Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

Shko poshtë

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Empty Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

Mesazh nga Vizitor Wed 10 Feb 2010 - 3:49

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt 02_MVG_cult_murilo

Shkruar nga Blendina Cara - TO

Historitë e famshme të dashurisë nuk kanë kohë, ato
janë të përjetshme. Bota ka parë shumë histori dashurie, por vetëm disa prej
tyre janë kthyer në legjenda të përjetshme, janë gdhendur në libra e përjetësuar
në projekte kinematografike. Disa nga këto çifte të dashuruarish janë përballur
me refuzimin e të afërmve të tyre, të cilët s’kanë miratuar lidhjen e dashurisë,
ndërsa të tjerë thjesht kanë jetuar një histori që ka zgjatur deri në ditët e
fundit të jetës së tyre.


Historitë

Ndonjëherë në histori, tragjedia dhe dashuria kanë ecur përkrah
njëra-tjetrës. Këto kanë qenë dhe ato histori që kanë frymëzuar më shumë poetët.
Skenarë të njohur filmash e romane janë krijuar në bazë të këtyre historive,
edhe pse ato kanë ndodhur shumë e shumë kohë më parë. “Websitet” e ndryshme,
tani në prag të festës së përvitshme të Shën Valentinit, këshillojnë ata që duan
të zgjedhin një eksperiencë të veçantë, që të lexojnë së bashku me njerëzit e
tyre të zemrës këto histori të pavdekshme dashurie.


Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt O_clone1

Shën Valentini

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Valentine-rings-800_1
historiaa e Shën Valentinit është e mbështjellë me mister
Një legjendë thotë se Valentini ishte një prift, i cili shërbente gjatë shekullit të
tretë në Romë. Bëhet fjalë për kohën kur perandori Klaudius II vendosi që të
nxirrte jashtë ligjit martesën për meshkujt e rinj, pasi mendonte se të
pamartuarit ishin ushtarë më të zotët. Valentini, i cili e konsideronte
padrejtësi një gjë të tillë, celebronte në fshehtësi martesat e të rinjve të
dashuruar. Kur Klaudius e zbuloi një gjë të tillë, ai urdhëroi që Valentini të
dënohej me vdekje. Sipas historive të tjera, Valentini mund të jetë vrarë ndërsa
ndihmonte të krishterët të arratiseshin nga burgjet romake ku ata torturoheshin.
Sipas një legjende tjetër, Valentini ia dërgoi përshëndetjen e parë vetes së
tij. Ndërsa ishte në burg mendohet se Valentini u dashurua me një vajzë të re, e
cila mund të ketë qenë e bija e rojës së burgut, e cila e vizitonte shpeshherë.
Përpara se të vdiste mendohet se i mund t’i ketë lenë asaj një letër me firmën
“Nga Valentini yt”. Në Britaninë e Madhe Shën Valentini filloi të ishte një
festë popullore rreth shekullit të 17-të. Nga mesi i shekullit të 18-të u kthye
në një ritual të zakonshëm që miqtë dhe të dashuruarit e të gjithë sferave
shoqërore të shkëmbenin dhurata të vogla apo letra me shkrim dore. Nga fundi i
këtij shekulli kartolinat e shtypura filluan të zëvendësonin ato të bëra me dorë
për shkak të përparimeve të teknologjisë. Në ditët e sotme mendohet se ditën e
Shën Valentinit shiten rrethe një miliardë kartolina, duke e renditur këtë festë
në të dytën për sa i përket numrit të kartolinave të dërguara.


Mark Antoni dhe KleopatraFaraonja e Egjiptit dhe gjenerali romak

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Rome_antcleo_wt_l_1

Historia e dashurisë së faraones së fundit të Egjiptit dhe
gjeneralit të pashëm romak skandalizoi gjithë shoqërinë romake dhe politikanët
romakë. Ata u martuan në vitin 36 para Krishtit, por dashuria e tyre nuk pati
fund të lumtur. Pavarësisht të gjitha rreziqeve, Mark Antoni dhe Kleopatra u
martuan në vitin 36 Para Krishtit. Në vitin 31 para Krishtit, kur Mark Antoni
dëgjoi në fushën e betejës lajmin e rremë se Kleopatra kishte vdekur, ai ra mbi
shpatën e tij. E mbetur pa shpresë, Kleopatra vrau veten duke përdorur një
gjarpër helmues.


Marie dhe Pier KuriePartnerë në dashuri dhe në shkencë



MarieHistoritë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Curie001 kalonte çdo minutë kohë të lirë duke studiuar në laborator. Kështu ajo
i ra në sy Pier Kurie, i cili ishte drejtori i një prej laboratorëve ku ajo
punonte. Ai i bëri asaj propozime të shumta martese deri sa ajo pranoi. Ata u
martuan më në fund, në vitin 1895 dhe filluan kështu lidhjen e tyre të famshme.
Tre vite më vonë ato zbuluan poloniumin dhe radiumin. Në vitin 1903 fituan
çmimin Nobel. Kur Pier vdiq në vitin 1904, Marie vazhdoi punën e tyre të
përbashkët duke u bërë dhe mësuesja e parë femër në Sorbonë.


Alfred Lunt dhe Lin FontanÇifti që “mbretëroi” 55 vite në Broduei

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Pd_sex_070731_ms

Lunt dhe Fontan u shfaqën në pjesën e parë teatrore së bashku,
në vitin 1919. Ata u martuan tre vite më vonë. Rrallë ka ndodhur që një histori
dashurie teatrale të zgjasë aq shumë ose të ketë një triumf të tillë. Për 55
vite ata ishin të pandashëm nga njëri tjetri. Ata shkëlqyen në Broduei me rolet
e tyre në komeditë e sofistikuara të Xhorxh Bernard Shout, Terenc Ratigan dhe
Noel Kouard, vepra madhore e të cilit, “Design for living” ishte krijuar enkas
për ata të dy. Alfred dhe Lin u larguan nga skena në vitin 1958.


Eni Oaklei dhe Frenk BatlerGjuajtësit e talentuar që frymëzuan “musical” amerikan



Eni Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Hot+mallu+nayantara+sex+scenes+with+vishal+photos+stills+%2810%29Oaklei nga Ohajo ishte një vajzë çapkëne, e cila shumë shpejt u bë e
njohur si qitëse e talentuar. Frank Butler, i cili ishte qitës me famë në atë
kohë, u habit pa masë kur i thanë se një vajzë e re kishte pranuar sfidën e tij
për të mundur këdo. Por në fakt, vajza e re e fitoi konkursin dhe e mundi atë.
Ajo fitoi gjithashtu dhe zemrën e tij. Ata u martuan në vitin 1882. Butler
braktisi karrierën e tij, për të menaxhuar atë të gruas së tij. Eni vdiq në
vitin 1962. Bashkëshorti i saj zemërthyer, vdiq 18 ditë më vonë, ndërkohë që
martesa e tyre e lumtur kishte zgjatur 44 vite.


Robert dhe Elizabeth BrouningNjë histori dashurie sekrete mes dy poetëve legjendarë



HistoriaHistoritë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Vicdating e dy poetëve
përmban gjithë elementët e duhur për një histori romantike, shoqërimin e fshehtë
me njëri tjetrin, arratisjen, poezitë e dashurisë dhe peizazhin piktoresk
italian. Elizbeth shkruante poezi që kur ishte e vogël dhe botoi një libër
“Poems” në vitin 1844. Shkrimet e saj tërhoqën vëmendjen e Brouning, i cili
ishte poet. Ata u detyruan të arratisen në Itali pas kundërshtimit të babait të
Elizabeth për martesën. Poezitë e të dyve u frymëzuan pikërisht nga historia e
dashurisë së tyre.


Viktoria dhe AlbertiMbretëresha angleze që vajtoi bashkëshortin për 41 vite

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt VictoriaAlbert

Mbretëresha Viktoria dhe Princi Albert u martuan më 1840. Çifti
pati nëntë fëmijë dhe Viktoria ishte shumë e dashuruar pas bashkëshortit të saj.
Kur Alberti vdiq më 1861 ajo nuk u shfaq në publik për tre vjet rresht. Izolimi
i saj i gjatë shkaktoi kritika publike. Sidoqoftë, nën influencën e
kryeministrit Benxhamin Disraeli, Viktoria iu rikthye jetës publike në vitin
1866. Por Viktora, s’reshi kurrë së vajtuari për princin e saj të dashur, duke u
veshur me të zeza deri në fund të jetës së saj.


Xhon Alden dhe Prishila MullinsNjë prej romancave të para të kolonive në SHBA

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt John_PriscillaAlden

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt 3362988

Historia e tyre ishte një nga romancat e para në kolonitë
amerikane. Historia e tyre e dashurisë është e përjetësuar në një poemë të vitit
1858 të Henry Longfellou. Sipas poemës, Alden u njohu me Mullins, kur kapiteni i
tij e dërgoi atë t’i thoshte vajzës së bukur se kishte rënë në dashuri me të.
Mirëpo Alden dhe Mullins u dashuruan bashkë, megjithëse nuk mund ta shprehnin
nga frika se mos fyenin kapitenin. Së fundmi ata u martuan, lindën 11 fëmijë dhe
janë ndër themeluesit e Duksbëri në Masacusets.


Shah Jahan dhe Mumtaz Mahal
Perandori që ndërtoi
Taxh Mahalin për gruan e tij


Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt _40117550_actorsap300

Perandori Shah Jahan ishte i dashuruar marrëzisht pas gruas së
tij 15-vjeçare, Mumtaz Mahal. Ajo i dhuroi atij 14 fëmijë dhe u bë gruaja e tij
e preferuar. Pas vdekjes së saj në 1629, perandori që mbajti zi për një kohë të
gjatë për gruan e tij të dashur, vendosi të ndërtonte në nder të saj një
monument. U deshën 20 mijë punëtorë, një mijë elefantë dhe rreth 20 vite për
përfundimin e monumentit, i cili sot është një destinacion i preferuar i
turistëve, Taxh Mahali. Kur Shah Jahan vdiq, e varrosën përkrah gruas së tij në
Taxh Mahal.


Abigail dhe Xhon AdamsNjë histori dashurie gjysmëshekullore gjatë luftës revolucionar.

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Large_AP%20on%20TV%20John%20Adams_Lyon

Edhe pse ajo jetoi në një kohë, kur pjesa më e madhe e grave
nuk ishin të arsimuar, Abigail Adams mësoi të lexonte dhe të ishte në kontakt me
ngjarjet e momentit në vend. Intelekti i Abigail tërhoqi vëmendjen e avokatit të
ri, Xhon Adams dhe ata u martuan në vitin 1764. Ishte një dashuri intelektuale
dhe romantike që do të zgjaste për 50 vjet. Gjatë kohës që Adams ishte larg
shtëpisë, ata i shkruanin njëri tjetrit letra të gjata romantike. Në vitin 1810
ata lanë Shtëpinë e Bardhë dhe u tërhoqën në fermën e tyre në Masaçusets, ku
gëzuan praninë e njëri-tjetrit dhe për 17 vite të tjera.


Abelardi dhe HeloizaDashuria e një murgu e murgeshe që jetoi ndër shekuj

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Romantyczny_heloiza_abelard_350

Historia tragjike e Abelardit dhe Heloziës ka jetuar ndër

shekuj. Rrethi vitit 1100, Peter Abelard shkoi në Paris të
studionte në shkollën “Notre Dame”. Ai fitoi shpejt si reputacionin si filozof i
shquar. Kur meshtari i “Notre Dame” e punësoi atë t’i jepte mësim mbesës së tij,
Heloizës, ai u dashurua marrëzisht me mbesën e punëdhënësit të tij, Heloizën me
të cilën pati dhe një fëmijë. Mirëpo pasi u mor vesh një gjë e tillë, Heloizën e
mbyllën në një kuvend dhe Abelardi vendosi të bëhej murg. Ata vazhduan ta donin
njëri tjetrin dhe letrat e tyre janë botuar më vonë.




Edituar për herë të fundit nga Viola në Sat 12 Jun 2010 - 20:33, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt Empty Re: Historitë më të mëdha të dashurisë ndër shekujt

Mesazh nga Shpejtimi Sat 12 Jun 2010 - 11:52

babi im edhe mami im hahahhahahaha.....te gjith qe njofin prinderit e mi thone o femijet tane ta ken fatin e ketyre ,te tjeret luten per fatin e prinderve te mi se jan qe te dy ne dashurin e pare e kur eshte asi lloj dashuri qe te dy ne dashurin e pare eshte magjike ai qe e ka per dashuri te dyt kurr nuk zgjat pergjithmone sipas mendimit tim magjija qendron tek dashurija e pare kur nuk e ke dashuri te pare peson ndamja e keshtut qe une shpresoj tek dashurija e pare kam pritur e pres per dashurin e pare per ate arsye nuk kam bere kurr te kaluara qe ta kem dashurin e pare pervete edhe pergjithmone per jet uroj bile bile gjysmen e fatit te me ec sa prinderit e mi se kurr nuk mund ta kem fatin e njejt si prinderit e mi qe te dy te jemi per her te pare dashuri e pare po edhe nese marr vajzen qe do jet dashuri e dyte besoj qe te jet per jet pergjithmone per mua bile gjysma e magjis egziton tek une se une do jem per her te pare....po gjysma e magjis nuk ka fuqi te plote po do luftoj me ate pak magji qe kam te mbaj dashurin time te pare edhe per ate nese nuk eshte dashuri e pare sepse qoft larg te deshtoj une kurr me nuk do te dashuroj...do te luftoj me gjdo kusht qe gjith jeten ta mbaj nese eshte e nevojshe edhe edhe me qmimin e jetes do ta mbroj sa do shtrejt te kushtoj jam i gatshem ta pagoi.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi