Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia nje pike turistike terheqese ne Mesdhe

Shko poshtë

Shqiperia nje pike turistike terheqese ne Mesdhe Empty Shqiperia nje pike turistike terheqese ne Mesdhe

Mesazh nga Geri Thu 24 Jun 2010 - 8:55

Shqiperia nje pike turistike terheqese ne Mesdhe Thumbnail.php?file=riviera_367221891
Per me shume se gjysme shekulli, plazhet e Shqiperise ishin te ndaluara per te huajt. Por sot, ky vend ballkanik perpiqet te sjelle sa me shume vizitore te huaj dhe t’u tregoje ate qe s’kane pasur rastin te shohin me pare.Me 354 kilometra plazhe Shqiperia po hap dyert e turizmit per nje prej viseve me te panjohura te Europes.
“Na ka munguar nje koncept turizmi per 50 vjet. Ishim vend i izoluar ne krahasim me vendet tjera te rajonit”, thote Klodian Pajuni, kreu i turizmit ne Ministrine per Turizmin, Kulturen, Rinine dhe Sportet.
“Ne dolem nga kjo periudhe 50-vjecare ndryshe nga vendet qe kane pasur pervoje ne turizem edhe pse ishin pjese e bllokut lindor. Fillimisht, pas viteve ’90, kishim jo vetem problemin e ndertimeve pa leje, por edhe problemin e pronesise dhe kjo beri qe turizmi te zhytej ne kaos prandaj do t’i duhet kohe te marre veten. Por jam i bindur se me strategjine dhe punen tone jemi ne rrugen e duhur”.
Shqiperia perjetoi njerin prej regjimeve komuniste me te ashpra ne Europe i cili u permbys me 1990, pas dekadash izolimi nderkombetar me kufizime te renda per udhetimet dhe kontroll te pameshirshem nga ana e shtetit.
Sot, vendi ka tregues te mire makroekonomike me rritje ekonomike prej mesatarisht 6 perqind dhe me inflacion 2-4 perqind. Cmimet e uleta te pronave kane terhequr investitore nga Izraeli, vendet arabe dhe vendet tjera ne Ballkan.Autostrada qe i bie terthor Shqiperise dhe lidh veriun me jugun eshte duke u ndertuar. Nje tjeter autostrade qe lidh vendin me Kosoven i ka sjelle pushuesit e Kosoves nga Mali i Zi ne plazhet e Shqiperise.
“Qytete si Durresi, Vlora, Saranda jane vende ku duhet te punohet per te ardhmen e turizmit. Te ardhurat kryesore i kane nga turizmi. Per kete arsye ata i kane syte nga e ardhmja dhe e kuptojne se ia vlen te investohet ne turizem me cdo kusht”, thote Pajuni.
Megjithate, vendi akoma varet nga afro nje milion qytetare qe u larguan nga Shqiperia pas renies se komunizmit. Ata dergojne rreth 1 miliard euro ne vit per te ndihmuar familjet e tyre.
Zyrtaret thone se Shqiperia ka shenuar rritje ne numrin e turisteve me afro tre milione me 2009, 34 perqind me shume se me 2008. Me shume se nje e treta jane shqiptare qe jetojne jashte vendit, ndersa pjesa tjeter turiste nga vende te tjera.
“Kemi shenuar rritje te numrit te turisteve, por kjo ka te beje me faktin se turistet jane kureshtare te njohin Shqiperine si vend i ri, si sekreti i fundit i Europes, sic e kemi thene ne logon tone te meparshme”, thote Franka Paloka, e Agjencise Kombetare te Turizmit, qe promovon turizmin ne Shqiperi".
“Na duhet ta ruajme kete numer turistesh qe vijne ne Shqiperi dhe te punojme per rritjen e numrit, por nuk eshte edhe aq e rendesishme rritja e numrit. Me e rendesishmja eshte qe sektori yne i turizmit te zhvilloje dhe krijoje nje produkt te mire turistik”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi