Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vllaznia hap tenderin per trajnerin

Shko poshtë

Vllaznia hap tenderin per trajnerin Empty Vllaznia hap tenderin per trajnerin

Mesazh nga Geri Fri 21 May 2010 - 7:06

Vllaznia hap tenderin per trajnerin Vllaznia-tifozet
Pa
u ftohur mire stoli i trajnerit, pas shkarkimit te menjehershem te
Martinit pak ore pas humbjes me Teuten (0-2), Vllaznia ka hapur
tenderin per trajner.

Ne
qarkullim jane hedhur emra kandidatesh, teknike te njohur ne
kampionatin tone, si Medin Zhega, Agim Canaj, Esad Karishik, apo edhe
Armando Cungu. Vete klubi nuk ka preferuar te konfirmoje asgje, por
gjithsesi tre te paret shihen si pretendentet per te drejtuar Vllaznine
e sezonit te ardhshem. Zhega, nje shkodran i lindur, ish-lojtar
i Vllaznise, perveç drejtimit te disa skuadrave te moshave te reja,
brenda dhe jashte vendit, ka ne CV edhe nje eksperience ne drejtimin e
Kombetares se Shqiperise. Kjo nuk do te ishte hera e pare qe ai drejton
Vllaznine, pasi e ka bere nje gje te tille me pare ne 2003-shin, edhe
pse per nje kohe te shkurter. Per momentin po shijon pushimet, pas
perfundimit te mandatit 4-vjeçar si anetar i Komitetit Ekzekutiv. Por
eshte nje kandidature e lakmuar, pasi per te mesohet se interesohet dhe
Flamurtari. Po ashtu duket se ka marre nje oferte joshese nga Rumania.
Gjithsesi tekniku i njohur duket me i joshur nga fakti se mund te
drejtoje skuadren e vendlindjes se tij, e cila e lançoi ne futbollin
shqiptar si nje sulmues i spikatur. Nje fakt qe e ben me pak te
besueshem ka te beje me ate qe emri i tij ka qarkulluar shpeshhere per
stolin e Vllaznise, por eshte realizuar. Emri tjeter eshte ai i
Agim Canajt, trajnerit aktual te Gramozit, i cili nuk eshte i panjohur
per Vllaznine, te cilen e ka drejtuar ne 2008-2009 (u largua mes shume
polemikash ne shkurt te 2009-s, pas humbjes me 0-4 ndaj Teutes, ku u
fol madje edhe per nje komplot te lojtareve). Megjithate ai mbetet i
pelqyer nga drejtuesit shkodrane per punen e palodhur dhe korrektesine
ne kryerjen e saj. Vllaznia, nen drejtimin e tij, luftonte per titull
kampion, duke rivalizuar hap pas hapi Tiranen. Emer tjeter impresionues
per pankinen kuqeblu eshte edhe Esad Karishik, i njohur ne futbollin
shqiptar si trajneri i Apolonise deri ne fundin e fazes se pare te
kampionatit, kur rivalizonte Dinamon e Besen per kreun e tabeles, por
pas largimit te tij, tashme skuadra fierake vajton renien ne Kategorine
e Pare. Trajneri serb u perfol edhe para emerimit te Martinit dhe
tashme konsiderohet si nje kandidature potenciale. Humbja me Teuten te
merkuren nuk eshte pertypur nga drejtuesit e klubit shkodran, te cilet
pasi kane shkarkuar stafin teknik, dje kane perjashtuar edhe portierin
Olti Bishani. Por furtuna nuk mbaron me kaq, pasi ne ditet e ardhshme
priten te tjera perjashtime. Ndersa per shkak te paraqitjes shume te
dobet dhe zhgenjyese te te gjithe ekipit ne ndeshjen me Teuten, klubi
ka vendosur gjobitjen e te gjithe futbollisteve dhe stafit drejtues me
nga nje rroge mujore.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi