Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët- Korcë

Shko poshtë

Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët- Korcë Empty Fshatrat, qendra të pëlqyeshme për turistët- Korcë

Mesazh nga Arla Sun 9 May 2010 - 9:53

Korçë-
Tashmë Korça mbetet një nga rajonet më të frekuentuara nga vizitorët
dhe turistët, veçanërisht kur bëhet fjalë për fshatrat turistikë të
saj. Gjatë viteve të fundit nuk kanë qenë të paktë mysafirët e ardhur
nga vendet fqinje, nga Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Në lidhje me këtë çështje flet presidenti i Shoqatës së
Agroturizmit të këtij rajoni, Niko Balli…



Është
më e thjeshtë nga sa duket në të vërtetë. Rajoni i Korçës përfshin një
nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Deri pak vite më
parë shumë prej vlerave turistike kishin mbetur të panjohura. Në këtë
rajon gjenden burimet termale të Leskovikut, me vlera të mëdha kurative
dhe ekonomike, të cilat rrjedhin përfund shkëmbinjve dhe përmes pamjeve
të mrekullueshme. Në këtë zonë shtrihet Liqeni akullnajor i malit
Gramoz, i cili edhe në stinën e verës është i mbuluar nga akulli. Në
Voskopjë rrjedh burimi i Floririt, e quajnë kështu, sepse ka vërtetë
vlera të florinjta. Të mahnitshme mbeten burimet e Drilonit dhe burimet
e Progërit, liqenet e Lukovës, liqenet e Lenies, liqenet e Bishnicës në
Pogradec, apo Uji i Bardhë i Bellovodës. Vërtet këto janë liqene të
vogla, por njëkohësisht janë mrekulli natyrore të papërsëritshme. Nuk
mund të le pa përmendur këtu, ujëvarën e Homezhit, pamja e së cilës
vërtet është çlodhëse dhe mbresëlënëse. Që të gjitha këto i bëjnë
fshatrat tona mjaft interesante. Nuk fola për liqenin e Ohrit dhe të
Prespës, sepse ato njihen nga të gjithë, ndërsa ishin të paktë ata që
dinin mbi liqenet e tjera që gjendeshin në rajonin tonë. Tashmë që të
gjitha janë të pasqyruara nëpër guida turistike dhe të njohura nga
vizitorët dhe kjo fal përkushtimit të prefektes së Qarkut Korçë, prof.
dr Elfrida Zefi, e cila me iniciativën e saj hartoi një nga guidat më
të përkryera të këtij rajoni. Veç kësaj, mjaft prej turistëve kanë
mbetur të befasuar nga ajo ç’kanë gjetur mbi antikitetin.



Sigurisht
që po. Rajonit të Korçës nuk i mungojnë as qytetet e nëndheshme ilire,
si Pelioni në Selcën e Poshtme, Kodrioni në zonën e Kolonjës, Lyhnidi
në Pogradec e gjetkë. Këto qytete përmenden që nga shek VI para erës
sonë, si qytetet më të rëndësishme të Dasaretëve, të cilët shtriheshin
në pjesën perëndimore të liqenit të Ohrit, në fushën e Korçës, në
krahinën e Kolonjës, Gorës, Oparit, Mokrës, Devollit, madje duke
përfshirë këtu edhe Beratin. Në Hollmin e Qinamit në Kolonjë është
gjetur thesari me prerjen më të hershme të antikitetit. Aty është
gjetur kali me flatra, ose siç njihet ndryshe Pegaso. Në Selcën e
Poshtme kushdo mund të vizitojë varret monumentale, të gdhendura në
shkëmb. Në zonën e Pogradecit ndodhen disa degëzime të rrugës
“Egnatia”, e cila në antikitet lidhte Romën me Kostandinopojën. Kudo që
të gjendesh do të njihesh me shpellën e Memelishtit, të Rodokalit, të
Baribardhës, të Shën Marenës, të Najazmës, të Tushemisht, të Qafë -
Thanës, të Trenit etj. Në këtë rajon bën pjesë edhe mozaiku i Linit,
apo muzeu i parë arkeologjik natyror, siç është tuma e Kamenicës, i
pari në llojin e vet në gjithë Ballkanin dhe më gjerë. Që të gjitha
këto janë tepër interesante. Ndërkaq gjen një numër të madh kishash dhe
manastire, ku gjen ikonografinë e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri,
David Selenica, vëllezërve Zografi etj,



Kur
mendojmë për agroturizmin gjithkujt i shkon mendja vetëm te gatimet
tradicionale, të lakrori me dy petë, i pjekur në saç, te qumështori dhe
suxhuku, te djathi karakteristik i zonës, salca e kosit, gjalpi dhe
mjalti, te mishi i qengjit, i rritur në kullota me bar dhe trëndelinë,
te korani i Pogradecit, vera e Leskovikut, Voskopit, Melçanit dhe
Vinçanit, te rakia e kumbullës, prodhuar në Dardhë dhe rakia e manit në
Boboshticë, pa harruar mollën starkingë të Korçës, etj. etj. Mund të
them se specialitet i kemi të panumërta. E veçanta është se ne, në
bashkëpunim me prefekten Zefi dhe Drejtorin e Bujqësisë Ushqimit dhe
Mbrojtjes së Konsumatorit, Adrian Maho, i kemi koordinuar edhe me
vlerat historike dhe kulturore, që siç thashë më lart, gjenden në një
numër të madh, veçanërisht në Dardhë, Voskopojë, Liqenas, Lin, Vithkuq,
Tushemisht, Kamenicë, Drilon, Boboshticë etj. Gjithçka e bukur që
ekziston duhet vënë në dispozicion të turistëve dhe të vizitorëve, por
që turisti të ketë mundësinë të vizitojë një monument të antikitetit,
një liqen akullnajor, një ujëvarë të veçantë, apo të shijojë një gatim
special, ose të dalë për gjah, së pari kërkohet infrastruktura rrugore,
energjia elektrike, uji i pijshëm 24 orë, hotele ku të akomodohet,
banesa me të gjitha komoditetet, mjedise argëtimi, lokale etj. Falë
investimeve të viteve të fundit është bërë e mundur që të gjitha pikat
turistike të lidhen me rrugë të asfaltuara, të kenë ujë dhe energji
elektrike, të ngrihen hotele të reja dhe në të njëjtën kohë të rritet
numri i familjeve që shfrytëzojnë turizmin familjar. Vetëm një vit më
parë rajoni i Korçës u vizitua nga një numër i madh turistësh, të
ardhur nga vendet fqinje, nga Evropa Perëndimore, por edhe nga Shtetet
e Bashkuara të Amerikës. Që të gjitha këto kanë qenë të ardhura për
banorët e zonave rurale. Veç kësaj përmes projekteve të qeverisë
shqiptare fermerët u mbështeten financiarisht në kultivuan mollës,
vreshtit, ngritjes së dhomave frigorferike, apo mbarështimit të
bagëtive. Synohet që rajoni i Korçës të kthehet në një destinacion
turistik kombëtar dhe ndërkombëtar. Kemi gati një projekt që parashikon
që të shfrytëzojë të gjitha mundësive që ka rajoni, ngritjen e
kapaciteteve dhe aftësive menaxhuese të grupeve të interesit të
turizmit rajonal, me qëllim kryesor, rritjen e prodhimit, punësimit, të
të ardhurave dhe reduktim të varfërisë. Projekti në fjalë ka filluar të
vihet në zbatim që nga muaji qershor i vitit të kaluar dhe do të
përfundojë në fund të vitit 2010.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi