Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndija rikthehet lidere e tabelës

Shko poshtë

Shkëndija rikthehet lidere e tabelës Empty Shkëndija rikthehet lidere e tabelës

Mesazh nga Dewil Mon 8 Nov 2010 - 4:53

Shkëndija rikthehet lidere e tabelës Shkendija


Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e javës së 13 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë e cila ka sjellë rikthimin e Shkëndijës në kreun e tabelës, transmeton tv Koha. Kuqezinjtë të diellin para fansave të vetë fituan 2:0 përballë Bregallnicës dhe arkëtuan tre pikë të reja në saldon e vetë. Shkëndija në këtë takim vinte pas disfatës nga Teteksi dhe largimit të trajnerit Edmon Miha, kështu që në lojën e tyre ndjehej një krizë psikologjike e ndikuar më shumë nga imperativi për fitore. Megjithatë vendasit që në fillim hynë me formacion të hapur duke sulmuar portën kundërshtare por pa gjetur golin e avantazhit. Pas disa rasteve të humbura ishte Nebi Mustafi ai i cili me goditje mjeshtore shfrytëzoi pakujdesin e portierit mysafir Kolev dhe solli Shkëndijën në avantazhin e aq dëshiruar. Për Mustafin ky ishte goli i parë në fanellën e Shkëndijës prej rrikthimit të tij në këtë skuadër. Në pjesën e dytë miqtë një periudhë kontrolluan lojën mirëpo mbrojtja kuqezi në krye me portierin Suat Zendeli nuk lejuan të rrezikohet porta e tyre. Shkëndija në këtë periudhe dukej e llodhur mirëpo inkuadrimi në lojë i Valmir Nafiut sikur freskoi ekipin, dhe vendasit përsëri filluan të sulmojnë portën kundërshtare. Pikërisht Nafiu kishte disa raste dhe lëvizje të bukura por realizimi mungoi. Megjithatë, Shkëndija në minutën e 87 zhvilli një aksion të bukur kur Nafiu depertoi në të majtë dhe goditi fort drejt portës mysafire, Kolev mbrojti për një çast, Sali tentoi të shënoi mirëpo topi arriti tek Ardian Nuhiu i cili me qetësi tundi rrjetën e zbrazët duke ngritur epërsinë e shkëndijës në 2:0. Përndryshe java e 13-të nuk ka qenë me fat për pjesën më të madhe të skuadrave favorite për kreun e tabelës. Kampionët në fuqi Renova, me ambicie për tre pikë udhëtuan drejt Turnovës së Strumicës, mirëpo nga atje u kthyen duarzbrazët, pasi u mundën me rezultatin 2:0 nga skuadra e Horizontit. Derbi mes skuadrave lokale të lagjes Autokomandë të Shkupit, mes Skopjes dhe Metalurgut u mbyll me barazim pa gola. Vlen të ceket se në këtë ndeshje pas një pushimi prej më shumë se katër muajve e gjysmë në fushën e gjelbër u kthye sulmuesi i Metalugut, Muzafer Ejupi. Pikërisht Ejupi kishte rastin më të mirë që ti dhuroj skuadrës së tij tre pikë, mirëpo goditja e tij nga brendia e zonës kaloi vetëm skaj shtyllës. Edhe Rabotniçki nuk ka mundur të “përjetojë” mirë javën e 13-të, pasi u mund nga Napredoku në Kërçovë me rezultatin 2:0. Teteksi në fushë të vet pa shumë probleme fitoi përballë Pelisterit, me rezultatin e lartë 3:0. Ndërsa ndeshja tjetër që u zhvillua ditën e diellë mes Vardarit dhe Sileksit përfundoi me rezultat 2:1.Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 13 udhëheqen e tabelës përsëri e merr Shkëndija e Tetovës me 24 pikë një pikë më shumë Metalurgu dhe Teteksi, Renova bie në pozitën e katërt.


Shkendija Bravo
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi