Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formula 1, Webber në Pole Position

Shko poshtë

Formula 1, Webber në Pole Position Empty Formula 1, Webber në Pole Position

Mesazh nga Miri Sat 3 Apr 2010 - 1:47

Formula 1, Webber në Pole Position Formula11

Mark Webber me Red Bull shënoi kohën më të mirë në provat zyrtare për Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.
Kohën e dytë më të mirë e arriti Nico Rosberg me Mercedes Gp, ndërsa pas tij u rendit Sebastian Vettel me Red Bull.Vetëm
në vendin e tetë gjendet mbreti i shiut, Shumaker ndërkohë që pilotët e
tjerë protagonistë si Fernando Alonso, Lewis Hamilton, Felipe Masa e
Xhenson Baton u skualifikuan menjëherë nga këto prova në minisesionin e
parë, pasi zgjodhën momentin e gabuar për të regjistruar kohët e tyre
të shpejta nën rreshjet e shumta të shiut.

Këta pilotë do të
nisen respektivisht nga vendi i 17, 19, 20 e 21 që është pozicioni i
Felipe Masën. Në këtë mënyrë duket se kanë kompromentuar këtë fundjavë
të tyre këta pilotë që kanë dominuar dy garat e para të këtij sezoni,
megjithatë me reshjet e shumta të shiut që priten të jenë të pranishme
edhe gjatë garës të së dielës, gjithcka mund të ndodh, pasi në kushte
të tilla klimaterike parakalimet, sfidat dhe spektakli është gjithmonë
i pranishëm. Gjithcka do të fillojë ditën e diel në orën 10:00
drejtpërdrejt në Top Channel.
Miri
Miri
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1299
 <b>Piket</b> Piket : 1368
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi