Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formula 1, Veber fiton në Hungari

Shko poshtë

Formula 1, Veber fiton në Hungari Empty Formula 1, Veber fiton në Hungari

Mesazh nga Geri Sun 1 Aug 2010 - 5:51

Formula 1, Veber fiton në Hungari Vettel-webber-alonsoMark Veber me Red Bull ka fituar garën për Çmimin e Madh të Hungarisë duke e çuar në 4
numrin e garave të fituara prej tij në këtë sezon si dhe duke marrë kryesimin e përgjithshëm në klasifikimin për pilotë.

Piloti australian ka zhvilluar një garë të mirë duke lënë pas Fernando Alonson me Ferrari në vendin e
dytë dhe shokun e skuadrës, Sebastian Fetel në vendin e tretë, ky i
fundit i penalizuar për një parregullsi gjatë garës në momentin kur në
pistë ishte makina e sigurisë.I katërti e mbylli garën piloti
brazilian i Ferrarit, Felipe Masa ndërsa Luis Hamilton me Meklaren
braktisi garën për probleme teknike.

Për t’u përmendur vlen episodi në xhiron e 15 kur komisarët pasi vunë re sende në pistë
vendosën hedhjen e makinës së sigurisë për të shmangur incidentet.
Pikërisht, duke dashur të përfitojnë nga ky moment shumë skuadra
thërritën pilotët e tyre për të kryer ndërrimin e gomave, duke shkaktuar
kaos dhe incidente në bokse.

Rënditja për pilotë pas kësaj gare kryesohet nga Veber me 161 i ndjekur nga Hamilton me 157 e Fetel me 151,
ndërsa për skuderi kryeson Red Bull me 312 pikë i ndjekur nga Meklaren
me 304 dhe Ferrari 238 pikë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi