Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti i Prishtines

Shko poshtë

Qyteti i Prishtines Empty Qyteti i Prishtines

Mesazh nga Geri Sun 16 May 2010 - 7:53

Qyteti i Prishtines Prishtina

Nga
viti 1981, nuk ka pasur regjistrim të popullsisë në Kosovë. Pas luftës
së fundit, Prishtina është stërngarkuar me popullatë. Manipulohet me
shifra , por duke u mbështetur në analiza dhe numrin e votuesve, numri
rezident i qytetarëve në qytetin e Prishtinës, mund të jetë
përafërsisht 400 mijë, ndërsa me fshatrat deri 470 mijë.Gjatë ditës në
kryeqytet mendohet se lëvizin deri në 500 mijë qytetarë.Gjatë të gjitha
periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi
të mbetet hapësira më dinamike e lëvizjeve etnike dhe shoqërore e
ngjarjeve historike e politike. Për këtë arsye, ndodhi edhe ndryshimi
në strukturën etnike e fetare.

Pikërisht
për këtë, më së tepërmi pësoi popullata autoktone etnike ilire, por
edhe thrakase e maqedonase. Në vorbullën e këtyre ngjarjeve, bën pjesë
edhe hapësira ku shtrihet sot Prishtina. Gjurmët e banimit në
kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori, gjithnjë në
mbështetje të zbulimeve të deritashme arkeologjike të gjetura në
lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë
etj., pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga
shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit.Në të dhënat historike të
shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e
fragmentare. Kështu, për strukturën e Prishtinës nuk mund të
mbështetemi vetëm në të dhënat e shkurtëra e narrative nga Arkivi i
Raguzës (Dubrovnikut të sotëm), për periudhën paraosmane pa u
shfrytëzuar dhe konsultuar me dokumentet turke.


përkujtojmë se gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën e vendëse
e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit, sasët, sllavët e deri
në Mesjetë. Me pushtimin e Artanës (ish-Novobërdës) më 1455, pra edhe
të Prishtinës nga Perandoria Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe
turqit, çerkezët, romët etj.Etimologjia e emrit Prishtinë, duket se
vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është;
i lashtë, i fazës fillestare, diçka që i përket të kaluarës. Duke u
mbështetur në këto të dhëna, hetohet se Prishtina është një lokalitet i
lashtë antik, por që është përtërirë gjatë periudhës së Mesjetës.

Shkrimi
i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit,
Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas
këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe
si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqë
gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana),
ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë
hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë
rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i
sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme
tregtare.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi