Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berati qytet’s Blog

Shko poshtë

Berati qytet’s Blog Empty Berati qytet’s Blog

Mesazh nga Geri Sat 8 May 2010 - 9:23

Te dhena mbi Beratin

Gjeografia Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën
shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të
lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e
Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e
pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat:
gjerësi gjeografike: Veri 40 0 52’24”; Jug 40 0 29’30” (qyteti 40 0
41’06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 0 10’51”; Perëndim 19 0 44’30”
(qyteti 19 0 56’40”).
Berati ndodhet 120 km larg kryeqytetit – Tiranë, 92 km larg Durrësit
dhe 85 km larg Vlorës. Pozicioni gjeografik është shumë i favorshëm për
transportin e tranzitin si edhe për komunikimin ekonomiko-shoqëror me
shumë rrethe të vendit. Berati me anë të largësive 40-50 km komunikon
direkt me 6 rrethe të vendit: Lushnje (37 km), Fier (47 km), Memaliaj
(41 km), Këlcyrë (50 km), Çorovodë (50 km), Kuçovë (16 km)-Elbasan (43
km). I vetmi qytet që i afrohet Beratit për nga shkalla e komunikimit me
të gjithë perimetrin e tij është Elbasani, i cili komunikon direkt me 5
rrethe. Nga analiza të tilla del se Berati është potencialisht qendra
më e madhe e kryqëzimit të rrugëve dhe kalimeve në territorin e vendit.
Në Berat mund të kryhet tranziti më i shkurtër të paktën për ¾ e vendit,
për gjithë aktivitetin që vjen nga Jugu dhe shkon për në Lindje e për
në Veri (përmes kryeqytetit).
Berati është ngritur në një pozicion gjeografik të mrekullueshëm
klimaterik, me aftësi komunikimi, tranziti, prodhimi e përpunimi që
rrallë i ka ndonjë qytet tjetër. Aktualisht Berati ka vetëm një dalje me
rrugë kombëtare, atë që e lidh me Lushnjen e që prej aty degëzohet për
Fier-Vlorë e Durrës-Tiranë. Lidhjet e tjera janë me rrugë dytësore, me
parametra teknikë të ulët e të pamirëmbajtura. Ndërtimi i segmenteve të
tjerë rrugorë, sipas studimeve të ndryshme, do të përmirësonte
komunikimet me zona të tjera, duke hapur mundësi për një zhvillim më të
shpejtë dhe intensiv të Beratit. Rrjeti rrugor brenda rrethit ka 180 km,
nga të cilat 65 km rrugë të asfaltuara, 18 km rrugë nacionale dhe 113
km rrugë rurale. Rrethi kategorizohet ndër ata me 26-50 mjete të
transportit rrugor për 1000 persona.
Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km 2 (qyteti 1,6 km 2 ). Ai
shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me
lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat
shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit,
derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të
Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali
i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai i Shpiragut (Perëndim, 1218 m) si
edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore
janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat
përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të
pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e
mjedisor. Në malin e Tomorit, qysh nga viti 1996, një zonë prej 4.000 Ha
është shpallur Park Kombëtar. Për nga numri i vizitorëve ai renditet i
dyti në vend, pas Parkut Kombëtar të Dajtit.
Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore,
bashkohet me lumin e Devollit; të dy sëbashku formojnë Semanin
(gjatësia e tij brenda rrethit 32 km). Osumi është një nga lumenjtë
kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën,
hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Sipas treguesve
hidrologjikë, për nga gjatësia rradhitet i 8-ti, për nga baseni
ujëmbledhës i 10-ti, për nga prurja mesatare vjetore i 11-ti dhe për nga
lartësia mesatare e rrjedhjes i 4-ti. Krijon rrjedhën e tij të plotë
pranë Vithkuqit, vend që merret si pika e fillimit të lumit. Në basenin e
Osumit veshja bimore (698 km 2 ) përbëhet nga pisha, bredhi, dushku e
shkurre të tjera mesdhetare. Në zonën e Çorovodës e Skraparit krijon
kanione vertikale shumë të bukur, me forma të ndryshme, me thellësi deri
150 m e 15-20 m të gjera. Osumi transporton në Seman 995 milionë m 3
ujë në vit, me prurje mesatare 32,5 m 3 /sek (në Berat 25-26,9 m 3
/sek). Sasia vjetore e prurjes së ngurtë 1,356 milionë m 3 . Gjatësia e
Osumit brenda rrethit është 51 km.
Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore
15,9 0 C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 0 C dhe
ajo e muajve më të nxehtë 24,6 0 C. Temperatura absolute më e ulët ka
qenë –11,2 0 C dhe ajo maksimale 43,6 0 C. Sasia mesatare vjetore e
rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit
është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit
brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë
kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë
kodrinore dhe 26% në zonë malore.
Historia
Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e
thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë
fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.).
Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është
zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe
me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të
historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i
quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i
të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u
themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur
Antipatrea nga mbreti Kasandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës
së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek.
II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në
shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në
Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u
quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të
shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin
shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e
rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417
qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga
fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet
më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti
më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5
medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit,
me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte
kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë,
Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat
tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet
qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë Tepelena e
bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e
kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin
marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën,
Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin,
etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë
kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas
kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e
mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.
Berati mori pamjen e sotme në shek. XVIII dhe sidomos në shek. XIX, pas
tërmetit të vitit 1851. Në fund të viteve 30 të shek. XIX Berati kishte
8000 banorë dhe si të gjithë qytetet e tjerë ruante karakterin e
ekonomisë së vogël zejtare. Tashmë ishin shfaqur punishtet e tipit të
manifakturave, por ende të paçliruara nga normat tradicionale esnafore.
Nga mesi i shek. XIX Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë
ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin korrespondentë ose
agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë. Ekzistonin
punishte me 5 deri 10 krahë pune dhe disa fabrika të vogla mielli e
vaji. Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e
dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e
kulturore e Shqipërisë së Jugut.
Deri në mes të shek. XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të
cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i
bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Tregu kishte 4 qendra kryesore:
të opingarëve, të mestexhijve, të tabakëve dhe të kazanxhijve.
Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të
gjitha llojet e tregtive. Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend
të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një
rrugë të cilës i jepte emrin. Deri në gjysmën e dytë të shek. XX
vazhdonin të ekzistonin rrugët e: kazanxhinjve, bakërxhinjve,
xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, kazazëve (qëndistarë),
argjendarëve, armëtarëve, opingarëve, kujinxhinjve, samarxhinjve, etj.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet
muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme
për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore,
historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht
brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i
kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona: zona muze, zona e
mbrojtur dhe zona e lirë. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga
të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të
kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, e ndërtuar
mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440
m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa
herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga
kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron
varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme: ilire,
romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës
së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut. Ura e Goricës, me
legjendë, e cila rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës,
nga urë druri në pjesën e sipërme, u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u
rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në
vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Eshtë 129,3 m e gjatë, 5,3 m e gjerë,
ngrihet 10 m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7 m. Sot
është në gjendje jo të mirë, duke e bërë urgjente nevojën për ndërtimin e
një ure tjetër për kalimin e automjeteve. Riparimi i saj është i
domosdoshëm, në mënyrë që të ruhet një nga monumentet e kulturës dhe të
arkitekturës së Beratit, njëkohësisht një nga simbolet e tij.
Ndërtesat e kultit. Disa kapitole dhe kolonada dëshmojnë se në Berat
kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër
kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë: Shën Mari
Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër
ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e
artistike, si: teqeja e Helvetive, Xhamia e Beqarëve, Xhamia e Plumbit,
etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e
lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare.
Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati
është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.
Arti dhe zejet. Në Berat është gjetur një vepër e rrallë, epitafi i
Glavinicës, një krijim i mirënjohur i vitit 1373, i qendisur në ar,
argjend e mëndafsh, që tregon Krishtin e vdekur të kurorëzuar, të
rrethuar me shkrime greke. Kishat e Beratit janë të zbukuruara me
piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të
ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrat e shekullit XVI: Onufri
dhe biri i tij Nikolla. Katedralja e Shën Marisë shquhet për ikonostasin
e saj, të gdhendur në dru të larzuar me ar, një vepër artistike e
cilësisë së parë.
Me një fanatizëm të denjë që të quhet i shenjtë, në Berat janë ruajtur
dëshmi dorëshkrimore, të cilat dëshmojnë nivelin veçanërisht të lartë të
kulturës së qytetit. Më e rëndësishmja nga këto dëshmi është Kodiku i
Purpurt (Codex Purpureus Beratinus O) i shekullit VI, i shkruajtur në
pergamen të purpurt. Ai është një nga katër/gjashtë kopjet e vetme të
gjetura në të gjithë botën. I dyti është Kodiku i Artë (Codex Aureus) i
shekullit IX, i shkruajtur në pergamen me shkronja ari. Që të dy këta
kodikë përmbajnë pjesë nga ungjijtë të shkruajtura në greqishen e
vjetër. Këta kodikë u rizbuluan në kështjellë në 1972 dhe ruhen sot në
Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Turizmi
Turizmi, i cili përbën një nga drejtimet më premtuese të zhvillimit
ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e
të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të
besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për
turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të
zhvillohet turizmi familiar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit
(Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij,
si edhe gjuetia.
Tashmë vërehet se komuniteti është ndërgjegjësuar në shkallë të ndjeshme
për këto vlera, por akoma nuk janë gjetur rrugët adekuate për futjen e
shpejtë në eficiencë të këtyre burimeve. Ka shumë për të bërë në drejtim
të restaurimit e ruajtjes së vlerave të trashëguara, në sigurimin e
infrastrukturës së nevojshme urbane dhe në promovimin turistik të zonës.
Vite më parë ka filluar një proces aplikimi për përfshirjen e Beratit në
vlerat botërore në mbrojtje të UNESCO. Pas një kohe letargjie e
braktisjeje, ky proces është tentuar të riaktivizohet. Realizimi i tij
kërkon ende shumë punë të kualifikuar dhe të përkushtuar nga strukturat e
pushtetit vendor, duke aktivizuar në këtë proces forcat më të afta
intelektuale brenda e jashtë qytetit dhe do të ishte një shtytje e
fuqishme zhvillimi.
Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një
rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur
janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova e të
huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt
vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të
veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të
shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë
moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i
gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.
Artizanati
Artizanati, si një vlerë e trashëguar, funksionon sot në Berat në keto
gjini:
Gdhendje ne dru Qendistari, Punime ne argjend dhe ne metale te tjera
Punime ne kashte Gdhendje ne plaka guri Punime dekorative me gur
Vitet e fundit ka një rigjallërim të ketyre mjeshtërive. Vizitori
mund të gjejë në disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike të
Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave të Beratit janë shpërndarë edhe
jashtë vendit.
Në vitin 1901, Berati ishte qendër sanxhaku e varur nga vilajeti i
Berati qytet’s Blog Br-1

eshte turp nga bashkia e beratit te kete katandisur nje qytet, si
berari, me kaq bukuri dhe histori ne nje kazan me plera qe nuk prodhon
te pakten kultur, por vetem pesimism…nuk ka turp nga vetja ajo bashki?ne
qofse nuk ka mundsi te bej mire per beratin zoti kryetar te shkoje
prape andej nga erdhi…jam 21 vjec,jetoj 11 vjet ne greqi dhe jam student
ketu ne fakultetin e studimeve ballkanike, kur tregoj fotografi nga
berati cuditen nga bukuri e tij…ato rruget nuk mund ti rregullojn
pak??nji vit mos te han, le te han vitin tjeter hajdutet…me vjen shume
keq qe qyteti im i dashur po shkaterrohet nga ca persona te pa afte per
kete qytet te vecante…vetem turpe te ken…
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi