Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha Empty Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha

Mesazh nga Geri Fri 17 Sep 2010 - 8:05

Hëna, hartë e plotë për krateret e mëdha Krateret-hena Realizohet harta e parë me krateret më të mëdha në sipërfaqen e Hënës, satelitit tonë të vetëm natyror.
Harta e publikuar në revistën “Science” tregon shenjat që kanë lënë trupat e ndryshëm të përplasur në sipërfaqen e shkretë të Hënës që prej rreth 4 miliardë vjetësh. Harta është krijuar nga një grup amerikan kërkimi të koordinuar nga Brown University dhe ajo mund të ndihmojë për studimin e historisë së evoluimit të Tokës.

Pjesa më e madhe e informacioneve janë marrë nga sonda e NASA-s “Lunar Reconnaissance Orbiter”, duke hartuar plot 5185 kratere me diametër më të madh se 20 km. Zonat më antike të Hënës janë ajo jugore dhe tjetra në qëndrën veriore. Krateret e këtyre zonave datojnë që në fillesat e krijimit të sistemit diellor, rreth 4.6 miliardë vjet më parë.

Gjatë lindjes, Hëna është goditur nga “plumba kozmikë” të dimensioneve të mëdha dhe vetëm 3.8 miliardë vjet më parë po sulmohej edhe nga objekte të vogla. Këto objekte janë nisur nga hapësira që ndodhet mes Jupiterit dhe Marsit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi