Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti i Gjakoves

2 posters

Shko poshtë

Qyteti i Gjakoves Empty Qyteti i Gjakoves

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 7:51

Qyteti i Gjakoves Gjakovaa
Qyteti
i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik ndërkaq nga të dy
anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare
mbidetare e Gjakovës është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike
në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje.

Sipas
të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria
dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura
është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe
dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.
Gjakova si
qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj
fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga
kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554,
Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës,
Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si
edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e
Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë.
Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.

Sipas
regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e
Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga
madhësia në Kosovë.

Komuna
e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e
Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës
etj.
Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së
vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave
kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës.


Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti i Gjakoves Empty Re: Qyteti i Gjakoves

Mesazh nga Shpejtimi Wed 7 Jul 2010 - 21:23

Faleminderit ⌂ Geri ⌂ ke mbledhur informacione aq te sakta per qytetin tim te falenderoj shume je i mirpritur pergjithmon ne qytetin tim te ftoj te jesh musafir i imi ne gjdo kohe qoft edhe ne gjysem te nates po erdhe deren hapur e ka shtepija ime per ty edhe nje her faleminderit shume per detajet e hollesit mbi qytetin tim kalo bukur o vella e kurr syri keq mos te past te uroj te gjitha te mirat ne jeten tende....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi