Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Melcia, funksionimi i mire largon brenda dy-tre javesh semundjet

Shko poshtë

Melcia, funksionimi i mire largon brenda dy-tre javesh semundjet Empty Melcia, funksionimi i mire largon brenda dy-tre javesh semundjet

Mesazh nga Geri Tue 7 Jul 2009 - 8:12

Funksionimi i mirë i mëlçisë jo vetëm që mban
larg prej nesh sëmundjet, por edhe në rast se ato janë të pranishme
shërohen brenda dy-tre javësh.
Mëlçia bën pjesë në funksionin e shumë organeve vitale që janë qenësore
për shëndetin. Prandaj është me rëndësi që ndaj mëlçisë të veprohet
mirë dhe
të bëhen përpjekje që të ruhet. Meqë luan rol të madh në procesin e
tretjes, kujdesi për mënyrën dhe zgjedhjen e ushqimit kërkon vigjilencë
të madhe.
Mëlçia është laborator i trupit të njeriut. Ushqimi dhe pijet jo të
shëndosha të përditshme bëjnë që në mëlçi dhe tëmth (fshikëz) të
formohen me
qindra-mijëra gurë. Në tëmth këta gur mund të dallohen kur marrin formë
më të madhe, por në mëlçi këta gur nuk shihen lehtë, përveç kur bëhet
incizimi
MRI. Me pastrimin e tëmthit dhe mëlçisë, organizmi i njeriut
rigjenerohet, që do të thotë që shumë sëmundje zhduken brenda dy-tre
javësh. Personi që
bën pastrimin nga gurët do e ndiej veten më të freskët, do të jetë më
vital dhe i shëndoshë. Askush prej nesh nuk mund ta pastrojë tëmthin
dhe mëlçinë
duke i lënë parazitët në to.
Pastrimi
Para se të bëhet pastrimi i mëlçisë, duhet të realizohet trajtimi
mjekësor për mbytjen e parazitëve. Gjithashtu, rekomandohet të bëhet
pastrimi i
veshkave para se të bëhet pastrimi i mëlçisë. Veshkat, fshikëza dhe
trakti i urinës duhet të jenë në gjendje të shkëlqyeshme të
funksionimi, sepse
kështu ato mund të largojnë në mënyrë të suksesshme çfarëdo substance
të padëshiruar që aksidentalisht është absorbuar nga zorrët edhe pasi
të jetë
nxjerrë jashtë vreri. Hapi tjetër që duhet të bëhet para nisjes së
procesit të pastrimit të mëlçisë është kontrolli i gojës te dentisti.
Goja juaj
duhet të jetë pa kurrfarë metali dhe pa baktere
(kavitacionet-zbrazësitë duhet të jenë të pastra). Goja toksike e
helmuar mund të jetë barrë e rëndë
për mëlçinë, që e ngarkon menjëherë pas pastrimit. Kështu duhen
rregulluar problemet me dhëmbët nëse doni të arrini rezultate më të
mira.
Funksioni
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm
në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si
sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen
e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të
rëndësishëm në
përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të
rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta
funksionale dhe në
aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të
fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të
tretjes e
kapsllëk që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në
nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit, etj., të cilat
shkaktojnë edhe ndryshime
të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë
rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe

rregullon detyrën e zorrës, është një masë e rëndësishme për
parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të
plotësohet edhe me
kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë
së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut

mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të
nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore
(glikogjenit). Dieta në
sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë, që të lehtësojë si nxjerrjen
e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet
duke
marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si
ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e
tëmthit. Për
këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër,
gjimnastika etj.
Ushqimi
Që të mos e ngarkojmë së tepërmi dhe që t’i mundësojmë punë të mirë
mëlçisë duhet t’ia lehtësojmë detyrën. Përparësi duhet dhënë artikujve
ushqimorë
që treten lehtë, duhet shmangur shtesat ushqimore të ngarkuara, dhe
ushqimi duhet shpërndarë në shtesa të rregullta gjatë gjithë ditës:
kafjalli i
pasur, dreka dhe darka e lehtë, zemra gjatë paradites dhe pasdites (më
së miri fruta ose jogurt). Për personat që kanë probleme me mëlçinë
ushqimi
duhet të jetë shumëllojshëm dhe me masë. Të sëmurët nga mëlçia duhet
t’i kushtojnë kujdes të madh mënyrës së të ushqyerit. Nuk ka nevojë për
viktimizime të mëdha, por mjafton që të ushqyerit të jetë i
llojllojshëm, me masë dhe me kalori që i përgjigjen nevojave të trupit
dhe punës që
kryejmë. Problemet me tretjen do t’i evitojmë nëse e pakësojmë marrjen
e yndyrave, posaçërisht ato të sallameve dhe djathërave. Këto lloje të
ushqimeve duhet konsumuar vetëm kohë pas kohe. Edhe prodhimet nga
qumështi janë burim i rëndësishëm i yndyrave: djathërat, sidomos djathi
i vjetër nuk
duhet të jetë pjesë e ushqimit. Qumështi me pak yndyrë duhet
zëvendësuar me atë të payndyrë. Edhe mëlmesat janë burim i yndyrave:
gjalpi, margarina
dhe vaji duhet konsumuar me masë, ndërsa ushqimin e fërguar vetëm në
raste të rralla. Vezët lejohen por jo më tepër se dy në javë.

Mëlçia
Është organi më i madh në organizëm
Pjesa më e madhe e saj ndodhet në anën e djathtë, menjëherë nën diafragmë
Merr formën e diafragmës
Bie në kontakt me organet si:
Lukthi
Duodenumi
Fshikëza e tëmthit
Zorra e trashë
Ka dy faqe:
Faqen diafragmatike
Faqen viscerale
Pjesa e pambuluar me peritoneum - zona e zhveshur
Nëpër zonën e zhveshur përcillen infeksionet dhe tumoret nga mushkëria e djathtë
Ka katër lobe anatomike:
Lobin e djathtë
Lobin e majtë
Lobin katror dhe
Lobin bishtor (mbi portën e mëlçisë)
Furnizohet me gjak përmes arteries së përbashkët të mëlçisë (degë e trungut celiak)
Funksioni
Përpunimi i lëndëve të ndryshme të organizmit
Prodhimi i faktorëve të koagulimit
Detoksikimi i helmeve
Prodhimi i vrerit
Fshikëza e tëmthit
Është organ i vogël
I vendosur në faqen viscerale të mëlçisë
Përbëhet nga:
Fundi
Trupi
Qafa
Qëndron në marrëdhënie të ngushtë me mëlçinë, pjesën e tërthortë të zorrës së trashë dhe me zorrën dymbëdhjetëgishtore
Furnizohet me gjak përmes arteries së fshikëzës
Vreri tëmthit
Prodhohet në mëlçi dhe fshikëz të tëmthit
Nga mëlçia mblidhet nga kanali i majtë dhe i djathtë i mëlçisë
Këto dy kanale bashkohen dhe formojnë kanalin e përbashkët të mëlçisë,
i cili pasi të bashkohet me kanalin e fshikëzës së tëmthit merr emrin
kanali i
përbashkët i tëmthit
Ky kanal pastaj shkon deri te pjesa e pasme e duodenumit ku derdhet bashkë me kanalin kryesor pankreatik
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi