BERATI Atje ku u thye 555 vjet me pare Skenderbeu
Faqja 1 e 1

Qyteti 2400 vjeqar mbart nje histori shume
interesante dhe te bukur. Arkeologet mendojne se ai banohet pa
nderprerje qysh nga periudha parahistorike.
Nderkohe qe historografia gjermane percakton se qyteti u themelua nga
Gjenerali Maqedonas Antipatri ne vitin 321 Pk.
I quajtur me emrin e tij Antipatrea ai njihet si qender e Koinonit te
Dasareteve, nje fisi te njohur Ilir qe here pas here ishte shnderruar
ne arene
lufterash dhe perplasjesh midis shteteve antike. Autori antik i cili e
permend per here te pare Antipatrean eshte Polibi ne vitin 216 pk.
(Polibius,
V.108.2 cituar ne Iliret dhe Iliria tek autoret antike, fq.59).
Disa vite me vone pikerisht ne vitin 200 autori Romak Tit Livi (Livius,
XXXI, 27. Po aty fq.107) pershkruan ne shkrimet e tij se qyteti u
shnderrua ne
shesh luftimi midis Romakeve dhe Maqedonasve. Periudha Romake di te
kaloje pa regjistruar ndonje ngjarje te rendesishme. Vetem ne mesin e
shekullit te
V te Perandori Bizantin Teodos II kreu punime rindertimi dhe
fortifikimi ne te, te cilat u vazhduan nga motra e tij Perandoresha
Pulkeria. Do te jete
pikerisht kjo e fundit qe ne vitin 453 do ta pagezoje qytetin me emrin
e ri PULKEROPOLIS. Me kete emertim Berati permendet edhe ne
udherrefyesin e
Hieroklit (Iliret dhe Iliria tek autoret antike, fq.453) si nje nder
nente qytetet kryesore te provinces bizantine te Epirit te Ri. Nje
shekull me
vone do te permendet nga Prokopi i Cezarese. (po aty, fq.435) si nje
nder 48 ndertimet e Perandorit Justinian ne Epirin e Ri. PulkeroPolis,
Berati do
te quhet deri ne shekullin e IX. Gjate pushtimit Bullgar (860-1018) ai
do te shnderrohet ne njeren prej qendrave te pushtetit te kesaj
Perandorie ne
Shqiperi. Veqoria kryesore e administrimit bullgar ishte shnderrimi i
emrave te vendeve, nga emrat e vjeter ne emra sllave. Nder te paret qe
paten
kete fat ishte edhe qyteti ne fjale i cili u quajt Belgrad (qytet i
bardhe). Me kete emer ai permendet per here te pare ne letren qe Papa
Mikeli VIII
i dergoi mbretit bullgar Borisit me vone Berati (ACTA ET DIPLOMATA, DOC
55). Me largimin e ‘‘ dhimshem’‘ te bullgareve ne vitin 1018 qyteti iu
rikthye
perseri Bizantit. Ndersa nje shekull me vone ju bashkangjit territoreve
te Despotatit te Artes. Do te ishte pikerisht kreu i pare i ketij
shteti
Despoti Mikel I, i cili do te parapelqente ate si rezistence te re te
tij. (Histori e popullit shqiptar, Tirane 2003, fq.233 ). Ne
keshtjellen e
Beratit ai do te gjej vdekjen ne nje nate te erret te vitit 1216 kur
vrastare e komplotisteve te drejtuar nga, vellai Teodori do t’i jape
fund jetes
se tij.
Me vone Berati do te kaloje nje sere pushtimesh ku do te permendim ato
te Napolit, te Mbretit Serb Stefan Dushanit dhe Perandorise Osmane.
Nderkohe qe
diku rreth vitit 1350 ky qytet do te kthehet ne qender te principates
shqiptare te Muzakajve ishte Princi Andrea II-te qe ia mori Beratin me
forcen e
ameve komandantit Serb Jovan Komnen Asenit, kunatit te perandorit Serb
Stefan Dushanit. Pas nje dominimi afro 70 vjeqar familja Muzaka do te
detyrohet
t’ia dorezoje Beratin perballe fuqise osmane ne vitin 1417. Periudha e
sundimit osman do te jete nje nder me te gjatat per vete qytetin duke i
dhene
atij formen e emrit te sotem Berat dhe karakteristikat e botes se
Orientit.
Kalaja
Nje nga monumentet me te bukur, me te medha dhe me te rendesishem te
historise dhe kultures shqiptare eshte padyshim kalaja e Beratit. Me
formen e saj
te spikatur ne trajte trekendeshi ajo ngrihet mbi nje koder te larte
187 m, e cila ndodhet ne bregun e djathte te lumit Osum, duke dominuar
luginen e
tij (Hena Spahiu, Qyteti Iliro Arberor i Beratit. Tirane 1990, fq.
9-11). Ne te kaluaren siguria e kesaj keshtjelle ka qene maksimale,
sepse
projektuesit e saj e ndertuan pikerisht ne kete koder ku ana jugore bie
thike mbi Osum, anet lindore dhe perendimore kane pjerresi te madhe
ndersa ne
anen veriore kodra ulet embel drejt qafes se Biftes, duke siguruar
komunikimin.
Muret kane nje perimeter prej 1400 m brinja lindore e ketij trekendeshi
eshte e gjate 620 m ndersa dy tjerat jane te barabarta dhe jane te
gjata 410 m
(Berati, Historiadhe arkitektura Tirane 1988, fq. 34). Ndryshe nga
keshtjellat e tjera kalaja e Beratit ka qene e pajisur me 24 kulla te
cilat
emertohen sot me emrin turk TABJE se bashku me muret ato i perkasin
periudhave te ndryshme te ndertimit qe nisin qysh nga shekulli IV Pk
dhe
perfundojne gjate kohes se sundimit te Ali Pashe Tepelenes (1813-1821).
Brenda siperfaqes prej 9.6 ha te kalase ndodhen disa kisha, nje pjese e
te
cilave rrenoje, Sarajet turke, rrenojat e dy xhamive, sternat e ujit te
quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandes, sheshi i quajtur fusha e madhe
etj.
Nderkohe qe pjesen me te madhe te ketij oborrit te brendshem e zene nje
sere rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtepi banimi te cilat perbejne
lagjen e
quajtur kala.
Gjithsej ky monument ka kater porta komunikimi. Njera prej tyre dhe
pikerisht ajo qe paraqet me shume interes per shkak te elementeve
perberes te saj
eshte ato e anes juglindore. Pasi kalon ne te futesh ne nje oborr te
fortifikuar, ku perpara te del nje porte e dyte pikerisht ne murin
ballor te saj,
ne anen e djathte te nje harku (Apollon Baqe, qyteti i fortifikuar i
Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet nje monogram me tulla
te kuqe qe
i perket ndertimeve bizantine te vitit 1204. I ndertuar ashtu si i
gjithe kompleksi mbrojtes nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me
monogramin ne forme
kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po kete emer ‘‘Porta e Mihal
Komnenit’‘.
Rrethimet
E gjithe periudha e Mesjetes u karakterizua si kohe lufterash e cila u
shoqerua me dhune te vazhdueshme. Gjate saj njerezit detyroheshin te
pergatiteshin per lufte ne qdo kohe. Per t’u mbrojtur nga sulmet e
huaja ndertoheshin fortifikime dhe keshtjella te cilat ngriheshin ne
vende
strategjike dhe pajiseshin me mure te forta per t’u mbrojtur me
lehtesi. Nje fortifikim te tille kishte edhe keshtjella e Beratit e
cila gjate jetes
se saj kaloi shume rrethime nga te cilat mund te permendim disa .
Sipas autorit antik Tit Livit ne lufterat Romako-Maqedonase te vitit
200 Pk. ushtria romake rrethoi Antipatrean ‘‘Konsulli Romak Sulpici
dergoi kunder
Antipatreas Legatin e tij, Luc Apustin i cili i vrau banoret nga 16
vjeq e lart, e leshoi ushtrine per plaqke, i prishi muret dhe i vuri
zjarr
qytetit’‘, kalimet nga duart e nje pushtuesi ne duart e nje tjetri nuk
lane gjurme te dhunshe mbi Beratin gjate shekujve te mesjetes se
hershme.
Nderkohe qe vetem ne veren e vitit 1280 qyteti njohu rrethimin nga
anzhuinet e mbreterise se Napolit. ‘‘Qeshtja qe Karli kishte me teper
perzemer
ishte rrethimi i Beratit’‘. (ACTA ALBANIE, I.431). Trupat anzhuine
arriten ne 8000 veta te cilet ishin kembesore, harketare, balistare
etj. Ata
perdoren kunder Beratit katapulta dhe makina gurehedhese duke perdorur
kunder mbrojtesve edhe ‘‘zjarrin grek’‘ te perdorur me pare gjate
mbrojtjes se
Kostandinopojes nga Arabet.
Ndonese Anzhuinet ishin te shumte, te armatosur me se miri dhe te
rreshtuar me se miri ne menyre te persosur (PAHYMERES VEP. I. N.32) ata
moren vetem
pas gjashte muaj rrethimi lagjet e jashtme te qytetit. Fortifikimi
shume i fuqishem i Beratit i mundesoi garnizionit Bizantin dhe
qytetareve qe ta
mbronin me sukses per 10 muaj rrethim ate. Kapja rob gjate nje ndeshje
e komandantit anzhuin (kapitenit dhe Vikorit te shqiperise, Durresit,
Vlores,
Butrintit dhe Korfuzit) Hugo De Suli solli humbjen e Anzhuineve duke i
siguruar fitoren Bizantineve, kronistet e te cileve e quajten betejen e
Beratit
te shkelqyer.
Ndersa nje tjeter rrethim ishte ai i vitit 1356 kur pasardhesi i Car
Stefan Dushanit, Uroshi sulmoi Beratin. Nje dokument i kohes diptiku
(ungjilli) i
Manastirit te Shen Gjergjit e pershkruan keshtu kete ngjarje (grup
autoresh Berati, historia dhe arkitektura. Fq.27)… ‘‘Kur serbet
pushtuan Beratin,
plaqkisnin dhe varnin nga te dyja anet e rruges jashte kalase, por
shpetoi e gjithe kalaja’‘, te cilen serbet nuk arriten dot ta
pushtojne. Nje tjeter
rrethim qe Berati e perballoi me sukses ishte ai i vitit 1438. Nga
kryengritja e vitit 1433-1435 Teodor Muzaka i riu ia mori qytetin e
Beratit turqve
dhe ringriti Principaten e Muzakajve. Pikerisht ne vitin 1438 ai u
rrethua ne keshtjellen e Beratit nga osmanet. Rrethimi zgjati shtate
muaj ku qyteti
u godit per here te pare me artileri. Pasi nuk e mori dot Beratin
Komandanti turk Turhan Pasha beri nje masaker ne Myzeqe duke ngritur
nje piramide me
koka te prera.
Traktati i Gaetes
Sipas traktatit te Gaetes nenshkruar midis Skenderbeut dhe Mbretit
Alfons V-te i Napolit (Grup autoresh, Ceshtje te historise se shtetit
dhe se
drejtes, Tirane 1997, fq.48) te neshkruar ne Gaeta (Napoli) ne 26 Mars
1451, Alfonsi e merrte nen mbrojte Skenderbeun dhe banoret e tjere
shqiptare
farefis dhe vasal te tij dhe detyrohej t’i jepte ndihme ushtarake dhe
financiare per vazhdimin e luftes kunder Turqise. Alfonsi (po aty.
Fq.49) merrte
persiper jo vetem mbrojtjen e Skenderbeut por edhe qlirimin me forca te
perbashketa te tokave shqiptare te pushtuara nga turqit si: qytete,
keshtjella, krahina. Per territoret qe do te cliroheshin prej osmaneve
Alfonsi i V-te do te vendoste se cilat do ti mbante per ti administruar
vete
dhe per pjeset e tjera qe do tua jepte Skenderbeut dhe zoterinjve te
tjere.
Si qyteti i pare per t’u qliruar nga operacioni i perbashket
shqiptaro-napolitan, u caktua Berati i cili kishte jo vetem rendesi
strategjike dhe
ekonomike, por ishte dhe avantazhi kryesor i pozicioneve turke me
shqiperine e Jugut.

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Re: BERATI Atje ku u thye 555 vjet me pare Skenderbeu
Beteja e Beratit
Berati ishte qendra e Principates se Teodor Koron Muzakes pjesemarres
dhe aleat i Skenderbeut ne Lidhjen e Lezhes. Teodori e rikrijoi
Principaten me
kryengritjen qlirimtare te vitit 1443, pot e humbi ne vitin 1450.
Teodori i plakur dhe i semure i kerkoi ndihme Skenderbeut qe ne emer te
Lidhjes te
merrte ne mbrojtje Beratin. Skenderbeu dergoi per kete qellim kapiten
Pal Maneshin me 800 ushtare. Turqit e shfrytezuan kete rast dhe me
tradhti
pushtuan qytetin qe sapo ishte marre ne dorezim nga rojet shqiptare.
Pal Maneshin e kapen rob ndersa Teodorin plak e ngriten nga shtrati ku
lengonte
dhe e varen. Me ripushtimin e Beratit turqit penguin shtrirjen e Luftes
qlirimtare drejt jugut te Shqiperise. Nderkohe sulmi per marrjen e
Beratit nga
Aleanca Shqiptaro-Napolitane nisi ne korrik te vitit 1455. 15.000
njerez nga te cilet 8000 kalores dhe 7000 kembesore rrethuan qytetin
(M. Barleti,
Historia e Skenderbeut. Tirane 1983, fq.423) rrethuan keshtjellen
sebashku me ta ishin edhe 500 ushtare Napolitane (Histori e Popullit
Shqiptar,
Tirane 2003, fq.419), te cilet ishin pergjithesisht artilere te cilet
vendosen per bombardimin e mureve tarmentat (topat) ose siq i quan
Barleti
‘‘Perdredhoret’‘.
Garnizoni turk perbehej prej 1000 ushtaresh te cilet ‘‘Kur pane se
muret po tronditeshin nga perdredhoret e ngritura dhe se qyteti po
mbetej ne shume
vende i zhveshur’‘ hyne ne bisedime me sulmuesitdhe kerkuan nje
armepushim 1 mujor kerkese qe u pranua per 15 dite (Histori e Popullit
Shqiptar,
fq.419). Pasi perfundoi marreveshjen me komandantin turk te keshtjelles
Gjergj Kastrioti marri masat e duhura per t’u sinjalizuar nga ndonje
sulm te
mundshem turk, urdheroi qe 4000 vete se bashku me topat te mbanin te
rrethuar Beratin. Ndersa pjesen tjeter te ushtrise nen drejtimin e
Muzakes se
Angjelines dhe Tanush Topise e zhvendosi ne fushe buze Osumit. Kjo gje
u be per te shlodhur ushtaret nga vapa derisa te vinte dita e caktuar e
dorezimit te qytetit.
Nderkohe sultan Mehmeti i II-te i cili e konsideronte Beratin si nje
pike te rendesishme strategjike qe do t’i trondiste pozitat turke ne
shqiperi
dergoi drejt tij 40 000 kalores te perzgjedhur nga fushe-kosova ku
kishte vendosur rezidencen (Histori e Popullit Shqiptar, po aty). Ne
krye te saj ai
vendosi tre ish drejtues te Sanxhakut shqiptar si: Isa Bej Evrenozin,
Hamza Beun dhe Sebali Pashen. Nga fushe kosova me nje shpejtesi te
madhe keta
trupa kaluan ne Kaqanik, luginen eVardarit, Nemanastis, fushen e
Korces, Voskopoje, Guri i prere, Dobrenje, Qafa e Dardhes, Vodice,
Berat. (I. Adami.
Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi. Tirane 1983, fq. 63-64),
kalimi i osmaneve ne rruge dytesore dhe moslajmerimi per kete sulm i
rojes malore
mundesoi ofensiven surprize te turqve. Pasditen e 26 Korrikut kur
trupat shqiptare pushonin te qete buze Osumit u sulmuan dhe u
masaskruan ashtu te
‘‘zhveshur’‘ dhe pa arme nga osmanet. Nderhyrja e Skenderbeut dhe e
Gjergj Arianitit ishte e pa vlere sepse gjithqka kishte perfunduar atje
buze
Osumit, ujerat e te cilit ‘‘u skuqen’‘ nga gjaku i 5000 ushtareve te
vrare. I gjithe kampi me te gjithe rezervat, topat, armet dhe mjetet e
rrethimit
u bene pre e turqve, te cilet as vete nuk e menduan nje fitore kaq te
shpejte dhe te papritur. Pasi perfundoi lufta (ose beteja e fituar me
lehtesi
prej turqve) trupat turke u ngjiten ne keshtjelle. Pasi forcuan
garnizonin dhe bene meremetimin e mureve te keshtjelles ato u larguan
drejt Stambollit
duke marre me vete ngadhnjimin e fitores.
Qmitizimi i Heroit
Historiani Austriak Falmerajer (Elementi shqiptar ne Greqi, Tirane
2003, fq.259) per betejen e Beratit ne analizen qe i ben asaj shprehet
se, ‘‘masat
paraprake te marra nga Skenderbeu ishin llogaritur me bindjen se ne
qytet kishte nje mase te madhe me fryme antiturke e cila perballe
epersise se
shqiptareve do t’i hapte portat e qytetit. Ndryshe nga shume
historiane, sidomos nga ato shqiptare, te cilet perpiqen te gjejne tek
Skenderbeu vetem
anet me te mira te gjenealitetit te tij, Falmerajeri nxjerr ketu
‘‘gabimet’‘ e Skenderbeut, te cilave mund t’i ‘‘faturohet’‘ disfata ne
Betejen e
Beratit. Plani i sulmit ishte perpunuar me pak seriozitet (po aty, fq.
259) saqe Skenderbeu ne vend qe te vazhdonte sulmin ne te earen e hapur
ne
mure, ndoqi keshillen e komandanteve te tij, per nderprerjen e sulmit
me qellim qe t’u jepte turqve dy jave afat per dorezim, keshtu
shqiptaret hoqen
dore nga rregullat e disiplines (po aty, fq. 260) dhe te shkujdesur
filluan te prisnin afatin e dorezimit. Nderkohe dhe vete Skenderbeu nuk
besonte se
Sulltani do te ndermerrte nje sulm kunder tij. Ishte pakujdesia e
Skenderbeut thekson Falmerajeri, mendjemadhesia dhe shkujdesja te cilat
i sollen
prapesi heroit qe nuk ishte mundur kurre. Pa marre paralajmerim ose
komunikim nga zbuluesit, pa u njoftuar nga rojat kufitare turqit u
shfaqen ne
befasi te plote. Duke shperthyer ne kamp kaloresit turq i gjeten
shqiptaret ne gjume, duke lozur zare, duke u freskuar ne ujerat e
Osumit dhe ashtu te
pambrojtur i grine ne nje masaker te vertete. Skenderbeu, Heroi i
Europes, nuk mund ta ndalte dot tmerrin dhe shkaterrimin dhe megjithe
nderhyrjen
energjike edhe ai u perfshi nga vala e arratisjes se pergjithshme.
Ndersa nga ana tjeter Sebali Pasha gjenerali turk i pari qe mundi
Skenderbeun ishte kthyer ne ‘‘luanin’‘ e dites (po aty). Fajin e fatit
te zi te
Beratit duhet ta mbante krejt i vetem Skenderbeu, i cili ne kete dite
fatale ai nuk qe me nje nxenes i artit luftarak por nje shembull tipik
i te
metave te pafalshme.
Ne vend te mbylljes
Humbja ne Berat ishte e rende. Moralisht ajo ishte humbja me e madhe qe
pesuan shqiptaret gjate luftes 25 vjeqare shqiptaro-turke. Goditjen me
te
rende e mori ushtria e cila humbi 5000 trupa, thuajse berthamen e saj.
Pasojat e mevonshme ishin te renda sepse u shoqeruan ne tradhti
feudale, nga
humbja e Aleances me Napolin, rilindja e konflikteve te vazhdueshme me
Venedikun dhe vazhdimi i sulmeve te fuqishme osmane. Nderkohe qe
Perendimi
mendoi se shqiptare kishin humbur dhe se Skenderbeu tashme kishte
mbetur i vetem kunder turqve. Nderkohe u deshen vetem 7 muaj qe
Skenderbeu te
ngadhnjente perseri mbi turqit. Kesaj radhe ne betejen e Oranikut
shqiptaret masakruan ne menyre mizore 10 000 turq. Ky ishte shpagimi
per te vraret
ne Berat. Ky sukses shkruante Falmerajeri ‘‘Kishte qetesuar dhe fshire
nga shpirtrat e shqiptareve tashme te zbutur me kalimin e kohes turpin
e
Beratit.

Similar topics
» Njëbrirëshi i rrallë që u zbulua 18 vjet më parë
» SKENDERBEU
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
» Mbretër Ilirë, 2400 Vjet Më Parë, Në Maqedoninë E Sotme
» SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi