Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letërsia Arvanitase ndër vite.

Shko poshtë

Letërsia Arvanitase ndër vite. Empty Letërsia Arvanitase ndër vite.

Mesazh nga engjell a djall Fri 1 May 2009 - 5:29

Letërsia Arvanitase ndër vite.

Poema e vitit 1889, e shkruar në Pire nga një arvanitas i Greqisë, për shumë arsye duhet të cilësohet e rëndësishme se deri më sot nga studiues të ndryshëm nuk është botuar ndonjë studim për letërsinë e vjetër të shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas. Ky krijim i madh vjershëtor, gjendet i botuar për herë të parë në numrin e muajit maj të vitit 1889 në revistën “APOLLON”, që e botonte D.K.Sakelaropulos në Pire të Athinës (“BESA”, Athinë, nëntor 1995, fq. 7).. Në këtë revistë, bashkëpunonin shkrimtarë dhe dijetarë të asaj kohe në Greqi. Poema është ribotuar për herë të dytë në gjuhën greke me komente nga studiuesi arvanitas Jani P.Gjika në vitin 1995 në revistën “ BESA”, që e botonte “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Vendosa t’i rrekem studimit të kësaj poeme me rëndësi të veçantë për letërsinë e vjetër shqipe, për ta transkriptuar me shkronja latine dhe përshtatur në gjuhën e sotme standarde shqipe. Poema është shkruar më 26 mars të vitit 1889 nga një arvanitas, i cili mbetet i panjohur deri më sot dhe, këtë poemë ia kushton fejesës së princeshës Aleksandra të Greqisë me dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç, djali i perandorit të Rusisë Aleksandrit të Dytë dhe vëlla i perandorit Aleksandër i Tretë. Poema, ka titullin origjinal “NTE EPARA VASILOPOVA GIONE LEKSANDRA” (PËR TË PARËN PRINCIPESHËN TONË LEKSANDRA). Vëllimi dhe numri i revistës në të cilin është botuar poema i dedikohet D. Mesallës me shënimin:
“Mbrojtësin tepër fisnik të letrave dhe muzëdashës me respekt të thellë dhe mirënjohje i kushtojmë vëllimin e pestë të Apolonit. Drejtori”. Vajza e mbretit të Greqisë, Gjeorgjit të parë dhe mbretëreshës Ollga, princesha Aleksandra u martua në vitin 1889. Martesa e princeshës Aleksandra me dukën e madh të Rusisë, Pavlon, zgjati vetëm dy vite, sepse princesha Aleksandra vdiq në vitin 1891, në Rusi, në moshën 21 vjeçare. Varri i saj gjendet në faltoren Petro dhe Pavel në Petërburg (ish-Leningrad), me pjesëtarë të tjerë të familjes perandorake ruse. Më 1889 erdhi Pavli në Greqi për të marrë nusen e tij, princeshën Aleksandra, të shkojnë në Rusi, të martohen. Kjo ngjarje i jep shkas një arvanitasi, që mbetet i panjohur për ne, të shprehë poetikisht ndjenjat e tija duke e filluar poemën me vargjet e njohura: Të këndoj në shqip/ në gjuhën heroike/ që foli admiral Miauli/ Boçari dhe gjithë Suli.
Me fillimin e këtyre rreshtave, poeti na tregon, se gjuha që flitnin shumica e heronjve të Kryengritjes greke të vitit 1821, ishte shqipja. Në këto vargje përmendet admirali i madh Andrea Miauli i cili ishte biri i Dhimitër Bokut ose Voku me prejardhje nga Eubeja. Një stërgjysh i Andreas e ndërroi mbiemrin nga Boku në Miauli. Duke marrë për mbiemër emrin e anijes Miauli ku ai punonte me vite të tëra. Andrea Miauli, lindi më 20.5.1769 në ishullin e Hidrës4. Në vitin 1822 Andrea, u zgjodh komandant i flotës detare të ishullit Hidra. Revolucionit të 1821 Andrea Miauli, i fali 250.000 franga floriri dhe tri anije luftarake. Miauli ishte një njeri i thjeshtë dhe trim. Dinte të fliste gjuhën e mëmës shqipen dhe anglishten. Gjuhën greke nuk e dinte dhe mësoi të shkruante greqisht vetëm emrin e tij kur u bë Admiral. Ai nuk pranoi shumë dekorata dhe privilegje. Kështu nuk pranoi dekoratën “Kryqi i Legjionit të Nderit” të dhënë nga mbreti i Francës Karli X5. Miauli, vdiq më 21.7.1835, dhe u varros në Pire. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke. Në vargun e mëposhtëm, përmendet Boçari dhe bëhet fjalë për fisin e madh trim të Boçarëve të Sulit, të cilët kishin ardhur në Sul të Janinës pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, me rreth 200 luftëtarë arbër dhe familjet e tyre. Nga kjo familje e dëgjuar, dolën shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Revolucionit grek të vitit 1821, Noti Boçari. Por, më i njohuri, që mbeti në histori si luftëtar trim dhe njeri i kulturës së shkrimit shqip, ishte Marko Boçari, i lindur në Sul të Janinës më 17906. Ai, kur gjendej i internuar në Korfuz, mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh të greqishtes dhe shqipes së thjeshtë” më 1809, që e shkroi Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754- 1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza7. Kjo vepër ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvil, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptarë greqisht dhe të merren vesh me grekët. Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari, mund të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greqishtshqip. Pra, me këto rreshta, poeti, nis poemën e tij kushtuar princeshës Aleksandra që ai në poemë e quan Leksandra. Në kohën kur është shkruar poema, studimet albanologjike në Greqi ishin në fazën e lulëzimit. Në fund të shekullit XIX flitej më shumë për bashkimin e Greqisë me shtetin shqiptar të paqenë dhe krijimin e një mbretërie greko-shqiptare. Pikërisht, për këtë bashkim, studiuesi arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola, ka botuar në vitin 1996 dokumentin historik me titull “Thirrje e Lidhjes Arvanitase të Athinës drejtuar Vëllezërve arbër të Arbërisë”. Ky dokument historik është shkruar në vitin 1899 dhe parashtrohen arsyet për bashkimin e grekëve me shqiptarët në një mbretëri të vetme. Pikërisht, për këtë bashkim, mbretëresha e Greqisë, Ollga, dëshironte të mësonte gjuhën shqipe. Poema e vitit 1889, është shkruar në gjuhën shqipe apo arbërishte si e quajnë në Greqi gjuhën shqipe. Duhet thënë se në shekullin XIX, gjuha shqipe kishte një shtrirje të gjerë në Ballkan. Në Greqi, në fund të shekullit XIX, gjuha shqipe flitej nga pjesa më e madhe e popullatës e deri brenda në oborrin mbretëror. Bile në flotën detare, ushtarake dhe tregtare greke flitej shqip. Për të shkruar poemën në gjuhën shqipe ose arbërishte, autori në mungesë të një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe, në ato vite ka përdorur...



(Fragment nga Poema)

Të këndonnë ndë arbërishte,
Ç’ ishtë gluhë trimmërishte,
Ç’ eflit nafarhu Miauli
Bocari, dhe gjithë Suli.

Të këndojmë në shqip
që është gjuhë trimërie,
që e fliste admiral Miauli,
Boçari, dhe gjithë Suli.

Duav diev ndë mal,
si të pa siprë ndë kal,
ufsheh bërdha ndë në re,
të ndritonjësh ti ndë dhe.

Doli dielli në mal,
si të pa sipër në kalë,
u fsheh brenda në re,
të ndriçohesh ti në dhe.
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vinje ka Tatojë,
Hëna dil ka Jmitojë,
tuke shtif sit’ e te pa,
ndrito për mua ti të tha.

Kur ti vije nga Tatoi,* ( mal në Atikë)
Hëna dilte nga Imitos,* ( mal në Atikë)
duke hedhur sytë e të pa,
ndriço për mua ty të tha.

Drita je çë sperëndon,
lulea e lulevet çë mblon
vendetë ka merudhi,
kado vete e kado rri.

Drita je që s’perëndon,
lulja e luleve që mbulon,
vendet nga kundërmimi,
nga do vete e nga do rrish.

Parnithi një krino nxuar,
e ka marudhia e hovë,
erdh një Dhuk’ e na emuar,
e ekev ndë Peterhovë.

Parnis* një zambak nxori, (mal në Atikë)
e nga aroma e hollë,
erdhi një duk dhe na e mori,
dhe e çoi në Petërburg.


Lulea e lulevet me fletë
bërdha ndë pallat jë vetë,
kur hin bërdha ndë një gardh,
ka gjithë luletë ti sbardh.

Lule e luleve me fletë
brenda në pallat je vetë,
kur hyn brenda në një gardh,
nga gjithë lulet ti zbardh.


Drita luan ndë diamant,
çel e shqep ndë një perlandë,
bërdha ndë si tënd çë luan;
edi vetëm’ aj çë ruan,
të sglidh më të mirën’ vajzë
për ti shkon ndë glisht’ unazë.

Drita luan në diamant,
çel e shqep në një perlandë,
brenda në sy tënd që luan?
E di vetëm ai që ruan,
të zgjedhë më të mirën vajzë
për ty shkon në gisht unazë.


Ketu e tri milë vjet,
vasillopuv nëk’ uvjet,
të mos ngjitej ati lart,
të shih Lenënë ndë Spart

Këtu e tremijë vjet,
princeshë nuk u gjet,
të mos ngjitej atje lart,
të shihnin Lenën në Spartë (Helena e Trojës)


Lenënë çë njer pastaij
ka të bukurit’ e saij,
një çë dh’ asajë i pëlqev
vasillopuv e rrëmbev.

Lenën që njeh pastaj
nga të bukurit e saj,
një që asaj i pëlqeu
princi e rrëmbeu.


Pastaij ka tri milë vjet,
na uleshe ti ç’ i glet
Lenesë, ndë kurm ndë si,
ndë t’ ecurë ndë bukuri.

Pas tremijë vjetësh,
na uleshe ti që i ngjan
Lenës, në trup, në sy,
në të ecur në bukuri.

Ndai menate del një ifth,
çë strros natën’ e embif,
për posh dheft’ e sjell ditë,
pra ja thonë ‘Afrëditë.

Ndaj me natë del një yll,
që shtron natën e mbyll,
për poshtë dheut e sjell ditë,
pra ja thonë Afërditë.

Ti je aij ifthi çë na sjell
ditënë kur del si diell,
ka pallati, e na rruse
ndë në horë, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mblonmë me uratë.

Ti je ai yll që na sjell
ditën kur del si diell,
nga pallati, e na zbret
në qytet, si një nuse,
me të tëmë me të tatë,
e të mbulojmë me uratë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letërsia Arvanitase ndër vite. Empty Re: Letërsia Arvanitase ndër vite.

Mesazh nga engjell a djall Fri 1 May 2009 - 5:30

Dy këngë të arvanitasve të atikës të mbledhura nga Lord Xh.Bajroni
Mihallaq Qilleri



1. Bo, Bo, Bo, Bo, Bo, Bo

Naciarura popuso.

2. Naciarura na civin

Ha pen derini ti hin.

3. Ha pe nderi escorotini

Ti vin ti mar servetini..

.......................................



Në shqipen e sotme, përkatësisht arvanishten do të shkruhej:



1.Bo, bo, bo, bo, bo, bo,

Na ç’arura ( mbërrita, arrita) po pusho!

2.Na ç’arura, na çë vij

Hape derën të hij.

3.Hape der’ e shkretën,

Të vij të marr servetën.1) (turq.çeber,-shami koke)

4. Kaliviote2) me syrme (syzezë)

ea hape pse të dua vetë.

5.Bo, bo, bo, bo, bo

Dëgjo’ m shpirt e zemër-o

6.Kaliviote vure funde

Edhe vete tunde-tunde.

7.Kaliviote me syrme

Ti më puthe, po më le

8.Se të putha çe të mora,

Zemërën vetëm përvëlova.

9.Vallen hiqe me ngadalë

Çelo, more Çelo djalë!

10.Pluhuri çë zë e tirret,

Pluhuron çaprazet..(stolitë)
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi