Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuzhe: Rumania e sotme është më e dobët

Shko poshtë

Kuzhe: Rumania e sotme është më e dobët  Empty Kuzhe: Rumania e sotme është më e dobët

Mesazh nga Dewil Fri 3 Sep 2010 - 3:41

Kuzhe: Rumania e sotme është më e dobët  F.0903124222589_m Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, ka thënë se Rumania e cila mposhti Shqipërinë në eliminatoret e fundit për Euro 2008 ishte më e fortë se kjo e tashmja.

Këto komente strategu kroat i bëri në konferencën e shtypit në Rumani, në prag të ndeshje së sotme, e para e vlefshme për eliminatoret për Euro 2012.

“Ne vështruam Rumaninë si kombëtare në muajt e fundit dhe kemi një ide për formën e saj dhe sipas mendimit tim, Rumania ka një ekip shumë të mirë me lojtarë teknik e me fantazi që zhvillojnë lojë të bukur. Por mos harrojmë se së pari është ekipi dhe jo vlerat individuale”, ka thënë Kuzhe.

“Ne jemi të kënaqur që do ta luajmë ndeshjen e parë në Rumani, sepse jemi të sigurt se do të kemi mundësi për të arritur një rezultat më të mirë se ai në eliminatoret e kaluara, Euro 2008. Unë personalisht mendoj se kur Shqipëria ka humbur ndeshjen 1-6, Rumania ka pasur një ekip shumë më të fortë se sa tani”, ka shtuar kroati.

Kuqezinjtë do të përballen me rumunët sonte në ora 20 ndërsa në kuadër të grupit D do të luajnë edhe Luksemburgu – Bosnja e Hercegovina dhe Franca – Bjellorusia.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi