Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuzhe: Kjo është Shqipëria ime

Shko poshtë

Kuzhe: Kjo është Shqipëria ime Empty Kuzhe: Kjo është Shqipëria ime

Mesazh nga BeLti Thu 4 Mar 2010 - 9:07

Kuzhe: Kjo është Shqipëria ime F.0304145129356_m

Trajneri i kombëtares Shqiptare, Josip Kuzhe, është i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në takimin e mbrëmshëm miqësor përballë Irlandës së Veriut dhe shpreson të vazhdojë kështu.
Shqipëria fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e Skelën në pjesën e parë të takimit, por Kuzhe më së shumti është ndarë i kënaqur me mbrojtjen.
“Detyra kryesore ishte që si fillim të ishim të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe më pas të nisnim sulmin ndaj kundërshtarit, ku pa dyshim duhej të merrnim rezultat pozitiv. Pas 15 minutave të para ekipi fitoi vetëbesim dhe më pas nisëm të luajmë shumë mirë dhe me kombinime, duke qenë mirë edhe në aspektin fizik”, ka thënë Kuzhe për mediat shqiptare pas fundit të ndeshjes së mbrëmshme.
“Them se në mbrojtje ishim mirë dhe në fund e merituam fitoren. Skuadra luajti me kombinime të shumta ndaj Irlandës së Veriut, pasi kjo gjë ishte e kushtëzuar nga gjendja e terrenit, e cila nuk të lë të luash lirshëm. Gjithsesi, loja me shumë stacione që bëmë ishte me rezultat”.
“Kur mora drejtimin e Shqipërisë kisha të bëja me ndeshje zyrtare, që ishin të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, prandaj duke filluar nga ky takim me Irlandën e Veriut fillon Shqipëria e vërtetë e Josip Kuzhes”, ka shtuar më tej trajneri kroat siç përcjell Sporti Shqiptar./
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi