Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fete Jane Astrologji: ELOHIM: Zotat- Analize e Feve, Miteve dhe Legjendave!!

Shko poshtë

Fete Jane Astrologji: ELOHIM: Zotat- Analize e Feve, Miteve dhe Legjendave!! Empty Fete Jane Astrologji: ELOHIM: Zotat- Analize e Feve, Miteve dhe Legjendave!!

Mesazh nga engjell a djall Sun 1 Aug 2010 - 9:30

OSIRIDE DHE JESUSI

Hetimi i kultit te Osiride (egjipt) ka nxjerr ne pah ngjarje qe lidhin 4 anet e botës me këtë personazh, kulti i te cilit nis 4 mijë vjet me pare dhe i ka fillesat ne Abido 2300 B.C
Emri i këtij zoti vjen nga emri i zotit arjan Asari i njohur ndryshe edhe si Asar, (rrjedh nga gjuha fenikase Asir dhe nga gjuha scandinave Aser qe do të thot ASA banues i ASAR= azia antike).
ASAR= Osiride është heroi i një drame qe zhvillohet ne 1 ishull, ku dhe do kryqezohet dhe coptohet fizikisht nga i vellai SET=Tifon.

Zeusi (x greket antik)=Giove (x romanet) lufton me Tifonin (Typhon) 1 gjarper mbi malin Casio= (Sinai i sotëm).
Për Ittiti, Hurriti e Sumeret bëhet fjale x zotin e “gjemimit” Teshub qe luftoi tundra gjarperit Yanka .
Ndërsa sipas fenikasve zoti x te cilin bëhej fjale është “Baal”(zoti djellor); x Amurritet ishte zoti i stuhive Adad qe luftonte kundra Yam e Mot. Meqenëse humbi ne këtë lufte motra e tij Anat qe ishte e dashuruar pas tij e ringjalli pasi vrau me pare vrasesin MOT.

Këtu historia lidhet me Osiride te egjiptit i cili u risoll ne jetë nga Iside, dhe qe ndryshe quhej edhe “Maat"=Zoti i Shenjtë i Drejtesise” dhe për te cilin flasin papiret e Ani, flet Libri i te Vdekurve (Hunefer dhe qe ndodhet ne British Museum). Këto shkrime flasin për gjarperin human me emrin SATA, flasin x fëmijët e erresires, flasin për pasionin e zotit pas ngrenies se 1 darke ku çuditerisht haet buke dhe mish i shenjtë te shenjteruara nga “Zoti i ushqimit te shenjtë” (kjo haset edhe ne piramiden e Teta).
Osiride (ne greqisht = Busiris) vinte nga Dedu, dhe ne Memfi hoqi nga froni Sokaris dhe ne Abidos u be zoti i mbreterise se te vdekurve. Zoti urdherit natyror i shoqëruar nga Anubis dhe nga çifti Up-Nat, unificoi provincen e IX qe mori emrin “Shtepia e Osiride” sot njihet me emrin Abusir.

Sipas papirit te Hunefer kapitulli XVII, ne piramiden e Unas dhe shkrimeve te Maspero thuhet se Femijet e Erresires duan te heqin qafe Osiride i cili e di shumë mirë se ka ardhur momenti i tij por ka frikë ti afrohet vdekjes. Ne papirin e NU (NU konsiderohej oqeani kosmik) lexohen këto fjale: “Unë jam krijuesi juaj, prandaj ejani dhe futuri ne radhet e mia. Unë jam biri i krijuesit tuaj dhe ju me perkisni nëpërmjet babait te shenjtë qe ju ka krijuar. Unë jam krijues i jetës.”
Është e habitshme lidhja qe ka me historinë dhe fjalët Jesusit i cili ka x ti përsëritur me saktësi pas 2300 vjeteve!!, dhe qe ashtu si Osiride ka x tu kryqezuar mbi kryqin “Tau”.
- Lexohet ne Piramiden e Pepi II: “Homazh ty o kryq , mik i zotit se kraharori yt prek shpatullen e Osiride”.
- Lexohet ne Papirin e Ani cap.CLXVII: “Unë erdha dhe hoqa këtë gjë fyerse qe qëndronte mbi shpatullat e Osiride, dhe vendosa kuroren ATEF në vend te kurores URERET. I hoqa dhimbjet dhe mbajta peshën e trupit te tij”
I njejti kryq qe bashkon Jesusin me Osiride bashkon edhe fatin e Krishna ( zot i kulturës se lindjes) jeta e te cilit është tema dominante e Bhaagavad Gita ku dhe lexohet: “Krishna erdhi mbi këtë toke ( Jesusi gjithashtu thoshte: Unë nuk jam i kësaj toke) x te hequr mëkatet e Kali-Yuga (epoka e hekurit) x te marrë mbi vetvete mëkatet e njerzimit. Pasi Krishna mbaroi misionin e tij u kthye ne qiell duke u treguar rrugën atyre qe i qendrojne atij besnik”.
Kjo është shkruar edhe ne Bhaagavad Purana 11, XXXI, 5, 6, XXXVIII, 10.

KRYQI DHE TAU
Kryqi perfaqson 4 forcat e krijimit, 4 pikat kardinale tokësore dhe kozmike, pemen e jetës, ashtu siç tregojnë edhe format e tjera qe perdoreshin nga popujt e tjerë antike: rrota djellore, svastika (kryqi i thyer naziskin i gjermaneve ne luftën e 2 botërore), kryqi i san andreas, lulja e Lotus.

Ne qytetin e Ninive është gjetur 1 pllake mbi te cilën janë shënuar numrat 1231 dhe është shënuar edhe 1 kryq qe përfaqëson galaksine primitive.
Për kulturën Maya (amerika latine e sotme) kryqi perfaqsonte simbolin e krijuesit Ah-Can-Tzicnal i ashtuquajtur “Zoti i katër aneve te globit”. Duke iu referuar gjithmon Maya ne 1 frazë te thënë nga Ah-Can-Tzicnal lexohet: "Hele, Hele Lamach Sabac Ta-ni", gjithashtu gjejmë edhe tek Jesusi ne fjalët e fundit armaike te shprehura : "Eli Lama Sabac Thani" .
Të dyja frazat kanë te njëjtin kuptim: “Tani ndihem i dobët, errësira mbulon fytyren time”.
Papiri i Amenhotep (cap CXXX) na sjell klithmen e Osiride: “Zemra ime! Nëna ime! Zemra ime! Nëna ime!”
Dymije vjet me pare kryqi u kthye ne simbol te krishterimit, por ama kishte qenë me përpara simbol i krijuesit Asiro-Babilonez MARDUK, i perfiguruar si një dragua fluturues me kokë gjarperi, i njohur ne Babiloni dhe Asiri me emrin BEL.
BEL ishte edhe zoti britanik i adhuruar edhe ne BAL-HOR (përsëri një lidhje tjetër me BAAL), siti i te cilit njihet ndryshe edhe si BELEM, vend i mbreterise se zotit te drites. Ne palestine quhej me emrin BETLEME (Diell i Shndritshem) ku lindi Jezu Krishti.
Enuma Elish është saga e Sumereve, dhe ne të lexohet: “Ne dhomen e fateve, ne vendin e fatit te predestinuar, një zot u krijua, me i afti dhe me i mençuri i zotave; ne zemren e thellesive u krijua Marduk. Zoti qe shkatrroi TIAMAT , virgjereshen e jetës, ne një lufte epike qiellore, krijoi tokën”.
Për MARDUK shkruhet qe shkaktonte rënien e shiut e zjarrit dhe eliminante armiqtë me një rrufe verbuese. (shum i ngjashem me armet berthamore qe posedohen sot)
Grafikisht perfigurohej me një glob te rrumbullaket me krahe, simbol i kudo gjendeshem vazhdimisht midis popujve, dhe me një kryq qe ne gjuhët semite u kthye ne shkonjen "Tau" ose ndryshe “Shenja e trupit qiellor ne kalim e sipër ” . Është për tu theksuar një element qe ne sanskrishten antike, qe perbehej nga shkronjat Devanagarike pra këto shkronja ishin te marra nga gjuha e zotave, qe do të thotë qe këto zota kishin aftësinë e shkrimit.
Të njëjtat lastra te ligjeve te dhëna Moisiut ne malin e Sinait nga ELOHIM (qe ne gjuhën ebree do të thotë “Zotat” ne gjinine shumes dhe jo ne gjinine e pervetceme) janë shkruajtur nga “gishterinjte e zotiti”.
Në lidhje me kryqin, studjuesi Homet ka deklaruar se ka pare ne ishullin File ne jug te diges Assuan, një perfigurim te zotiti Osiride te kryqezuar , i rrethuar nga Iside e Neptis qe qanin. Skena është plotësisht identike me atë te grave qe qanin poshtë kryqit te Jesu Krishtiti.
“Tau” ne Egjipt ishte një tavoline ne formë “T” (shum ekzemplare jan gjetur ne galerite e tempujve) mbi te cilat lidheshin te inicjuarit te lënë për tre ditë dhe tre nete ne një gjume te thelle i quajtur “Sileam". Ky gjum u mundesonte mendjeve të tyre te flisnin me zotat dhe te vizitonin botën e ADE. Ishte një tradite qe ka ngjashmëri edhe me Islamismin ku i inicuari lihej ne kripten e një tempulli ose ne një guve te nendheshme. Ndërsa ne Egjipt trupi lihej ne sarkofagun e dhomes se mbretit ne Piramiden e Madhe, ku fillonte inicjimi nga Osiride dhe nga Thot (zoti i dijës). Ne ritet antike egjiptiane kan origjinen e tyre ritet e Masoneve dhe te Templareve, qe shkojnë mbrapa ne kohe deri ne historinë e Hiram Abif dhe te segreteve te teknikave te ndërtimit.
Ne tempullin e File ne një bazoreliev është perfaqsuar një skene inicjimi, ku dallohen dy zota te shenjtë njeri me kokë skifteri e tetri me kokë Ibisi (thot), qe qendrojne ne këmbë pranë një candidati mbi te cilin hedhin ujë ne rrjedha dyfishe te cilat nderthuren ne formë kryqi dhe janë te perbera e te mbushura nga shumë kryqe te tjera.
Kryqe te të gjitha formave janë gjetur ne varrin dhe mbi fronin e Bait-Oxly. Tau ose “Tat”-i egjiptian ishte shenja e shënuar nga Ezechiele mbi ballin e atyre qe i perkisnin fisit te Xhudes dhe qe i peruleshin Zotit. Metode kjo e perdorur edhe nga Mojsiu për te evituar qe zoti te godiste mbi popullin e tij në vend qe te godiste atë te egjiptit gjatë hakmarrjes se 7 plageve. Dhe ne fakt shenja shënuar me gjak ne dyert e shtepive te hebrenjeve ishte një Tau; E njëjta shenjë me anë te te cilit Horus ringjallte te vdekurit. Prifterinjte e shenjtë egjiptian gjatë aktiviteteve mbanin ne kokë një kapele quadrate, ashtu si edhe kapelet e prifterinjeve armene dhe katolike. Kryqi filozofik i shkruar brenda kuadratit precis simbolozon ekzistencën humane dhe njerzore pasi rrethi i jetës permbleth 4 pikat e kryqit qe simbolozojne: lindjen, jetën , vdekjen, pavdekesine ne ringjallje. E ngjashme me kryqin astronomik egjiptian qe vendosej ne kraharorin e mumjes.
Krahet e kryqit te Shen Andreas dhe te kryqit te Hermesit ishin te njohur edhe tek indianet Indu, adeptet e Brama dhe budistet, qe perthyen 4 ekstremitetet duke krijuar Svastiken qe shenohej mbi bastunet.
Kryqi i perthyer gjendet i gdhendur ne gurë edhe ne Transilvani, ne guret e Trojes dhe i perkasin periudhes 1500 përpara krishtit, ne Indi i perkasin 500 përpara krishtit, ne Kine 600 para krishtit, Japoni Budizmi 700 pas krishtit.
Svastica perfaqson burimin e jetës, 4 pikat kardinale, 4 fuqite. Ajri, uji, toka & zjarri, 4 ererat, 4 cepat e globit.
Kipling e perdorte si zbukurim ne librat e tij qe flisnin për historite indiane, por e hoqi me ardhjen e nazizmit.
Gjurme te kryqit gjenden edhe mbi statujat e ishullit te Pashkeve, mbi shkembinjte e Skandinavise parakristiane, ne versionin arab te Giosues, ne një nga te erretit Targum hebre dhe ne Targum e Jonates ku lexohet: “Ata e kryqezuan mretin e AI mbi një pemë”.

Ne një tempull meksikan te diellit , Tepe, ne një gjereoglif perfaqsohet mbi një kryq kolossal një hyni e mbuluar me gjak.
Ne Palenque egziston një “Tempull i Kryqit” emër i marrë pikërisht nga simboli i kryqit qe ndodhet ne 1 nga anet e nderteses. Kryqi është simbol dominues ne Palenque dhe shpesh perfigurimet janë gati te ngjashme me “Pemen e Jetes” ne Indi, dhe të gjitha këto shenja te gdhendura i perkasin një periudhe shumë kohe përpara Krishtit.
Ne La Venta, njeriu i perfiguruar tek gjarperi poseidon një kryq te Shen Andreas, dy ndodhen ne Uxmal, dhe 1 ne piramiden e Magjistarit.
Ne nekropolin Naqash I Rustam, 4 kilometra larg Persepoli, përmbledh varret e 4 perandoreve persian(ne mes te cilene: Dario I° e Serse I°). Janë germuar ne shkembinj ne anën e një mali dhe ncjerrin ne pah formën e një kryqi. Siper hyrjes basorelievet te sjellin ne mend Ahura Madza (Zotin e Drites).

NGJASHMERI KRISTIANE
Ne Aleksandine e Egjiptit zoti i djellit Osiride vritet çdo vit i prerë ne copeza ditën e solstizit dimeror (ashtu si edhe ne leggende). Ne 5 Janar Iside krijon Harpocrate, zotin e diellit te ngritur. Data e lindjes se krishtiti i korrespondon perfektesisht dates se lindjes se hynise diellore “Dielli i Pamposhtur”, dhe festa e epifanise kthehet ne atë te lindjes se zotit të ri te diellit.
Janë te shumta lidhjet midis ungjillit, bibles, tregimet e permbytjes se madhe, tekstet e piramides se Saqqara e Pemes se Jetes se Pepi (2280 para.k.).
Jurgis Baltrusaitis ne librin e tij “Qetesia e Isis” (edic. Olivier, Paris) shkruan se Keltet dhe Egjiptianet perzienin misteret e Iside me atë te Jezusit.
Ne origine Iside (Ise ne Japonine e Nagoya) dhe Jezus ishin emra qe identifikonin te njëjtën gjë, fëmijët natyral te zotave te egjiptit (Zotat e lindur ne anije). Nga Iside kemi: Is-Is, Esos, Hesus e si përfundim Jesus, ku ky i fundit simbolizohej nga qengji i rezervuar për sakrifice, ashtu si Osiride qe simbolizohej nga dashi. Ne papirin e funeraleve te Ani (pl32) lexohet: “Duart e Osiride (Ani) janë duart e Ba-Neb-Tatu (dashi , zoti i platese se gijotines).
Megjithatë ka një diference midis 2 personazheve: Osiride nuk ka ecur asnjeher mbi ujë, por kristianet i'a atribuojne mrekulline jesusit te frymezuar nga fitoria vedike Indu , ku NARA shpirti hynor quhet Narayama (ai qe ecën mbi ujë).
Ne Egjiptin prehistorik gjejmë këtë frazë “Ai qe humbet lekuren e tij do rinjallet”, dhe kur pjeset e trupit te Osiride u ribashkuan Anubi zoti i varrimit dhe imbalsamimit ofroi lekuren e tij për ta ringjallur.
Ne Kronikat Egjiptiane shkruhet se “një lekure e sapo rrjepur nga 1 kafshe, ruan te gjith forcen jetësore qe pervetesohet nga ai qe e vesh ose e mban ne trup”.
Nderthurje me qyteterimet e tjera : Ne Meksike prifterinjte mbuloheshim me lekuren e luftetarve te medhenj armiq për tu marrë virtytet.
Xipe-Totec zoti meksikan i pranveres qe rrjedh nga qyteterimi Mazapan, zbuluar ne Coatlican, ishte i mbuluar me lekure njerzore, pergjithesisht me lekuren e një te burgosuri qe sapo ishte vrarë.
“Coat” do të thotë “gjarper” dhe fakti qe natura i mundeson gjarperit te ndryshoje lekure dhe te jetë perdere i ri e ka bërë te jetë 1 kafshe e shenjtë.
Legjenda Navaho flet për monstrin e Gila i cili mbleth pjeset e trupit te një njeriu dhe i bashkon është simbol i fuqise se njeriut te mjekesise. Monstri sheron një njeri duke mbledhur pjeset e trupit: gjakun nga milingonat, veshet dhe sytë nga dielli, shpirtin dhe mendjen nga Zoti Foles dhe nga femija ….pollini, pastaj rrufeja she stuhija sjellin njeriun ne jetë.
Ne luginat e veriut tregohet për Gruan “Bizon i Bardhe” qe zbriti nga qielli dhe u mesoi indianeve se si te jetonin një jetë virtuose dhe te luteshin për krijuesin. Pastaj pasi i tha popullit se duhej te nisej dhe se do të kthehej ne të ardhmën, u trasforma ne një bizon te bardhe dhe u ngjit mes reve.
Një gazete Kanadeze publikoi legjenden e treguar nga “Gjysemhena”, 1 kryetribu Paiate, sipas te cilës indianet u krijuan ne qiell nga Gitche Manitou, Shpirti i Madh, i cili dergoi ne toke një “zog të madh te zhurmshem” për te gjetur një vend ku fëmijët e tij te banonin dhe ku u mesoi te shfrytezonin rezervat e saj me mercuri.
Nderthurja me Krishterimin vazhdon me konceptin e Trinitetit. Sipas doktrines kristiane zoti është “NJE dhe TRINO” koncept qe e gjejmë tek
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fete Jane Astrologji: ELOHIM: Zotat- Analize e Feve, Miteve dhe Legjendave!! Empty Re: Fete Jane Astrologji: ELOHIM: Zotat- Analize e Feve, Miteve dhe Legjendave!!

Mesazh nga engjell a djall Sun 1 Aug 2010 - 9:34

Zotat:1- Caculha Huracan 2- Chipi Caculha, 3- Raxa Caculha formojne “Zemren e Qiellit” qe është edhe emri i zotit. Maya edhe pse kanë shumë zota ne panteonin e tyre, nuk ishin politeiste, pasi besonin ne një zot te vetëm krijues te gjith egzistences i quajtur “Hu-Nab-Ku" (I vetmi zot qe egziston). Zotat ishin vetëm aspektet e shumta te këtij zoti dhe perfaqsonin nevojat e njeriut.
Triniteti i Kelteve perfaqsuar nga një furke me tre dhëmbë qe bashkonte diellin, hënën, zjarrin; I ngjashem me atë te indianeve indu ku tre-dhembeshi perfaqsonte Siva, Visnes e Brahma.
Triniteti Inca me Pacha-Kama (krijuesi, dielli, babai), PachaMama (toka meme) dhe Kontiki (zoti i rrufeve dhe i zhurmes).
Triniteti Egjiptian ku Thot ose ndryshe Hermes përmban 3 principe bashkimi: botën hynore, te qenies absolute dhe atë te botës individuale. Unitetin si origine dhe sintese te numrave, bota fizike, njeriun ne krye te qenieve relative. Zoti është babai, është femija, është fjala, është jeta dhe bashkimi i tyre, ose ndryshe Fjala e Drites, Dielli, Osiride.
Vihet re një lidhje me Eseneve (pjesë e te cileve ka bërë edhe jesusi me Shen Xhovani Batistin) qe njihnin fjalën hynore te Krishna dhe Osiride, Orfeo e Pitagora. Fjala definizohet si Mister i Femijes se Njeriut dhe Femijes se Zotit.
Ne fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte Zoti. Të gjitha gjërat u krijuan nga ai dhe pa atë asgjë nuk ishte krijuar. Fjala qeveris ekzistencën e të gjitha gjerave e të gjitha krijesave.
Aton profeti i zotit deklaron: “ Ti je ne zemren time. Asnje tjetër nuk te kupton si unë, biri yt mish i mishit tënd”. Xhovani thot: “Asnje nuk e ka pare babain përveç atij qe është Zot”.
E fortë lidhja dhe gjurma e fesë djellore ne shekujt e pare te krishterimit, aq sa 50 vjet pas Këshillit te Niceas u pranua Testamenti i Ri , qe ne praktike ishte permbledhja e Ungjijve te shkruar nga ata hebrenj qe nuk besonin tek Mesia dhe te cileve u drejtohet rreshti 2,36 i Akteve: “Gjithshka populli i Israelit duhet te dije qe ky Jesusi, nga ju i kryqezuar është krijuar nga zoti vet si zot dhe Mesi”.
Homet pohon në lidhje me dokumentacionet qe kanë te bëjnë me sarkofaget kristiane qe mbi ta janë vizatuar hena dhe diej te shndritshem.
Jeruzalemi ne te kaluaren ishte tempulli i diellit, qendër kulti e tribuve hebraike qe banonin ne luginen Hunnan dhe qe digjnin fëmijët si sakrifice për zotin Baal (Moloch).
Ne një varg te Popol-Vuh, te Maya-Quiches ne meksike lexohet: “Ne vendin e Moloch, mbret i mbreterve, sakrifikoheshin njerëz për te patur te mbjella te begateshme.
Populli i Yesidi adhuronte Malek-Tau, zoti pallua me 100 sy , simbol i inteligjences , i debuar nga qielli bashke me Djallin, i quajtur ndryshe edhe Malek. Format e emrave: Molok, Melek, Malayak, Malachim, ne kuptimin e tyre te çojnë drejt konceptit te mesagjereve nga greqishtja “Anghelos”, te engjejve. Edhe ne Kartagjene i bëheshin sacrifica Moloch-Baal. Mbi rrenojat e tempullit te BAAL, Salomoni ndertoi tempullin e tij dhe me pas Kalifi Omar ndertoi Xhamine e Shenjtë te islamit. Kjo na con te Allah “i madhi i ghith pushteteshmi” dhe Muhamedi qe është profeti i fundit percjelles i fjalës se zotit icili njeh si Mojsiun ashtu edhe Jesusin si profete te fjalës hynore . Muhamedi e merr frymezimin nga kryengjelli Gabriel, dhe ashtu si edhe Jesusi udheton mbi një mushke për te vizituar Jeruzalemin pasi kishte lënë Meken; bashke me kryengjellin ngjitet ne qiell pranë Fjales. Ne kuran thuhet qe mushka me te cilën udhetoi Muhamedi dhe qe ngahej nga kryengjelli quhej Elborak dhe ishte ngjyrë gri argjendi dhe shkelqente. (note: Këtu nuk bëhet fjale për një kafshe por për një mjet udhëtimi artificial) “…Pershkruam me shpejtesine e rrufese zonat e gjëra dhe te pafundme …ne mes te pafundesise se hapsires”. Muhamedi udheton ne sferen qiellore ku takon Jesusin, Xhovani Batistin, Enoch, Mojsiun dhe profetet e tjerë te historisë njerzore . Qiejt e vizituar ishin 7 dhe udhëtimi është i mbushur plot me detaje.



NUMRI 7

Është 1 nga nr. themelor te të gjitha feve i vënë ne evidence qe ne periudhën e Ras-Shamra (Ugarit), 7000 para.k., pran Byblos. Haset shpesh ne Purana, ne Librin e te Vdekurve, ne Zendavesta, ne tavolinat ne argjile Asire, ne Bibel dhe ne Popol-Vuh. Pitagora e quante "Anije Jete" i formuar nga "Quaternario" (aksioni dhe materia) plus Triniteti (dija).

- 7 janë zotat qe qendrojne pranë 7 te mencurve te Pantheonit Babilonez, 7 janë rrezet e Bakut, 7 rrezet e diskut diellor mbi koken e Thot.

- 7 janë rajonet e tokes, 7 janë rracat humane, 7 familjet e Votan, 7 guvat e parardhesve Nahuals, 7 qytetet e Cibola, 7 ishujt Antile, 7 heronjte qe shpetuan permbytjes se madhe, 7 janë Rishi te shpetuar nga Vaivasvata, 7 grupet e kafsheve te shpetuara nga Noe.

- 7 janë qirimbajteset ne 7 kisha, ku 7 shpirtrat e zotit ishin 7 krye-engjej ne 7 qiej.

- 7 janë portat ne Shamballa.

- 7 here Ofione u rrotullua rreth vezes universale depozituar nga Hynija e të gjitha gjerave, Eurinone, krijuesja e 7 fuqive planetare:dielli, hena, marsi, mercuri, jupiteri, aferdita, saturni.

- 7 janë kordat e Orfeit "Forminx", 7 janë ditet e zotit 7 vjeçar Thot Lunus, 7 janë misteret e iniciacionit,7 janë zotat e Abydos, 7 janë hynite Hator qe vendosin mbi fatin e çdo të linduri.

- 7 janë kolonat e S .Maria Trastevere ne Rome, 7 kolonat e Lacuna, 7 janë pagodat e tempujve ne Indu.

- 7 janë vazot e gjetura ne Scandinavi ne formë hemisferike qe perfaqsojne kialin e karroces se Apollonit.

- 7 janë elementet me te cilët janë fabrikuar harqet e Siux dhe Algenquins.

- Udhetaret antike arab flisnin për Antilet te quajtura "Sabain", duke emreuar kështu ishullin e 7 qyteteve.
- Rama (Shri Ramchandra) është e 7 ringjallje toksore me origine qiellore te zotit Vishnes.
- 7 janë xhirot qe muslimani duhet te kryeje për te fituar parajsen pereth Qabese, ku është vendosur guri qe krye-engjelli Gabriel i dergoi Abrahamit dhe Ismailit , ku ne baze te vizatimeve te dhëna ndertuan tempullin.

- 7 janë girot qe induistet dhe budistet bëjnë rreth malit te shenjtë Kailash për tu pastruar nga mëkatet.

- 7 janë nivelet dhe dimensionet te ndara e scila ne 7 nenivele: fizik, yllor, mendor, individual (intuita), shpirti, Uni kosmik, vullneti ku qëndron edhe Logos. Dhe në fund plani i hynise.
Plus kësaj ka një lidhje me botën e dhomave ne Dzyan ku përmenden qiejt esoterike.
Një legjende Skandinave thotë: "Egziston një vullnet hynor ne det..(...)...nga ky det lindi Snorra dhe 7 ishujt e saj te virgjera...(...) un kendoj 7 ishujt e lumtuirise qe janë ne det ashtu si 7 yjet qe janë ne qiell ...(...) në fund do kendoj Selia mbretereshen e 7 ishujve me pallate magjike dhe me mijra ura delikate qe pasqyrohen ne ujrat e lagunave te hapura/germuara nga mjellmat , me rreshqitjen e tyre te pesosur. Selia aureola e Diellit." Sagat Skandinave flasin për banesen e Apollos , Zotit te diellit, Drites se Veriut i perfiguruar sipër një karroce te terhequr nga mjellmat si një zot nordik hiperboreo.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi