Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E dashura e përkryer

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

E dashura e përkryer Empty E dashura e përkryer

Mesazh nga Dewil Sun 14 Nov 2010 - 0:08

E dashura e përkryer Lips6

E dashura e përkryer posedon një makinë shumë seksi, me shumë dëshirë mund të hajë edhe ushqime kalorike dhe kur vjen puna për të dalë, ajo bëhet gati për më pak se 10 minuta.
Në një studim me 3000 beqarë, nga femra e përkryer pritet të jetë sportive, me forma të zhvilluara dukshëm. Tre e katërta e të anketuarve thonë që gruaja ideale duhet gjithmonë të ketë kujdes për trupin e saj, ndërsa 89 % nga këta thonë që ajo gjithashtu nuk duhet të ketë frikë kur bëhet fjalë për të ngrënë një vakt kalorik.

Femra e përkryer duhet të ketë flokë të buta dhe të gjata, t’i pëlqejë të pijë verë dhe të jetë e gatshme të del nga shtëpi pa u rregulluar shumë, të jetë e sigurtë në vetvete.

Nëse një e dashur e tillë ekziton, atëherë të paramendojmë sikur edhe mashkulli i saj ideal do të ishte ai i cili kalon tërë kohën duke përpiluar një listë se si do dukej kjo femër:

Me buzëqeshje të ëmbël.
Forma të zhvilluara.
Flokë të gjatë.
Pëlqen verërat.
Nuk ka frikë të del pa u rregulluar.
Është më ulët se mashkulli.
Vërtetë sportive.
E hollë me trup të bukur.
Vozitëse e mirë.
Është ajo e cila është gjithçka për fëmijët dhe familjen.
I pëlqejnë ushqimet kalorike.
I pëlqen të shikojë futboll, në TV apo ndonjë pab.
I din kufijtë e saj kur është fjala për të pirë.
Ka kujdes për peshën e saj.
Ka veturë luksoze.
Është e shkolluar.
Është e punësuar.
Fiton më shumë se ai.
Nxit të dashurin të del me shokët.
Ka sens për humor.
Ndjehet mirë me çka do që të veshë.
Bëhet gati për 10 minuta.
I pëlqen të gatuajë.
I pëlqejnë edhe gënjeshtrat.
Shokët tu e pëlqejnë atë.
Ajo i pëlqen ata.
Ka para.

Gjashtë nga dhjetë meshkuj preferojnë që e dashura e tyre të shikojë futboll me ata se sa ajo të përgatisë një mbrëmje romantike sikur nëpër filma. 66% e tyre pëlqejnë vajzat që pijnë verë e jo birra dhe 82% e tyre mendojnë që ajo duhet të dijë kufijtë e saj kur është fjala për të pirë.

Një zëdhënës për “UK Dating”, të cilët kanë bërë këtë sondazh, tha që të gjithë njerëzit mendojnë për njeriun ideal të jetës së tyre, djemtë nuk përjashtohen këtu. Edhe pse shumica e vajzave këto kërkesa i gjen vërtetë të vëshitra, 6 në 10 djem besojnë fort që e dashura e tyre e përkryer ekziston diku.

Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi