Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë besimtarët?!

4 posters

Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Erisa Sun 31 May 2009 - 6:52

Kush janë besimtarët?!

Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"




[01]

Ata që adhurojnë Zotin me përkushtim.

Ata që respektojnë Allahun dhe dëgjojnë të dërguarin e Tij.

Kur hynë në shtëpitë e Allahut, janë të përulur, të heshtur, të butë.

Kur kërkohet prej tyre të japin në rrugën e Zotit, japin e nuk kursejnë.
Kur ecin rrugës, vërehen gjurmët e besimit; ulin shikimet, ecin shpejtë, flasin me zë të ulët, shpërndajnë fjalën e paqes, dashurisë dhe respektit.

Janë të dashur për njëri-tjetrin. Nuk janë të ngutshëm. Janë të mëshirshëm mes

njëri-tjetrit, ndërsa shprehen me urtësi, me mençuri, me këshilla të buta kur takohen me të tjerët.

Respektojnë prijësin e zgjedhur. Nuk shkaktojnë përçarje, urrejtje e dhunë.

Shpata e tyre është urtësia e butësia, në kohën e paqes.

Dinë të dallojnë nevojën dhe sfidën, dallojnë parësoren prej dytësores.



[02]

Kur flasin, skuqen. Flasin rrjedhshëm, por ngadalë dhe e zotërojnë gjuhën.

Kur dikush u flet, dëgjojnë me vëmendje.

Kur rëndohen me fjalë, nuk nxitojnë por durojnë e këshillojnë.

Janë të turpshëm. Turpërohen edhe prej mëkateve të të tjerëve.

Mendojnë vetëm për mirë. Janë optimistë. Nuk mallkojnë. Luten për të gjithë.

Çështjet e tyre ia dorëzojnë Zotit.

Janë të guximshëm. Nuk druhen prej askujt. Kudo që janë, predikojnë fjalën e Zotit, nëse s'dëgjohen, në paqe largohen.

Janë vazhdimisht të buzëqeshur. Të qeshurën e tyre mezi veshët e tyre e dëgjojnë.

Kur hidhërohen a mërziten, vetëm Zotit i drejtohen, Atë e lusin dhe prej Tij mbrojtje kërkojnë.

Nuk veshin rroba të ngushta. Ngjyrat i përshtatin. Më së tepërmi u pëlqen ngjyra e bardh (për të ruajtur pastërtinë). U pëlqen parfumosja dhe aromat e mira.

Paragjithash, përkujdesen së tepërmi për higjienën.



[03]

Besimtarët para se të dalin prej shtëpive të tyre, pyesin veten: "ku do shkojë, pse të shkojë e çfarë do bëjë, e pse do e bëjë dhe çka pasi ta bëjë?"

Janë të shoqërueshëm. Janë të hareshëm, por edhe të përmbajtur. Janë mendje hapur. Nuk janë të ngushtë, as në zemër po as në mendje.

Pranojnë gabimet e të tjerëve duke i arsyetuar, e para se të qortojnë, vështrojnë në vetvete e thonë: "po unë kam gabuar ndonjëherë dhe pse kam gabuar?"

Nuk flasin të parët (vetëm kur ndiejnë urgjencë). Nëse sytë e njerëzve drejtohen kah ata, në qetësi të plotë pyesin: "çfarë ju intereson t'ju flas për të, nëse kam dituri?"

Kur flasin të tjerët, nuk ndërhyjnë. Edhe nëse bëjnë ndonjë lëshim a gabim.

Korrigjojnë me maturi, vetëm pasi të përfundojnë së foluri. Kujtesa e tyre më së tepërmi është e zënë duke kujtuar lidhjet e tyre me Zotin.



[04]

Besimtari kur hidhërohet vetëpërmbahet. Para se të gjykojë të tjerët gjykon vetveten. Urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja. Kur të tjerët dëshpërohen, besimtari veç çka bëhet edhe më i pamposhtur. Është i qëndrueshëm. Sfidon kur sfidohet e kurrë s'di të dorëzohet.
Nuk i bën përshtypje çka sheh jashtë njeriut por, çka brenda tij. Është i thellë dhe gjithnjë është optimist e pozitiv. Bindjet e tij janë më të forta se gjithçka tjetër. Është i sigurt në ngadhënjim. Zemra dhe truri i tij gjithnjë janë aktivë e funksionalë.
Besimtari nuk pret njerëzit të gabojnë që të mësohet. Librin e Zotit e ka udhëzim e merr mësim prej rrëfimeve për njerëz të mëhershëm. Nuk heziton të shpërndajë atë që e di dhe përvojën në dobi të të tjerëve. Nuk është egoist. Besimtarët lexojnë, e kërkojnë diturinë e dobishme edhe kur janë të mërzitur. Harmonizojnë për mrekulli trekëndëshin: shpirt – mendje - trup.


Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Re: Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 31 May 2009 - 7:28

besimtare e quajn veten te gjithe,thuajse qdonjeri beson ne krijuesin,por nuk mjafton vetem te besosh,veq besimit duhen stervitje ne sherbimin per krijuesin me te cilat do ta beje te kenaqur ate.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Re: Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Arla Tue 15 Jun 2010 - 21:47

Besimtaret jane njerezit qe nuk gjykojne dot veten dhe krijojne nje superfuqi qe ti gjykoj.Njerezit e pafuqishem dhe te dobet ne vullnet.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Re: Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Geri Mon 21 Jun 2010 - 6:51

Besimtar mendoj qe esht ai qe di ta respektoj ate qe i ka vendos vetes qe do i futem kesaj rruge dhe do i shkoj deri ne fund dhe jo ta tradhetoj ate p.sh nji shoku ime qe e quan veten besimtar dhe i di mir cfar nuk i lejohen dhe cfar i lejohen ai ato i prish sic e kam par me syt e mir duke perdor fjal banale qe nje besimtari jan rreptesisht te ndaluara dhe ne disa raste perdor dhe pijen "Birre" qe dhe kete e ka te ndaluar,e ketij smund ti them Besimtar kur fal dhe 5 vakte ne dit mendoj qe ky esht nji mekat qe nga nji krah e quan veten besimtar te madh dhe kur ben keto veprime me mir mos ti futesh asaj rruge..Por nuk mendoj qe jan aq OK besimtaret ka shum qe tashme s'jan me ne terezi qe jan merzit nga ajo qe po kryejn dhe jan duke e prish ate qe kan vendos per jeten e tyre.
Besimtari qe esht Besimtar duhet ta ndaj Po dhe Jo.. nuk ka ndoshta.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë besimtarët?! Empty Re: Kush janë besimtarët?!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi