Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

2 posters

Shko poshtë

Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live Empty Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

Mesazh nga Geri Sun 23 May 2010 - 4:01

Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live Top-fest7
Një nga evenimentet
më të rëndësishme në Top Channel, Top Fest 7, festivali i muzikes
moderne shqiptare, sot ne mbremje do te njohë fituesin e saj, ne nje
spektakel qe do te zhvillohet per here te pare ne Shqiperi i teri live,
ku kengetaret dhe orkestra do te performojne drejtperdrejt per publikun.


“Top Fest Awards”, një mbrëmje
spektakli që sivjet pritet me padurim të veçantë për shkak të risive
teknologjike që po flitet se do ta karakterizojnë atë, do te sjelle te
gjithe kengetaret finalistë por ajo që është më e veçanta: orkestrën e
Top Channel ne nje performancë live, ashtu siç nuk ka mundur dot ta
ofrojë asnjë orkestër e asnjë festivali tjetër në Shqipëri.

I
nisur ne shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga
Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene
per publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetarët si Eneda Tarifa,
Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne
bashkepunim me Big Basta, Grupi “Troja”, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi,
Karolina Lopez etj, ishin ndër protagonistet e kesaj faze.

Dorian
Gjoni drejtues artistik i ketj festivali, pas nje pune te gjate
selektive dhe kualifikuese thote se nata Finale do te jete e permasave
te medha. “Kemi perzgjedhur 19 kenge, 4 grupe, 4 apo 5 meshkuj dhe te
tjerat jane femra. Jemi shume te surprizuar nga niveli i tyre dhe jemi
optimiste se nata finale do kete nje risi shume te madhe me gjithe
organizimin e spektaklit”, shprehet Gjoni.

Me nje votim te
hapur, publiku nga Shqiperia dhe Kosova nepermjet sms-ve do te zgjedhë
kengetarin me te mire, dhe se bashku me vleresimin e jurise do te
percaktohet edhe fituesi qe do te marre edhe Cmimin e Madh prej 2
milione lekësh te reja. “Shija e publikut eshte kryesorja sepse eshte
peshorja qe tregon shijet e pelqyera qe ne lancojme dhe promovojme. Por
nga e shkuara kemi mesuar se publiku mund te jete shume selektiv,
prandaj juria perfaqeson edhe ate pjese te publikiut qe nuk ka mundesi
te votoje me sms”, shton Gjoni.

Ne naten finale te Top fest 7 do
te ndahen edhe 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja
femer dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire "Pop&Rock",
Kenga me e mire "Hip Hop & RNB", Interpretuesi me i mire, Video me e
mire apo Grupi me i mire. Regjisori Ergys Lubonja thote se eshte
menduar gjithcka per te patur jo vetem nje nate konkuruese. “Eshtë
punuar që gjithcka të shkojë në një drejtim, muzika, elementët, grafika,
ndricimi’, pohon ai.

Lubonja thote se “proven” e pare te
performances “live” Edicioni i Shtate i “Top Fest” e ka tejkaluar me
netet gjysme-finale dhe kjo inisiative e madhe ka patur nje synim: “Top
Fest live është diskutuar orej kohësh dhe mendojmë se kishte ardhur
koha dhe mendojmë se ka ardhur koha të marrin cmime këngëtarët e
vërtetë. E kënduarit live ka një përgjegjësi shumë të madhe”, shton
regjisori Lubonja.

Do të na duhet pra te presim naten e madhe,
ne nje show gjigand ne nje tjeter shkelqim qe do te transmetohet
drejtëpërdrejtë ne Top Channel dhe ne nje nga kanalet HD te DigitAlb,
për të mësuar kush do të jetë mbreti shqiptar i muzikës për vitin 2010.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live Empty Re: Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

Mesazh nga rrepisti ardi Sun 23 May 2010 - 7:09

po kujt i bje nermen qe ka top fest sonte??edhe ket vit mos e shif lale..vitin tjetr shife se do jem une ne finale ..do boj boom...ahahaha..
rrepisti ardi
rrepisti ardi
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2
 <b>Piket</b> Piket : 2
Regjistruar : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi