Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elis Bakaj në provë te Hanover 96, Erjon Bogdani kalon te Çezena

Shko poshtë

Elis Bakaj në provë te Hanover 96, Erjon Bogdani kalon te Çezena Empty Elis Bakaj në provë te Hanover 96, Erjon Bogdani kalon te Çezena

Mesazh nga Geri Wed 21 Jul 2010 - 7:32

Elis Bakaj në provë te Hanover 96, Erjon Bogdani kalon te Çezena Bakaj-bogdaniDuke qenë koha e merkatos së verës, edhe lojtarët shqiptarë janë
të përfshirë në tratativa. Kryesisht ata që synojnë një hop më të madh
cilësor në karrierën e tyre, që nënkupton kalimin nga kampionati
kombëtar i yni drejt kampionateve të huaja, por edhe sistemimin e atyre
lojtarëve të tjerë, legjionarë kuqezinj, që janë pa ekipe. Kështu, një
nga elementët më të spikatur të kampionatit tonë kombëtar, Elis Bakaj,
pjesë e Dinamos kampione, prej dy ditësh gjendet në provë te Hanover 96,
me “shkjes“ Altin Lalën, prej vitesh pjesë e kësaj skuadre gjermane të
Bundesligës, ndërkohë që ka zyrtarizuar “koordinatat“ e reja edhe Erion
Bogdani, që mbylli kontratën me Kievon. Skuadra e sapongjitur në Seria
A, Çezena, ka marrë shërbimet e “Er Bomber“, sulmuesit shtatlartë
kuqezi, për edicionin e ardhshëm. Skuadra italiane në fjalë ka
nënshkruar një kontratë 1-vjecare me shqiptarin, duke shpresuar se
kështu ka zgjidhur problemin e sulmit të vet.


Në lidhje me Elis Bakajn, mediat gjermane kanë shkruar të
mërkurën: “Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, ka befasuar
të hënën në mbrëmje, teksa është shfaqur në kampin trajnues të Hanoveri,
në Bad Radkersburg. Ai ka mbërritur në radhët e Hanoverit falë
ndërmjetësimit të një tjetër shqiptari në radhët e skuadrës gjermane të
Bundesligës, ish-kapiten i saj, Altin Lala, dhe do t’i nënshtrohet një
prove disaditore, për të nënshkruar ose jo. Kjo do të varet nga verdikti përfundimtar i
trajnerit dhe stafit teknik të Hanoverit. Nga të dhënat e para mësohet
se Elis Bakaj, me shtetësi shqiptare, është një mesfushor ofensiv dhe
një mik i mirë i Altin Lalës. Të dy i përkasin ekipit kombëtar të vendit
të tyre. Klubi aktual i 23-vjeçarit është kampionia e superligës
shqiptare, Dinamo e Tiranës, për të cilin Bakaj shënoi 15 gola në
sezonin e fundit.”


Ndërkohë,
gazeta “Hanorishe Allgemaijne” shkruan se lojtari i Dinamos dhe i
kombëtares shqiptare i ka befasuar të gjithë gjatë stërvitjes. “Bakaj,
një mesfushor ofensiv, shkruan gazeta gjermane, njihet shumë mirë nga
Altin Lala. Të dy i përkasin Kombëtares së vendit të tyre. Klubi aktual i
23-vjeçarit është kampionia e Shqipërisë, Dinamo, për të cilën ai
shënoi gjatë sezonit të kaluar 15 gola”.


Ndërkohë,
miqësorja e sotme, që Hanoveri do të zhvillojë ndaj Crvena Zvezdës, në
orën 18:00, duket se do të jetë testi i vërtetë, për qëndrimin ose jo,
të Elis Bakajt tek skuadra gjermane.


Sa i takon Erion Bogdanit, sulmuesit tjetër të kombëtares
kuqezi, 33 vjec, ai ka mbetur sërish pjesë e Seria A. Të mërkurën, klubi
i Çezenës e ka konfirmuar zyrtarisht shqiptarin si përforcim të tij në
sulm. “Pas një takimi të mëtejshëm midis palëve, e cila u mbajt ditën e
martë, qëndërsulmuesi shqiptar ka rënë dakord të hedhë firmën në një
kontratë njëvjeçare, me opsion për ta zgjatur dy vite. Bogdani gjen
trajnerin Masimo Ficadenti te Çezena, me të cilin ka bashkëpunuar, madje
ka lënë shenjë te Verona, me 17 gola të shënuar në sezonin 2004-2005.
Në tri kampionatet e fundit në Itali, Bogdani ka shënuar vetëm pesë
gola, në 70 lojëra, mes Livornos dhe Kievos. Në sezonin 2005-2006, në
radhët e Sienës, Bogdani kishte realizuar 11 gola. Megjithatë,
pavarësisht ardhjes së Bogdanit, udhëheqja e Çezenës është e vendosur
për të siguruar një tjetër sulmues. Te Çezena ka luajtur edhe një tjetër
shqiptar, më herët, në sezonin 2002-2003, Florjan Myrtaj. Sulmuesi
shtatlartë, një njohje e vjetër e kampionatit italian, që sot (maksimumi
nesër) do të pritet në Savio, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore,
gjithashtu ka një “militantizëm” të madh në vendin e tij, teksa ka
luajtur 52 ndeshje me kombëtaren, me të cilën ka realizuar edhe 12
gola,” – shkruajnë mediat italiane të mërkurën, në lidhje me
transferimin e Bogdanit te skuadra debutuese në Seria A, në edicionin
2010-2011.


Ndërkohë, pa ekip ka mbetur ende mesfushori fantazist i
kombëtares kuqezi, Ervin Skela, ndikimi i të cilit në përfaqësuesen
kuqezi është i madh, madje i pazëvendësueshëm, sepse trajneri Kuzhe e
konsideron zgjedhje të parë të padiskutueshme, edhe pse vlonjati pak ka
luajtur edicionin e shkuar, edhe pse tashmë është pa ekip. Sidoqoftë,
mbetet për t’u parë vijimësia e këtij lojtari, për të thënë nëse
kombëtarja do ta vuajë qënien e Ervin Skelës një “elektron i lirë“ në
merkato, por edhe në angazhimet përgatitore të denja.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi