Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bogdani, “bomberi” i tretë në Serinë A

Shko poshtë

 Bogdani, “bomberi” i tretë në Serinë A Empty Bogdani, “bomberi” i tretë në Serinë A

Mesazh nga Geri Thu 24 Feb 2011 - 8:07

 Bogdani, “bomberi” i tretë në Serinë A Bogu-gol
Edhe
pse Çezena po vuan në vendin e parafundit të klasifikimit në Serinë A,
duke rrezikuar seriozisht rënien një kategori më poshtë, Erjon Bogdani
është ndër të paktët që ka treguar gjëra pozitive në këtë sezon.

Me lojën në
ndihmë të skuadrës, ai cilësohet më tepër si një lojtar që punon për
shokët dhe nuk shënon mjaftueshëm, duke u sakrifikuar më shumë nga sa
duhet në duelet në mesfushë. Një çështje relative: ky vlerësim do të
qëndronte nëse kujton se Bogdani ka realizuar vetëm gjashtë gola në 26
ndeshje të luajtura në këtë sezon, ku në total ka qëndruar 2.027 minuta
në fushë.

Por, një studim i pazakontë për ndeshjet e luajtura deri më tani në
ligën italiane e ka klasifikuar 33-vjeçarin kuqezi mes “bomberave” më
të mirë të kampionatit për sa u takon aftësive realizuese. Kjo për
shkak të përqindjes së golave të realizuar në krahasim me rastet që i
janë krijuar përpara portës kundërshtare.

Sulmuesi shqiptari e sheh veten në vendin e tretë të këtij klasifikimi
special, përkrah “bomberave” me famë botërore si Kavani, Eto’o, Di
Natale, Pato apo Krespo. Ndërkohë, ai ka lënë pas vetes emra si
Xhilardino, Mikoli, Vuçiniç, Del Piero, Mutu, Kasano, Diego Milito,
Laveci e shumë yje të tjerë të Serisë A.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi