Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Destinacionet turistike te Kosoves ne revisten “National Geographic”

Shko poshtë

Destinacionet turistike te Kosoves ne revisten “National Geographic” Empty Destinacionet turistike te Kosoves ne revisten “National Geographic”

Mesazh nga Geri Thu 24 Jun 2010 - 8:55

Destinacionet turistike te Kosoves ne revisten “National Geographic” National_Geographic_681159435
KOSOVE - Disa nga destinacionet me te mira turistike te Kosoves jane paraqitur ne nje shtojce speciale te revistes "National Geographic" qe prezanton "thesaret e fshehura" te gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor. Kjo nisme eshte zhvilluar nga USAID/Uashington. Destinacionet kryesore te Kosoves u perzgjodhen ne baze te rekomandimeve te dhena nga Ministria e Tregtise dhe Industrise ne partneritet me Programin per Ndermarrje Private te Kosoves te USAID it.Shtojca e revistes National Geographic e titulluar ?Ballkani Perendimor - Toka per t'u zbuluar" thekson destinacionet dhe atraksionet me te mira turistike te Kosoves, Maqedonise, Shqiperise, Malit te Zi, Serbise dhe Bosnje & Herzegovines. Artikulli flet per "46 menyra fantastike per t'i perjetuar" keto vende dhe premton qe "vizitoret nuk ka se si te mos mrekullohen me pasurite kulturore dhe nderthurrjen plot jete te popujve, historise dhe natyres ne kete kryqezim te Europes"."USAID po i ndihmon vendit me te ri ne Europe te filloje te njihet si destinacion turistik. Me peisazhin e saj te mrekullueshem, me male qe krahasohen me Alpet, me hotele te drejtuara nga familje qe ofrojne kuzhine tradicionale, Kosova eshte nje destinacion i ri dhe mahnites. Nisma e National Geographic do ta beje Kosoven nje destinacion te udhetimit ne Ballkanin perendimor. Jane krijuar paketa rajonale per t'i terhequr udhetaret dhe bizneset drejt disa prej rajoneve me te bukura te Kosoves. Jam e sigurte se vizitoret do ta shijojne kohen e kaluar ne Kosove dhe do t'u thone miqve te vijne per vizite.Gjithashtu, jam e sigurte se turizmi mund te lulezoje dhe te ndihmoje zhvillimin e ekonomise se Kosoves" tha Patrisha Rejder, drejtoreshe e USAID ne Kosove. Programi per Ndermarrje Private te Kosoves eshte nje aktivitet katervjecar i krijuar per te stimuluar ekonomine e Kosoves permes rritjes se aftesise konkurruese te biznesit privat, qe perkrahet nga populli amerikan permes Agjencise se Shteteve te Bashkuara per Zhvillim Nderkombetar.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi