Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson

Shko poshtë

Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson Empty Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson

Mesazh nga Geri Sat 20 Mar 2010 - 6:29

Dinamo bie në Korcë, Gramozi shpreson Skenderbeu-teuta
Dinamo ka pësuar një
humbje te ngushtë në Korcë përballë Skënderbeut të vendit të
parafundit, por pa e rrezikuar vendin e parë në renditje pasi Besa
ndodhet 17 pikë larg.

Blutë e Muces jane mposhtur 4-3 në
një ndeshje që të gjitha emocionet i ka dhuruar në pjesën e dyte. 45
minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por në pjesën e dytë,
Skënderbeu shenoi dy herë me anë të Gurreib.

Më pas ishin miqtë
ata që dy herë me Bakaj dhe një herë me Putincanin kaluan në avantazh.
Por asgjë nuk u mbyll me kaq, pasi ishin minutat 71 dhe 74 që Frashëri
dhe Nesterovic arritën të kthejnë rezultatin në 4-3.

Në takimin e
Fierit mes Apolonisë dhe Shkumbinit, shifrat e 90 minutëshit u fiksuan
në 0-0, ndërsa Gramozi mundi Teutën 2-1 në Durrës me gola të Dos Santos
dhe Hadjibulic ne pjesen e dytë.


Me këtë fitore Gramozi
vazhdon të mbajë vendin e fundit me 22 pikë, ndërsa Skënderbeu fiton 3
pikë me mjaft vlerë duke u ngjitur në kuoten e 27 pikëve, po aq sa
Vllaznia.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi