Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria kalon nga dhuratat

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Dashuria kalon nga dhuratat  Empty Dashuria kalon nga dhuratat

Mesazh nga Vizitor Thu 3 Mar 2011 - 22:06

Dashuria kalon nga dhuratat  F.0214003450757_m
Jeni të mendimit se ata që duhen nuk duan ta dinë se çka ka nën
letrën mbështjellëse? Jeni tipi që mendon se ai që vlen është vetëm
mendimi? Epo ka ardhur koha që të kuptoni se shifrat monetare kanë
vlerën e tyre. Prandaj, po ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur. Të
jeni të sigurt, falënderimi që ju pet, do të ketë vlerë më shumë se
kurrë.
AI ASAJ
Zbavitëse: Bylyzyk në forma të ndryshme dhe ngjyra të forta.
Luksoze: Bylyzyk i artë në formë zemre me gurëv të bardhë anash.
Intime: Unazë e artë në formë zemre e spërkatur me gurë të ndritshëm.
Ëmbëlsi: Një zemër e kuqe me çokollata: shija
më e ëmbël dhe e parapëlqyer për secilin, mund te kombinohet bukur me
një kuti me dimensione te ndryshme, lidhur me fjongo të bardhë.
Seksi: Komplet të brendshme, me zhartierë ngjyrë rozë, do t'i jepnin një tjetër shije një nate pasiononte.
Fashion-iste: Kuletë e vogël në formë zemre.
E kuqe: Çantë lëkure me xhepa dhe një zemër metali të verdhë.
Dehëse: Thuaja çfarë ka në zemër me parfumin e dashurisë.
E çmuar: Bizhuteri më formë kutie-zemër me ngjyrë rozë të ëmbël.
Dashuria kalon nga dhuratat  Foto-1vale
AJO ATIJ
Sensuale: Mbajtëse çelësash. E para në formë zemre me krahë. E dyta, në formë zarfi me dedikim.
I ngrohtë: Një shall kashmiri ngjyrë të kuqe të ndezur.
E shijshme: Tortë në formë zemre me kakao dhe luleshtrydhe.
I zbehtë: Abazhur në formë ovale i dizajnuar me zemër të kuqe. Për një dritë të zbehtë në dhomën e gjumit.
Një këngë dashurie: Bëji surprizë atij këngën tuaj të përbashkët që vihet në sfond, ndërsa ai hyn në derë.
Aromë: Një set bukurie me parfum me losione për lëkurën.
Romantike: Qiri romantik me mbajtëse qelqi në formë zemre të tejdukshme.
Fashion-ist: Syze dielli me xhama ngjyrë blu të errët ën formë loti.
Dashuria kalon nga dhuratat  Foto2vale
MES NESH
Dedikim
Fjalë dashurie të shkruara në një kartolinë. për të pëshpëritur në vesh
ngadalë, ngadalë. Për ata që kanë pak fantazi, por shumë zemër.
Larg qytetit
Një arratisje nga qyteti, për të shijuar së paku një ditë dashurie larg çdo gjëje.
Nën dritën e qirinjve
Një darkë romantike në një restorant të qetë me muzikë të ngrohtë dhe meny mundësisht afrodiziake.
Dashuria kalon nga dhuratat  Foto-3vale
Romantizëm
Një film me subjekt romantik. Për t’u shijuar pas një darke romantike në krahët e njëri-tjetrit.
Relaks
Një seancë e plotë me një Spa. Banjë, masazhe, trajtime..një ditë e tërë për t’u ç’lodhur e relaksuar në çift.
THUAJE ME NJË LULE
Ai asaj:
Trëndafila me gjemba, metaforë e pastër dashurie.
Kujdes: asnjëherë të bardhë (pak seksuale) në numër 1,5, 15, por ka edhe nga ata që dhurojnë edhe më shumë.
Petalet më pas përdoren në një banjë me shkumë. Për të dy sigurisht.
Dashuria kalon nga dhuratat  Foto4-vale
Ajo atij:
Zambakë
S’ka rëndësi numri. Në ngjyrë të errët patëllxhani. Sensuale dhe mashkullore dhe i kujtojnë asaj një pjesë të tij...
/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi