Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare

Shko poshtë

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare Empty Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:21

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare I4e6va
Professori amerikan John Carey, ka thene per shkrimtarin tone
se:“Ismail Kadare, eshte nje shkrimtar qe hedh ne harte nje kulture te
tere: historine e
saj, deshiren, folklorin, politiken, fatkeqsite. Ai eshte nje shkrimtar
universal i nje tradite rrefimi qe shkon deri tek Homeri.”





MANHATTAN - NEW YORK : Mbas ish- kryeministrit te Kosoves, zotit Bajram
Kosumi, dhe kryeparlamentares se Shqiperise, zonjes Jozefina Topalli,
ne
tepullin e diturise, ne Nju Jork- vjen si i ftuar te ligjeroje ne
Uneversitetin Kolumbia, shkrimtari i madh shqiptar, zoti Ismail Kadare.
Ai vjen per
here te pare ne insituticionin i konsideruar si nga me presitigjozet ne
Bote. Pikerishte, aty ku ftohen per çdo vite te ligjerojne,
personalitetet dhe
figurat nga me te njohura prej kryqeterthor rruzullit. Ndersa, i eshte
bashkengjitur ndoshta per koicidence fteses, edhe Keshilli Kombetar
Shqipetaro - Amerikan, i cili, me kete raste, nje dite pas takimit ne
Columbia University, zhvillon nje ceremoni te veçante, per te nderuar
shkrimtarin tone te madh, zotin Ismail Kadare. Ai do te nderohet me
çmimin " Per Arritje Jetesore". KKSHA, me kete dite ka leshuar nje
deklerat, ku
shprehet se ka vendosur t'a nderoje Kadaren me motivacionin : "Per
kontributin qe ka dhene per komunitetin letrar boteror", thuhet nderte
tjera ne
dekleraten e sipercituar.





Kadare, i cili, sipas njoftimeve ketu ne komunitet, ka mbrritur(
te shtunen 15 prill), pas dite, ne Nju Jork, ne aeroportin
nderkombetar:"John F.
Kennedy International Airport", i ka vizituar SHBA-es, disa here. Si i
ftuar nga komuniteti yne, dhe ndonje Universiteti amerikan. Njehereshit
, duhet
peremdur edhe fakti, se ne qarqe te ndryshme ne bashkisine shqiptare,
egzistojne edhe kritika, te hedhura ndaj shkrimtarit te madh shqiptar,
dhe
njerit prej figurave me te njohura te letersise boterore,ku flitet
rreth te kaluares se tij. Sidoqofte, arrdhja e tij ka ngjallur nje
interesim te
madh tek shqiptaret e Amerikes. Kandare ka qene disa here kandidati per
te fituar çmimin Nobel per Letersi.Ai eshte fituesi i pare çmimit “The
Man
Book International”. Cmimi “The Man Book International”, nje iniciative
e re kjo e hapur ne Britanine e Madhe, me vlere £60.000(sterlina).
Çmimi ky
qe pase Kadares, do te jepet çdo dy vjet i sponsorizuar nga kompania
Man Group, e cila sponsorizon dhe Çmimin “The Man Booker Price” per
fiction(proze
artistike).





Amerikanet per Kadarene:





Professori amerikan John Carey, ka thene per shkrimtarin tone
se:“Ismail Kadare, eshte nje shkrimtar qe hedh ne harte nje kulture te
tere:
historine e saj, deshiren, folklorin, politiken, fatkeqsite. Ai eshte
nje shkrimtar universal i nje tradite rrefimi qe shkon deri tek
Homeri.” Ndersa,
per njohjen edhe me shume te Kadares, ne opinionin amerikan e qarqet
letrare ne SHBA-es, ka shkruar se fundi dhe gazeta The New York Times.
Muajin
janar te ketij viti dy here brenda dy javesh, kjo gazete qe eshte
padiskutim nje nder gazetat kryesore amerikane, dhe me e madhja e
Botes, botoje
shkrimet per librin e ri te shkrimtarit Ismail Kadare, “Trashegimtari”.
Kritiku letrar amerikan Richard Eder, shkruan ne gazeten The New York
Tajms,
se ngjarjet e librit "Trashegimtarit", i shkojne aq per shtat stilit te
Kadarese, nje universi te ankthit qe ai ka krijuar gjate viteve, sa qe
shpesh
duket sikur ai vete me ato qe shkruan i jep jete.





Kadareja, vazhdon kritiku, e ben misterin me te mistershem, deri
ne ate pike ku nuk ka me rendesi te pyetet pse apo kush, aty ku koha
ben
ecejake mes te shkuares dhe se ardhmes. Mes shkrimtareve te medhenj te
kohes moderne, dhe Kadareja eshte nje prej tyre, vazhdon autori, vetem
Kafka,
ka eksploruar nje territor te tille.

Te dy perdorin nje butesi endacake, nje hare te zymte per te
krijuar makthin, e megjithate te dy jane teper te ndryshem. Alegorite e
Kafkes merren
me nje bote abstrakte qe na lejon te kuptojme pafuqine me te cilen ne
jetojme ne boten tone. Ndersa tiranite raskapitese qe krijon Kadareja,
po
aq universale, jane te erreta dhe me rrenje te thella, shkruan kritiku
Richard Eder. Romani "Trashegimtari", doli per shitje ne librarite ne
Amerike,
ne muajin shkurt. Libri eshte perkthyer nga David Bellos. Shtepia
botuese Arcade, theksone gazeta e sipercituar qe nxorri ne qarkullim ne
SHBA-es,
romanin "Trashegimtari", ka ne proces botimi edhe romanin tjeter te
Kaderese, ate me titull" Vajza e Agamemnonit". The New York Times ju
ri- kujtoje
lexuesve te saje se shkrimtari i madh shqiptare Ismail Kadare, eshte
fituesi i pare çmimit prestigjioz nderkombetar Man Booker, qe per here
te pare
filloi te jepej kete vit edhe per shkrimtare te tjere veç atyre te
vendeve anglishtfolese.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare Empty Re: Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:21

Të fshehtat që i besova Qiriazit në diktaturë





Mberriti ne Nju Jork - shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare 28akvo5

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer miqësinë
me poetin tjeter në ditët e vështira të regjimit, ku i kanë besuar
njëri-tjetrit të fshehta që të kushtonin jetën

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare e quan të pikëllueshme që
vdekja e një poeti të talentuar si Dhori Qiriazi ka kaluar në heshtje
në Shqipëri.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer miqësinë
me Qiriazin në ditët e vështira të regjimit, ku i kanë besuar
njëri-tjetrit të
fshehta që të kushtonin jetën. Kadare ka komentuar edhe letrën që i ka
dërguar ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës, Hekuran Isai, ku i ka
përmendur mënjanimin e Dhori Qiriazit. Shkrimtari i njohur ka rrëfyer
gjithashtu edhe për marrëdhëniet e tij me shkrimtaren Hertha Muller,
fituese e
çmimit “Nobel” për këtë vit.

Zoti Kadare, përpara disa ditësh u nda nga jeta poeti dhe përkthyesi
Dhori Qiriazi, një nga miqtë tuaj të rinisë. Por, ashtu sikur ndodhte
kur ishte
gjallë, edhe vdekja e tij kaloi gati në heshtje në Shqipëri. Ç’mund të
na thoni për këtë? Eshtë e vërtetë se ka ndodhur ashtu siç thoni ju dhe
kjo
është tepër e pikëllueshme. Dhori Qiriazi jo vetëm ka qenë një nga
poetët më të talentuar shqiptarë, por hynte ndër ata shkrimtarë, që me
aq sa ishte
e mundur në atë kohë, përpiqeshin të mbronin me këmbëngulje vlerat
njerëzore dhe universale të artit. Për fat të keq, aksioni i tij letrar
qysh herët
ndeshi me barrierën penguese të regjimit. I ati i tij, emigrant në
botën perëndimore, ishte vjega që regjimi gjeti për të përligjur
mënjanimin
sistematik të tij nga jeta letrare.

Në librin tuaj “Pesha e kryqit” botuar para gati njëzetë vitesh, në
shqip dhe në frëngjisht në Francë, keni shkruar se keni qenë miq
jashtëzakonisht
të ngushtë, nga ata që i besojnë njëri-tjetrit çdo të fshehtë. Çfarë do
të thoshte kjo në një sistem diktatorial? Kjo do të thoshte atë që do
të thotë
edhe sot, me të vetmin ndryshim, se në atë kohë të fshehtat e mëdha
lidheshin me çështje dramatike, që mund të të kushtonin jetën. Prandaj
besnikëria
në miqësi në atë kohë ishte diçka me të vërtetë sublime. Këtë besnikëri
do t’ia kujtoj për jetë si gjënë më të shtrenjtë Dhori Qiriazit.

Në librin e ish-drejtorit të Arkivave, Prof.Dr. Shaban Sinanit “Një
dosje për Kadarenë” është botuar një letër e juaja drejtuar ministrit
të Brendshëm
të asaj kohe, Hekuran Isai, ku përveç që i kërkoni që të lejohet të
vizitojë babanë e tij plak jashtë shtetit, përmendni edhe mënjanimin e
tij. Si e
kujtoni tani këtë ngjarje? Eshtë gjëja më e paktë që mund të bëja për
të. Ishte i vetmuar, në Ersekën e largët, me siguri i përgjuar nga
militantët
fanatikë, që ishin aq të palodhur kundër shkrimtarëve. Ne, shokët e tij
në Tiranë e vuanim mënjanimin e tij. Kishte vështirësi botimi. Kishte,
me
siguri, udhëzime të fshehta që të pengohej sa më shumë. Në kryesinë e
Lidhjes i kam ngritur dy-tri herë ato çështje që i shkruaja ministrit

Brendshëm. Më kot.

Edhe një pyetje të fundit: Çmimin Nobel këtë vit e fitoi shkrimtarja
gjermane Hertha Müller. Ç’mendoni për të? Në librin tuaj “Ra ky mort
dhe u pamë”,
para dhjetë vjetësh keni shkruar se e keni njohur këtë shkrimtare në
Berlin në një forum ndërkombëtar për Kosovën. A mund të na thoni diçka
më shumë
për të dhe për incidentin e rëndë që ndodhi atje? Për të qenë i saktë
po ju riprodhoj disa radhë nga libri: “Berlin, 4 korrik 1989. Shtëpia
Henrich
Böll ka organizuar një forum për Kosovën. Ka shkrimtarë, historianë dhe
filozofë nga gjithë Europa... Midis të ftuarve Gunter Grass, Daniel
Cohn
Bendit, Jacques Rupnik, Andre Gluckmann, Vesna Pesiç, Georgy Konrad,
Herta Müller. Forumi hapet me lexim teksti nga “Tri këngë zie për
Kosovën”... Në
Gjermani, ashtu sikurse në Francë, Kosova i ka ndarë intelektualët në
dy kampe. Edhe në këtë forum ndihet nervozizmi kundërshqiptar. Në
pushimin midis
dy seancash ai shpërthen në një trajtë tejet vulgare: një serb e shan
Hertha Müllerin me fjalën “kurvë”.”

Ky ka qenë incidenti. Para se të ndodhte dhe natyrisht para tij kam
folur disa herë me Hertha Müllerin. E kishte mbrojtur çështjen e
Kosovës në një
mënyrë të admirueshme. Pas incidentit, sytë e saj të kthjellët u
trishtuan shumë, por në sytë tonë ajo u bë edhe më e hijshme.



Kush eshte Dhori Qiriazi

Dhori Qiriazi lindi në vitin 1933, në Lëngëz të Kolonjës. Ka mbaruar
studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, në vitin
1958 për
gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe
në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban
titullin
“Mësues i Popullit”. Nga viti 2003 është anëtar i përjetshëm i Klubit
“Bërns” (Irvine Burns Club), në qytetin Irvine në Skoci. Vdiq në
Tiranë, më 2
tetor 2009.

Disa nga titujt e veprave:

· Kur zemra rreh së pari (1958)

· Balada intime (1963)

· Poema e ushtarit (1968)

· Pishat me kristale (1971)

· Poezia shqipe (1974)

· Poezi (botuar në Prishtinë) (1976)

· Vitet (1982)

· Blerta (1981)

· Nekrasov, “Kush rron i lumtur në Rusi” (1982)

· Guri i kripës (1984)

· Kukuli dhe shigjeta (1986)

· Libri i këngëve - Petrarka (përkthim) (1995)

· Memorje - Gjon Muzaka (përkthim dhe pajisje me shënime) [1996]

· Gjauri, I burgosuri i Shilonit - Bajron (përkthim) (1996)

· Lirika Antike Greke, Antologji (përkthim) (1997)

· Dhimitër Kamarda, studim (1997)

· Poezi - Robert Bërns (përkthim) (1998)

· Kujtime mbi Tolstoin (përkthim) (1998)

· Kufoma e gjallë - L. Tolstoi (Dramë) (përkthim) (1998)

· Krishterimi në Shqipëri (2000)

· Baladat intime (ribotim 2001)

· Sheshi i Shatrivanit - S. Kuazimodo (përkthim) (2001)
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi