Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alonso triumfon në Gjermani

Shko poshtë

Alonso triumfon në Gjermani  Empty Alonso triumfon në Gjermani

Mesazh nga Dewil Sun 25 Jul 2010 - 3:33

Piloti i Ferrarit, spanjolli Fernando Alonso, ka dalë fitues i
garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Hockenheimit, për të
hyrë kështu në rrethin e ngushtë të pilotëve që luftojnë për titullin e
këtij stinori në Formula 1.


Alonso triumfon në Gjermani  F_072513

Vettel e filloi garën nga pole pozicioni, mirëpo Massa doli i pari pas xhiros
së parë, me kolegun e tij Alonso në pozitën e dytë, kurse Vettel
rrëshqiti në pozitën e tretë.

U desh xhiroja e 49-të e garës, që Fernando Alonso të kryesonte
garën, në mënyrë mjaft kontroverse, pasi që drejtuesit e Ferrarit
urdhëruan Felipe Massan që t’ia lëshojë rrugën Alonsos në mënyrë që
spanjolli ta fitonte garën.
“Fernando është më i shpejtë se ti. A mund të konfirmosh se e
kuptove mesazhin?”, ishte urdhri ironik i drejtusve në pit-stopin e
Ferrarit.
Sebastian Vettel i Red Bullit në fund doli i treti, ndërsa Hamilton
fitoi dy pozita nga pole pozicioni për t’u radhitur i katërti, kurse
pas tij ishte kolegu Jenson Button. Shtatëherë kampioni i Formulës 1,
Michael Schumaher, zhgënjeu tifozët vendas me pozitën e nëntë.
Në krye të garës mbetet ende Lewis Hamilton i McLaren me 157 pikë,
ndërsa gara e sotme shënon dhe rikthimin e Fernado Alonsos së Ferrarit
në luftën për titull me 123 pikë pas garës në Hockenheim.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi