Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuzhe: Në Rumani për fitore

Shko poshtë

 Kuzhe: Në Rumani për fitore Empty Kuzhe: Në Rumani për fitore

Mesazh nga Geri Wed 1 Sep 2010 - 8:16

 Kuzhe: Në Rumani për fitore Kuzhe-konference
Rumania do të jetë prova e parë e vërtetë për trajnerin Josif Kuzhe dhe kombëtaren shqiptare.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së 3 shtatorit vetë kroati ka pohuar se periudha e kaluar i ka
shërbyer atij të njohë futbollistët dhe të ndërtojë skuadrën për
eleminatoret e Euro 2012.

“Nëse më pyesni tani se çfarë mendoj
për këta lojtarë, unë mund t’ju them vetëm kaq, besoj në këtë skuadër
dhe në të gjithë lojtarët e saj, kemi mundësi të arrijmë rezultate të
mira. Deri tani kemi bërë vetëm miqësore, unë tani dua të luajmë një
ndeshje të vërtetë zyrtare për t’u ndjerë nën presion. Ne shkojmë në
Rumani për rezultat pozitiv që është fitorja ose barazimi. Përsa i
përket formacionit, unë po mendoj për strategjinë e lojës dhe me duhet
ende kohë”, është shprehur Kuzhe.

Vetë Kuzhe ka theksuar se një nga dilemat e tij më të vështira është zgjedhja mes Salihit dhe Bogdani.
Ndërkohë kapiteni i kombëtares Ervin Skela, ka pranuar se jemi skuadra
më e dobët në grup.

“Ne jemi sidomos në këto faza që luajmë në grup me Rumaninë, Bosnjen, Francën, jemi më poshtë se ta, por nuk kemi
pse të druhemi. Nëse do të luajmë si grup i vetëm, të mbrohemi mirë dhe
të mobilizuar, atëherë besoj se do arrijmë një rezultat pozitiv”, është
shprehur Skela.

Ndërsa Bogdani, ndonëse në dyshim për t’u aktivizuar si titullar shprehet optimist për garën.

“Në e respektojmë si kundërshtar pasi Rumania është një ekip shumë i mirë
dhe njohim edhe aftësitë tona. Nëse luajmë 100% mund të marrim një
rezultat pozitiv”, thotë Bogdani.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi