Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE

Shko poshtë

VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE Empty VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 28 Dec 2009 - 9:14

VITET E PËRPLASJEVE DHE MUNDIMEVE

Shkruan :Shaban Cakolli




Motra dhe vëllëzër shqiptarë kudo që ndodheni,


Kanë mbetur më pak se 70 orë deri në përplasëjen e viteve kalendarike,kur babagjyshi plak do i dorëzoi pushtetin mandatarit të ri.
Për dallim nga zgjedhjet pushtetare të cilat bëhen në çdo katër vite,shumë nga pushtetarët nuk lanë gurë pa lëvizur të mbajnë pushtetin tërë jetën në kolltuqet
e buta dhe gjepat e majur,babagjyshërit bëjnë zgjedhjet në çdo vit.Ata duhet të japin llogarinë e tyre çdo vit dhe jo nëpër kolltuqe të buta,por bëjnë
rrugëtime të gjata nëpër glob.Babagjyshërit nuk shpëtojnë pa dhënë llogari dhe humbësit ndëshkohen me rrëzim nga pushteti.

Sido qoftë viti që po lëmë pas nuk do të kaloi pa u ndëshkuar,dhe ja përse:Viti që lam pas i la shumë,shumë qytetarë pa vende pune,të cilët ekzistencën e tyre e siguruan
duke punuar me karroca në tregje pavarësisht moshave gjyshër,prindër e fëmijë.Qyteteve iu nxu fryma nga zhvendosja e fshatarëve nga viset malore në qendra të qyteteve
pak më të mëdha.Fshatarët nuk bënë mirë që ngulfatën ajrin e qyteteve,por ata thonë:Erdhëm këtu nga se tokat nuk kishim me çka ti plehnonim,nuk kishim mjete të punojmë arat,
nuk kishim shkolla të i dërgonim fëmijët,nuk kishim ambulanca për barëra e vizita mjeksore,nuk kishim rrugë dheas mjete transportesh të zbritnim në qytete
për disa gjëra elementare etj.........
Shumë student të dëshpruar disa mijëra kanë marrë diploma Univerzitare,por punësimin vetëm mund të e shohin në ëndërr nga se asnjë gjasë për realitet nuk ka!

Megjithatë ka shqiptarë të ndarë në klasaa:shqiptarë që jetojnë në vila të larta,shqiptarë në përdhese,shqiptarë pa strehë,shqiptarë që drekojnë dhe darkojnë me mishëra,shqiptarë që darkojnë me kafshore
të thatë dhe nga ata që nuk drekojnë e darkojnë fare!!!Shkrimtarët dhe poetët që nuk mund të botojnë kurrë librin e tyre se mjete nuk kanë dhe pa to
nuk ua boton kush,shkrimtarë që muaj të tërë punojnë me punë krahu për të botuar një libër të cilin ose do e shpërndajnë falas,ose do u myket në rafte se libër sot pak kush blenë.Në anën tjetër

ka këngëtarë të lagjeve,fshatrave,qyteteve,diku nga pesë këngëtar një shtëpi,që këndojnë me tarabuka,legena,pipza,lloj lloj krismash,kërcime dhe shkarravitje,britma,melose turko-greko-sllavo -rome,
të cilët nuk dijnë çka do të thotë termi vlerë,por që arritën të ua shpërlajn trurin rinisë me antivlera dhe ua kanë zhveshur gjepat qytetarëve.Koha e këngëtarëve me flokët bishtaleca,gjysmë mjekrra
dhe shpuerje dhe ngarkuarëje të hundëve dhe buzëve me lloj-lloj telash,që në vend të vlerës sjellin shunde dhe kiqe nuk është e shkurtër po ka dhjetëra vite,sepse Ministria e Kulturës duket pak e lodhur
dhe jo fort e interesuar për vlera.Kështu dhjetvjetorët që lam pas ishin kohë antivlerash dhe muzikantet e kiçit kishin të ardhura krahas me qeveritarët,kurse këngëtarëve që sjellnin vlera ju hasi sharra në gozhdë.

Shqiptarët mërgimtarë edhe këtë vit e kaluan me punët më të rënda të krahut,me paga shumë të ulëta të mbajnë familjet,të ndihmojnë skamnorët,etj.....

Shqiptarët mbetën të mërguar prej vitesh për të ndihmuar familjet dhe shtetin,shumë prej tyre mbetën pa u pajisur me dokumente udhëtimi sepse nuk ka ndonjë
sezonë që mund të marrin pushime për rregullimin e dokumentacioneve,kurse përfaqësi konsulare Kosova nuk ka në shumë vende ku jetojnë mërgimtarët.
si do dhe me sa do mundi që kaluan këtë vit shqiptarët,të enjëten më 31 dhjetor në orën 12.00 të mesnatës do ti lënë prapa shpine të gjitha hallet dhe vuajtëjet e tyre për disa orë dhe do të festojnë ndrrimin e viteve,
do të luten për nismën e sukseshme të vitit tjetër etj...........

Shqiptarët do të festojnë,por edhe festimet do jenë të shumë llojshme:

Disa do të zgjedhin lokale luksoze me familje apo shoqëri të festojnë bashkarisht,në atmosferën e bredhit të ndritshëm,me këngëtar/këngëtare për rreth,
me pije dhe meze nga më të dëshirueshme dhe dikur do të bëhen tapë!

Disa do ta pritin në shtëpinë e tyre me familje dhe ndoshta edhe miq,me një manifestim sipas takatit të tyre.Një pjesë tjetër do të qajnë me lot në sy
për të afërmit e tyre që me vite ua zhduki lufta,dhe do të luten që viti që po vjen të ndriqojnë diqka rreth tyre.Një kategori të invalidëve të luftës, e skamnorët do të luten më tepër që viti në vijim
të ju sjell diqka më mirë.Jo pak do të ken dalur këtë javë në rrugët e qyteteve lypsarë me shpresë edhe fëmijët e tyre të bëjnë ndonjë xixë shenje feste.

Pa dyshim shumë nga lagjet në mungesën e rrymës si gjëthnjë do të detyrohen të ndezin qirinjët.

Sidoqoftë secili do të festoj në mundësinë e vet,secili do të lutet që viti që po vje të sjell diq të mirë për ta.Veq lutjeve për vitin e ri duhet të lutemi

të mbarrin të mbarën administratat,organizatat punonjëse,Keku-n,shkollat ,spitalet..............

Fundja nëse viti që po vje nuk realizon premtimet,patjeter vitin tjetër do të d ndëshkohet me humbje pushteti.

Në pamundësi të u ndihmojmë qytetarëve tanë,ne i lusim ata të pranojnë urimet më të përzemërta për vitin e ri 2010.Ju dëshirojmë shëndet të mbarë,fat në punësim,shkollim dhe për një jetë më normale se deri më tani.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi