Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR

Shko poshtë

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR Empty SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 28 May 2010 - 2:12

Skënderbeu është perëndia e kombit shqiptar
Baki Ymeri
20 vjetori i themelimit të Bashkësisë Kulturore të shqiptarëve të Rumanisë

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Kulturore të
Shqiptarëve të Rumanisë, më 24 maj të këtij viti u mbajt një manifestim
madhështor në ambasadën e Shqipërisë që ndodhet në zemër të
Bukureshtit. Këtë tubim të denjë, në prani të një numri të madh
mysafirësh, e hapi Dr. Luan Topçiu, ministër këshilltar i ambasadës.
Ishin të pranishëm mbi 60 vetë, veteranë të komunitetit shqiptar,
shkrimtarë, diplomatë dhe dashamirë të mëdhenj të kulturës shqiptare
dhe shpirtit shqiptar. Ndëra ta shquhej Aleksandër Gjika, pasardhës i
familjes së famshme të Gjikajve, nipi i Princit Wilhelm de Wied (George
Trohani), miku i madh i Kosovës, diplomati Gjorgje Bukura, ish/shefi i
Zyrës rumune në Prishtinë, ish/ambasadori i Rumanisë në Shqipëri,
Gjorgje Miku, shqiptarë me prejardhje nga Sllatina e Oltenisë dhe
Braila e Naum Veqilharxhit, bashkatdhetarë nga Konstanca, çifti
bashkëshortor Sherban dhe Adriana Tabaku, filoshqiptari Tiberius Puiu,
presidenti i komunitetit shqiptar, Mirçea Istrate, Mihai Arnautu,
ishpresidentja e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Zonja
Xhemile Susliu me familjen e saj, poetët Viktoria Milesku dhe Mihai
Antonesku, Fatime Aliu me burrin e saj, Kostin Kristesku me prejardhje
korçare, etj.

Një botë shqiponjash që e meritonin lirinë

Dr. Xhelku Maksuti në fjalën e tij i përshëndeti mysafirët dhe
personelin e ambasadës që hapi portat e mikpritjes për ta përkujtuar
një përvjetor të rëndësishëm, kur 20 vjet më parë, një grup veteranësh
të komunitetit vendosën të themelojnë shoqatën e parë shqiptare, si
vazhdimtare e shoqatave të rilindësve tanë. E përkujtoi Skënderbeun të
cilin e konsideroi si “Perëndia e kombit shqiptar”. E përmendi heroin e
Mesjetës, Mihai Viteazul (shq. Mihai Trimi) i cili i hapi portat e
mikpritjes duke u mundësuar 15 mijë shqiptarëve të kalonin Danubin (për
të shpëtuar nga turqit) dhe të vendosen në rrafshultat e Oltenisë
(1595). I përkujtoi Nikolla Naçon që me fjalën e tij të zjarrtë i
mbushte shqiptarët me ndjenja kombëtare. I përmendi veteranët e
komunitetit që kanë ndërruar jetë brenda 20 viteve të fundit, disa ndër
ta duke qenë personalitete të mirënjohura, si Liçia Xhamo, Qiril
Ekonomu, Nikolla Xhamo, Dhimitër Polena, aktori Niku Konstantin etj. I
përkujtoi hallet aktuale të komunitetit shqiptar, buxheti qeveritar i
të cilit derdhet në adresë të një organizate fantomë, e drejtuar nga
një deputete joshqiptare e cila boton Mikun e shqiptarit pa asnjë
shqiptar.

Në këtë manifestim të denjë kushtuar 20 vjetorit të konstituimit të
BKSHR-së, u përkujtua Ismail Qemali dhe mbreti i parë i Shqipërisë,
Princ Wilhelm de Wied, u bë fjalë për Nikolla Jorgën dhe kontributin e
tij në favor të Shqipërisë, u dha dhe një koktej nga ana e ambasadës, u
cakruan gota dhe u krijuan miqësi të reja, u shpërndanë broshura, libra
dhe revistat Shqiptari, Teuta, Albanica, Katundi Ynë etj. Ishte një
takim i përzemërt shpirtëror, një nga manifestimet më të bukura dhe më
të paharruara të komunitetit shqiptar në Bukureshtin e rilindësve tanë.
Si e përshkruan një dashamir i madh i shkrimtarëve të Kosovës, poeti
Mihai Antonesku, këtë manifestim? “Ishte një kohë dhe një botë. Një
botë shqiponjash që e meritonin lirinë, ngase jemi dy popuj që kemi
krijuar një tërësi. Kështu kemi qenë në kohën e farefisnisë trako/ilire
dhe kështu e pashë sot pasdite këtë tubim zemrash që digjen për
Shqipërinë. Ishin pasardhësit e arnautëve të Tudor Vladimireskut që
kishin shtatë zemra në krahëror. Dhe ishte një popull që endet me
shpirtin në shuplakë, ngase shqiptari në këtë vend e ndjen veten si në
shtëpinë e tij.

20 vjetori i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë sipas Dr. Xhelku Maksutit

Në konformitet me traditën e shqiptarëve të Rumanisë, ambasada
shqiptare në Bukuresht është një vatër mikpritëse e bashkatdhetarëve
tanë, ashtu siç ka qenë edhe 20 vjet më parë, më 24 maj 1990, kur kemi
themeluar zyrtarizuar Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
Përmes zgjedhjes së Komitetit udhëheqës të kësaj organizate, ndërmorëm
një serë aksionesh me rezultate të lakmueshme. Në të njëjtin vend dhe
në të njëjtën ditë, ritakohemi sot, pas 20 vitesh, për të kremtuar
evenimentin e atëhershëm dhe për të parë ç’mund të bëjmë në konditat e
sotme, kur përmes hiles dhe mashtrimit, komuniteti ynë ndodhet në prag
të shpërbërjes organizatorike. Këta që jemi prezentë këtu, jemi një
pjesë nga shpirti i kombit shqiptar, qytetarë të ndershëm dhe të
devotshëm atdheut që e zgjodhën prindërit tanë, Rumaninë mikpritëse
gjatë gjithë kësaj periudhe 400 vjeçare të atestimit dokumentar të të
parëve tanë në këto troje. Në fillim të vitit 1990, së bashku me Dr.
Nikolla Xhamo, paralajmëruam inisiativën tonë duke krijuar komitetin
iniciativ, të përbërë nga vazhdimtarë të vjetër të komunitetit, ndër të
cilët po e ripërkujtojmë profesor Dhimitër Polenën dhe Matej Danilin,
bashkautorë të hartimit të Statutit të BKSHR. Na u përgjigjën menjëherë
shqiptarë nga Konstanca, Plojeshti, Sllatina, Braila, Kluzh Napoka,
Sibiu, Karakali, Krajova, Turnu Severini etj. Brenda një kohe të
shkurtë nisi të dalë edhe gazeta „Albanezul/Shqiptari”, si një
kontinuitet i publikimeve të motshme të komunitetit, që nga gjysma e
dytë e shek. XIX-të e deri në fillim të Luftës së dytë botërore. Ndër
bashkëveprimtarët e parë u gjend edhe kryeredaktori aktual, Baki Ymeri,
poet dhe patriot, që përpiqet sot e kësaj dite për ekzistencën e kësaj
tribune të atdhedashurisë shqiptare. I prekur qysh në rini nga ndikimi
i shkrimeve të bashkatdhetarëve tanë, Asdreni, Kuteli, Poradeci,
Eftimiu etj., që në moshë të studentërisë së tij, Baki Ymeri pat marrë
kontakt me anëtarë të Komunitetit Shqiptar të Bukureshtit, në memorje
të prindërve të tij. Më vonë u bë doktorant i Universiteit të
Bukureshtit, nën udhëheqjen e akademikut Grigore Brënkush, duke dhënë
ndihmesë për ndriçimin dhe përforcimin e raporteve linguistike
rumuno-shqiptare, por mbi të gjitha duke u bërë i njohur si një
përkthyes i shkëlqyer i poetëve shqiptarë në gjuhën rumune dhe poetëve
rumunë në gjuhën shqipe, të cilët e çmojnë dhe admirojnë.

Ta ngrejmë lart flamurin

Të vetmen gjë që mund ta bëjmë është ajo që ta mbajmë flamurin përmes
përkushtimit të disa njerëzve siç janë Adriana dhe Sherban Tabaku, Baki
Ymeri, Lule Simioni, Mirçea Istrate, Kostin Kristesku, Aleksandër Nika,
Lirie Jakupi, Maria Stënesku, Vania dhe Tanca Xhorxhesku nga Braila e
Naum Veqilharxhit, familja Buchiu nga Këmpina (dy bijtë e Priftit Piru
Buchiu cili mbante shërbesën në kishën „Dintr-o zi” (Mbë një ditë) për
komunitetin ortodoks shqiptar të Bukureshtit. Pasojnë Kurtish Lazim
Rexhepi nga Moldova, familja e Daut Memishit nga Sllatina, Xhemile
Susliu nga Konstanca, filoshqiptari Tiberius Puiu, miq dhe dashamirë
rumunë të kulturës shqiptare. Me njerëz të këtillë jemi përpjekur për
perpetuimin e Komunitetit, edhepse veteranët vdesin njëri pas tjetrit,
ngase i përkasim një ish/kolonie të fuqishme shqiptare, me të cilën
krenohej Shqipëria historike dhe diaspora shqiptare dikurë. Sidoqoftë,
projektet tona vazhdojnë. Vazhdon të dalë „Shqiptari”, shkrimtarët
shqiptarë të përkthyer në gjuhën rumune, rumunët e rikënduar në gjuhën
shqipe, revista „Kosova”, një libër për Skënderbeun, një botim i ri i
Historisë së Shqiptarëve të Rumanisë, etj. Na priftë e mbara!SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR 30675_130418786972247_111578212189638_360752_6088184_n

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR 30675_130418903638902_111578212189638_360753_1674010_n

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR 30675_130419053638887_111578212189638_360754_1095343_n

SKËNDERBEU ËSHTË PERENDIA I KOMBIT SHQIPTAR 30675_130419200305539_111578212189638_360755_7654776_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi