Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si janë binjakët në lidhje?

Shko poshtë

Si janë binjakët në lidhje? Empty Si janë binjakët në lidhje?

Mesazh nga Vizitor Sun 24 Apr 2011 - 3:07


Si janë binjakët në lidhje? Main_binjak
Si janë binjakët në lidhje?
22-04-2011 11:19 CET


Binjakët mund t’i përshtaten të gjitha situatave
dhe secilës shoqëri, ndërsa janë të preferuar për shkak të elokuencës
së tyre dhe argëtimit. Kanë aftësi të shkëlqyeshme të vërejtjes së
gjërave dhe shumë shpesh janë “shpirt i vërtetë artistik”. Por, në qoftë
se diçka nuk shkon si kanë menduar, mund të bëhen shumë nervoz.

Përfaqësuesit e kësaj shenje janë spirtuoz dhe kureshtar, janë
argëtues të lindur, por nga pak janë sipërfaqësor dhe vështirë që
krijojnë marrëdhënie të thella. Ndikimi i Merkurit në këtë shenjë
shkakton ndryshim në karakterin e tyre.

Nuk janë emotiv dhe vështirë dashurohen, ndërsa rrallë flasin për
ndjenjat e tyre. Por, kur ta gjejnë personin e vërtetë, janë në gjendje
të jenë romantik të vërtetë, dërgojnë lule, këndojnë nën dritare. Asgjë
nuk e kanë të vështirë, as të pakëndshme.

Se ju jeni personi i vërtetë për të, do ta kuptoni kur binjakët
fillojnë të flasin për vonesën, kur të jenë të gatshëm për kompromis,
kur fillon t’i fsheh të metat tuaja para të tjerëve. Binjakët do t’i
bëjnë të gjitha që kjo të ketë sukses. Kur binjaku ta takojë shpirtin e
tij binjak, ai mund të jetë besnik dhe i përkushtuar ndaj partnerit të
tij, sikur edhe secila shenjë tjetër.

Nëse ju pëlqen personi i lindur në këtë shenjë, duhet të jeni
origjinal dhe të veçantë që ta intrigoni. Nëse megjithatë jeni
tradicional dhe nuk pëlqeni befasi, qëndroni larg nga pjesëtarët e kësaj
shenje.

Me binjakët shmangni tema serioze, më shpesh qeshni me barsoletat e
tyre, thoni tuajat dhe mos e ngarkoni shumë. I tërheq pamja, por duhet
ta pushtoni me tru. Me personin e lindur në këtë shenjë jeta kurrë nuk
është e mërzitshme, por në opinion kurrë mos kërkoni nga ai të shfaqë
butësi dhe dashuri të tepruar.

Binjakët nuk janë për sjellje të tepër “rrotull”, ata duhen sa më parë që të nisin lidhje, për shkak se janë të padurueshëm.

Planeti mbizotërues-Merkuri
Virtytet-gjindshmëria, inteligjenca
Të metat-paqëndrueshmëria
Përshtaten me-peshoret, ujorët dhe binjakët
Nuk përshtaten me-bricjapët dhe gaforret

Binjakët e famshëm- Bar Refaeli, Shia LeBeouf, Carey Mulligan,
Natalie Portman, Johnny Depp, Nicole Kidman, Colin Farrell, Angelina
Jolie, Adriana Lima, Heidi Klum, Naomi Campbell, Kylie Minogue, Lenny
Kravitz, Ana Kournikova etj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi