 1-2,
pra kampionen e nënkampionen e
Shqipërisë midis tyre.
Albania Sport-Sporti Shqiptar
Dueli për titull Tirana-Vllaznia është më i vjetri në historinë e
futbollit shqiptar, pasi nis qysh me kampionatin e parë të futbollit
(1930) e deri
te ky i fundit i sezonit 2008-2009, i 70-ti, i cili përkon me rastin e
dhjetë kur dy skuadrat do të diskutojnë e ndajnë vendet 1-2, pra
kampionen e
nënkampionen e Shqipërisë midis tyre.
Tirana është klubi me më shumë tituj në Shqipëri: 43 trofe në total, 23
kampionate (rekord), 13 Kupa të Shqipërisë (Partizani mban rekordin me
15-të),
7 Superkupa (rekord). Vllaznia nga ana e saj ka 15 trofe në arkivin e
saj: 9 kampionate dhe 6 Kupa të Shqipërisë.
Dueli i fundit për titull midis Tiranës e Vllaznisë përkon me sezonin
2002-2003, ku bardheblutë i mposhtën në të dy takimet shkodranët: 2-0
në fazën e
parë në Tiranë (golat nga holandezi Venhof me 11-metërsh e Halili) dhe
4-2 në “Loro Boriçi”, përpara një numri rekord shikuesish: mbi 18 mijë
veta në
stadium. Dy nga gjashtë golat në atë takim mbajnë pikërisht firmat e
Bledar Devollit (atëherë me Vllazninë, sot me Tiranën) e Devi Mukës.
Tirana fitoi
kampionatin (atëherë me 14 skuadra e 26 javë kampionat) me 60 pikë, 11
më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, 49.
Sa për kuriozitet, Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i
Tiranës, në atë sezon luante me fanellën e Teutës (8 gola), ndërkohë që
Vioresin
Sinani, sulmuesi që ka fituar kampionat si me Vllazninë ashtu dhe me
Tiranën, e ka fituar po “këpucën e artë” me të dyja ekipet, në sezonin
2002-2003
renditej i dyti për nga golat e shënuar (18) pas Mahir Halilit (20).
Në formacionin aktual të Vllaznisë, nga ai që ka fituar titullin e
fundit në sezonin 2000-2001, kanë mbetur vetëm pesë lojtarë: Safet
Osja, Elvin
Beqiri, Vioresin Sinani, Suat Lici, Albert Kaçi, si dhe trajneri
malazias Dervish Hadziosmanoviç, ndërkohë që Saimir Patushi, tashmë
është pjesë e
Tiranës, rivales së madhe të shkodranëve, që janë në kërkim të trofeut
të 10-të, pikërisht me trajner Haxhiosmanoviçin.
Edhe kur fitoi titullin e fundit kampion (atë të sezonit 2000-2001),
Vllaznia kishte të bënte as më pak e as më shumë me Tiranën, një duel i
zgjidhur
javën e fundit të kampionatit, madje me një ndeshje shumë festive, boll
të shohësh shifrat e 90 minutave: Vllaznia-Shkumbini 6-4, duke bërë të
pavlefshme fitoren 2-0 të Tiranës me Luftëtarin. Vllaznia fitoi
kampionatin (atëherë me 14 skuadra e 26 javë kampionat) me 56 pikë, 2
më shumë se
Tirana e vendit të dytë, 54.
Gjatë 69 edicioneve të përfunduara (nga sezoni aktual ka mbetur edhe
vetëm 1 javë, titulli është një çështje e mbyllur midis Tiranës e
Vllaznisë), dy
skuadrat më të vjetra në Shqipëri e kanë diskutuar 9-herë titullin
midis tyre: pesë herë ka dalë e para Tirana e katër herë Vllaznia.
“Finalja” e 23 majit është e dhjeta midis tyre për titull, e nëse fiton
Vllaznia, atëherë do të kemi të paktën një ekuilibër midis tyre në
statistikën
“kokë më kokë”, 5-5, ndërkohë që Vllaznia pas tetë sezonesh mungesë do
të fitojë titullin e 10-të.
E nëse fiton Tirana titullin, atëherë bardheblutë do të koleksonojnë
titullin e 24-të, 7 më shumë se Dinamo (17), 9 më shumë se Partizani
(15) e 15 më
shumë se Vllaznia (9).
STATISTIKAT
Sezoni 2002-2003 Pikë
Tirana kampion 60
Vllaznia e dyta 49
Sezoni 2000-2001
Vllaznia kampion 56
Tirana e dyta 64
Sezoni 1996-1997
Vllaznia kampion 72
Tirana e dyta 65
Sezoni 1996-1997
Tirana kampion 46
Vllaznia e dyta 43
Sezoni 1971-1972
Vllaznia kampion 40
Tirana e dyta 37
Sezoni 1945*
Vllaznia kampion
Tirana e dyta
* Pas dy takimeve finale si kryesues të grupeve përkatëse
Sezoni 1937
Tirana kampion 35
Vllaznia e dyta 29
Sezoni 1936
Tirana kampion 25
Vllaznia e dyta 23
Sezoni 1932
Tirana kampion 13
Vllaznia e dyta 11
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi