Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
Faqja 1 e 1
Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
Romancier, poet, gazetar, Ismail Kadare u largua nga Shqipëria
komuniste në fillim të viteve ‘90 dhe u vendos në Paris që më në fund
të shkruante në
liri të plotë. I publikuar në frëngjisht dhe shqip nga shtëpia botuese
“Fayard” dhe për shumë kohë i ndaluar në Shqipëri, librat e tij janë
epope e
mrekullueshme që zhyten në zemër të një identiteti tragjik shqiptar, i
ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes. Shkrimtar “aristokrat”, Kadare i ka
grumbulluar nderimet në Francë: është anëtar i akademisë së shkencave
morale dhe politike prej vitit 1996 dhe prej pak edhe Kalorës i
Legjionit të
Nderit.
Që prej publikimit në vitin 1962 të romanit tuaj të parë, “Gjenerali i
ushtrisë së vdekur”, ju keni nxjerrë mbi 20 romane dhe disa përmbledhje
me
poezi. Në këtë sipërmarrje prodhuese letrare, me raste ju keni bërë
historianin dhe tregimtarin e shqetësimeve që ka kaluar vendi juaj që
prej
pushtimit osman deri në ditët e sotme. A mund të përcaktoheni ju si
shkrimtar politik?
Jam një shkrimtar i gjithanshëm. Shkrimtari politik nuk ekziston, aq më
pak shkrimtari historik apo shkrimtari policor. Të gjithë janë
shkrimtarë.
Disa janë të mirë, të tjerë të këqij.
Juve nuk ju pëlqen që t‘ju etiketojnë si një shkrimtar shqiptar apo ballkanik.
Këto etiketime nuk kanë kuptim. Shkrimtarët i kapërcejnë kufijtë e një
shteti, të një rajoni, kontinenti, por nuk është e thënë që për këtë
shkak të
shkëputen tërësisht nga origjina e tyre gjeografike. Sigurisht, romanet
e mia shtrihen në një realitet të përcaktuar gjeografikisht. Por
njëkohësisht
kam trajtuar dhe tema universale. Nuk besoj se kam folur për vendin tim
më shumë se ç‘kanë folur Balzaku, Gëte apo Tolstoi.
Si mbërritët tek e shkruara?
Përmes leximit. Kam lexuar “Makbethin” kur isha 10 vjeç. Ishte një
magjepsje aq e madhe, sa fillova ta kopjoja të gjithë pjesën me shkrim
dore.
Shekspiri është shkrimtari më i madh i botës. Është më i kompletuari
nga të gjithë, më vizionar se shkrimtarët e antikitetit, edhe pse atyre
u kam një
borxh të madh. Vetëm në moshën 27-28 vjeçare e zbulova siç duhej
literaturën antike greke. Isha i tronditur nga moderniteti i tragjedive
të Eskilit,
të cilat më dukej sikur reflektonin shqetësimet e mia si shkrimtar
disident përballë një shteti totalitar në shekullin XX.
Specialistët kanë folur gjithashtu edhe për ndikimin e letërsisë franceze të shekullit XIX në formën e romaneve tuaja…
Që herët kam lexuar shumë nga Balzaku, Zola, Flobert. E kam “gëlltitur”
“Urën e psherëtimave” (”Le Pont des soupirs”) të Michel ZÃvaco.
Letërsia
franceze ishte e ndaluar në çdo mënyrë në Shqipëri, ku prej një kohe të
gjatë ka ekzistuar një elitë shumë e rëndësishme frankofonësh, ashtu si
edhe
në Greqi apo Rumani. Idetë përparimtare të shprehura nga revolucioni
francez kanë luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e shteteve të
Ballkanit. Në
Shqipëri gjithashtu inteligjenca përvetësoi idetë antimonarkiste që
përdori kundër Perandorisë Osmane. Por komunistët e ndaluan mësimin e
frëngjishtes
në shkollë dhe e zëvendësuan me gjuhën ruse.
Në fund të viteve ‘50, studimet për letërsi i ndoqët fillimisht në
Tiranë e më pas në institutin “Gorki” të Moskës. A ndodhi gjatë
qëndrimit në Moskë
që ju u bëtë i vetëdijshëm për prirjet tuaja si shkrimtar?
Kur shkova në Moskë, e dija tashmë që isha një shkrimtar. Kisha
publikuar përmbledhje me poezi që patën një sukses të madh. Në Moskë e
kuptova shumë
shpejt se nuk dija më shumë për letërsinë se sa profesorët e mi.
Vizioni im për literaturën ishte shumë më i thellë dhe më i drejtë se
ai i disa
burokratëve të institutit “Gorki”, që përgjatë gjithë ditës shkruanin
mbi virtytet e soc-realizmit; gjithë tekstet që devijonin nga kjo linjë
zyrtare,
etiketoheshin si “dekadente” dhe të kalbura. Ishte dëshira për t‘iu
kundërvënë këtij konformizmi të ri që po lindte, ajo që më shtyu të
shkruaj
romanin tim të parë, “La Ville sans enseignes”, një roman i populluar
nga mashtrues, rrugaçë, prostituta që shpërfillnin sëmundjet veneriane.
Personazhet kryesorë janë tre studentë shqiptarë, ambiciozë dhe pa
skrupuj. Ata falsifikojnë një dokument historik. Është një roman i
errët, në
kundërshtim me letërsinë socialiste. Me kthimin tim në Shqipëri më
1962, publikova 30 faqe në një gazetë. Ekstraktet e publikuara u
ndaluan menjëherë.
Botuesi im francez do t‘i botojë së shpejti, ashtu siç i kam shkruar në
1959-ën. Nuk i kam ndryshuar asnjë fjalë.
Mohimi i realizmit është vazhdimisht i pranishëm në krijimet tuaja. Në
rrëfimet tuaja, kufiri që ndan racionalen nga irracionalja, realen nga
irealja,
fillimi mitik, është shumë i hollë dhe ju e ligjëroni mjeshtërisht. Për
këtë arsye, a mund të flasim për një “realizëm magjik” sipas mënyrës
latino-amerikane?
Realizmin magjik nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ai ka ekzistuar
gjithnjë në letërsi. Nuk mund ta imagjinojmë asnjëherë literaturën
botërore pa
këtë dimension ireal. A mund ta shpjegojmë “Komedinë hyjnore” të
Dantes, përshkrimet e tij të ferrit pa aplikuar një realizëm magjik?
Nuk do t‘i
gjenim të njëjtat fenomene as te Fausti, te “Tempête”, te “Don
Kishoti”, te tragjeditë greke ku qielli dhe toka janë gjithnjë të
gërshetuara. Jam i
habitur, i shastisur nga naiviteti i disa akademikëve që besojnë se
realizmi magjik i atribuohet specifikisht shekullit XX!
Një tjetër element i pranishëm në krijimet tuaja është denoncimi i
regjimit totalitar të Enver Hoxhës (1945-1985). Ju keni denoncuar
krimet e tij,
ndonjëherë haptas e ndonjëherë përmes fabulës e alegorisë. Si ka
reaguar regjimi ndaj kritikave tuaja?
Katër nga librat e mi: “Koncert në fund të dimrit”, “Pallati i
ëndrrave”, “Përbindëshi”, dhe “Qartësia e hënës” u urdhëruan të
ndaloheshin. Kjo do të
thotë që nuk mund t‘i gjeje asgjëkundi, as në treg dhe as në kthinat e
bibliotekave. Disa të tjera ishin gjysmë të ndaluara, gjë që do të
thotë se nuk
flitej kurrë për to në shtyp, sikur të mos ishin shkruar kurrë. Regjimi
kishte gjetur një metodë shumë të sofistikuar për të frenuar
shkrimtarët
disidentë.
Në shtator të 1990-ës ju e braktisët Shqipërinë dhe kërkuat azil
politik në Francë. Nuk është paksa paradoksale që ju vendosët të
largoheshit pas
vdekjes së diktatorit dhe në momentin kur pasardhësi i tij premtoi se
do të çliroheshit nga regjimi?
Sigurisht që mund ta kisha braktisur Shqipërinë edhe kur Enver Hoxha
ishte gjallë. M‘u dha dy herë rasti gjatë asaj kohe. Por të largoheshe
në atë
kohë nuk do të kishte shërbyer për gjë. Në të kundërt, në 1990-ën, kur
kisha vendosur përfundimisht të nisesha, mundësia e hapjes ndaj
demokracisë
ekzistonte në të vërtetë. Isha i bindur se vendi kishte nevojë për një
goditje që të dilte nga bllokadat e fundit. Nisja ime shërbeu pikërisht
për
këtë dobësim. Plot dy muaj më pas, studentët manifestuan nëpër rrugë.
Opozita mori kreun. Në 1992-shin mundën të mbaheshin zgjedhjet e lira
në
Shqipëri.
Pse menduat atëherë të vendoseshit në Francë?
Sepse ishte vendi që njihja më mirë. Librat e mi ishin pritur gjithnjë
me shumë ngrohtësi, edhe pse depërtuan me vështirësi. Franca gjithnjë
ka
treguar një lloj hapjeje ndaj letërsisë shqiptare. Për këtë ishte e
natyrshme që unë të vija në Francë.
Përvjetori
Shkrimtari lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër
Ismail Kadare, sot 73 vjeç!
Ismail Kadare, përfaqësuesi më i shquar i letrave shqipe, feston sot
ditën e lindjes. Ai erdhi në jetë më 28 janar të vitit 1936, plot 73
vite më
parë, në Gjirokastër. Qyteti i gurtë, ku kaloi fëmijërinë, la gjurmë të
thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Kadare ka qenë dhe është
protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve
‘60. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës
shqiptare,
ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet
legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë;
pa rënë në
kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht
në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në
udhëkryq, vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur
i bardhë për të. Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e
prozë,
laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit “Nobel” për
letërsinë për shumë vite me radhë. Në muajin dhjetor të vitit 2008,
Presidenti i
Republikës, Bamir Topi, propozoi zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail
Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2009. Pas një sërë
konsultimesh
me Akademinë e Shkencave shqiptare, me rrethe të ndryshme
intelektualësh, botuesish, kritikësh letrarë dhe personaliteteve të
spikatur të artit e të
kulturës shqiptare dhe të huaj, kreu i shtetit i dërgoi një letër
Akademisë së Çmimit Nobel, në përkrahje të kandidaturës së shkrimtarit
të madh,
Ismail Kadare, për marrjen e çmimit “Nobel” në letërsi për vitin 2009.
Kjo iniciativë nga ana e kreut të shtetit bëhet në të mirë të njohjes
së
mëtejshme dhe rritjes anembanë botës së imazhit të Shqipërisë, kombit
shqiptar dhe vlerave të tij të rralla artistike, kulturore dhe letrare,
të cilat
frymëzuan shkrimtarin Ismail Kadare. Vepra e Ismail Kadaresë është
përkthyer në 32 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të
përhapjes në tërë
botën e qytetëruar.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
» Ismail Kadare
» Ismail Kadare
» Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare
» VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE
» Ismail Kadare
» Ismail Kadare
» Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare
» VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi