Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Pogradec dhe Korçë bie dëborë e kuqërremtë

Shko poshtë

Në Pogradec dhe Korçë bie dëborë e kuqërremtë Empty Në Pogradec dhe Korçë bie dëborë e kuqërremtë

Mesazh nga Geri Thu 11 Mar 2010 - 5:42

Në Pogradec dhe Korçë bie dëborë e kuqërremtë F.0309111358481_m

Mëngjesin e ditës së hënë, qytetarët pogradecarë dhe ata të rajonit
midis Korçës dhe Pogradecit kanë hasur një fenomen të rrallë. Bora e
dendur që kishte rënë gjatë gjithë natës dhe kishte shkuar deri në 30 cm
lartësi nuk kishte ngjyrën e saj të zakonshme, por ishte e kuqërremtë.

Më tepër, shtresa e borës me ngjyrë ka qenë e theksuar në fshatin Sovjan
dhe atë të Pretushës. Po ashtu, shtresa e kuqërremtë që ka mbuluar edhe
qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, ka ngjallur kureshtjen e
banorëve.

Për të moshuarit, bora me ngjyrë që mbuloi qytetin e Pogradecit dhe disa
fshatra të Korçës, është një fenomen që nuk është parë më parë. Ndërsa
specialistët e lidhin këtë fenomen me ekzistencën e grimcave me ngjyrë
që ndodhen në hapësirë.

Për më tepër, kur bora e kuqërremtë ka pasuar një shtresë të
konsiderueshme bore të zakonshme. Edhe më të moshuarit e kësaj zone janë
habitur kur kanë parë që bora kishte ndërruar ngjyrë.

"Unë i kam kaluar të 80-at, por nuk mbaj mënd që të bjerë nga qielli
dëborë e kuqërremtë. Nuk kuptoj se çfarë po ndodh kështu", pohoi një i
moshuar nga Sovjani.

Përtej çudisë tek banorët, deri dhe në përflitjen e një oguri jo të
mirë, bora e 24 orëve të fundit që ka rënë në këtë zonë ka sjellë
probleme të shumta për zonat e izoluara dhe një pjesë të mirë të akseve
rrugore.

Mësohet se situata më dramatike është në komunën e Velçanit, ku 40
familje po jetojnë në çadra pas prishjes së shtëpive të tyre nga shkarja
e dheut para katër ditësh. Ilir Mane, kreu i komunës, pohoi se gjatë
një kontakti me kreun e Emergjencave në Tiranë, Alfred Olli, është
konfirmuar ndihma e menjëhershme për këto familje.

Për shkak të borës mbi 40 centimetra dhe akullit në rrugë, Qafa e
Plloçës dhe Qafa e Thanës mund të kalohet me vështirësi vetëm me
zinxhirë. Ndërsa dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar.
/Balkanweb/
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi