Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

F1, Alonso triumfon në Singapor, -11 nga Veber

Shko poshtë

F1, Alonso triumfon në Singapor, -11 nga Veber Empty F1, Alonso triumfon në Singapor, -11 nga Veber

Mesazh nga Geri Sun 26 Sep 2010 - 8:37

F1, Alonso triumfon në Singapor, -11 nga Veber Alonso-fernando1 Fernando Alonso fiton çmimin e madh të Singaporit dhe kërcënon seriozisht Mark Veberin në luftën për titullin kampion bote.
Spanjolli udhëhoqi të gjithë garën dhe vetëm në xhirot e fundit të saj ndjeu kërcënimin e pilotit të Red Bull, Sebastian Vetel, që la pas shokun e skuadrës, australianin Veber.

Për t’u përmendur në këtë garë mbetet parakalimi i Veber ndaj Hamilton në xhiron e 36. britaniku në përpjekje për të mos humbur pozicionin e tij pëson një kontakt të lehtë me australianin dhe detyrohet të braktisë garën.

Ndërkaq në xhiron e parafundit protagonist bëhet piloti i Lotusit, Heiki Kovalainen. Finlandezi me qetësinë më të madhe merr një zjarrëfikëse dhe shuan flakët që kishin përfshirë pak sekonda më parë makinën e tij.

Pas kësaj garë rënditja për pilotë vazhdon të mbahet nga Veber me 202 pikë, që tashmë ndjen kërcënimin e Alonsos me 191 pikë, i treti renditet Hamilton me 182 pikë. Për konstruktorë udhëheq Red Bull me 383 e ndjekur nga Meklaren me 359 dhe Ferrari me 316.

Formula 1 rikthehet pas 2 javësh me garën për çmimin e madh të Japonisë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi