Jashtë apo brenda?
Faqja 1 e 1
Jashtë apo brenda?
Hamdi Nuhiju
Ngjarjet e fundit në politikën shqiptare në Republikën e Maqedonisë, po e dëshmojnë edhe më tej pa pritshmërinë e shumë publicistëve dhe analistëve nga ana e gatuesve politikë. Shumëçka mendohet, ndërsa asgjë mund edhe të mos punohet. Shumëçka punohet, dhe asgjë edhe mund të mos paramendohet. Vlera që hidhet në njërin skaj mund të mos ketë kuptimin e vlerës po qe se nuk shitet në skajin tjetër. E gjithë loja mund të duket e qartë, ndërsa brendia e saj është paqartësia vet.
Në pika të përgjithshme, njeriu fillon që t’i analizojë interesat, subjektet, individët, përderisa kanë marr përsipër barrën e jetësimit të ideve tona. Ideja jonë është një jetë sa më e mirë, e pastër ekologjikisht, e pasur financiarisht, e moralshme dhe e denjë kombëtarisht. Gjithçka që punohet në kundërshtim me këto ide dhe ideale, është në dëm të interesave tona si qytetar të thjeshtë.
Por, përtej dylbive tona, si qytetar të thjeshtë, ekzistojnë edhe disa filtra të cilat parashikojnë ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Njeriu mund të dëshpërohet për një send që nuk ka arritur ta realizojë. Por, i kthehet optimizmi në rastin e parë që sheh kthimin në vetvete. Tek interesat, grupet, mund të shprehin pakënaqësitë e tyre me përfaqësuesit e tyre, por nuk mund të reflektojnë mbi përfaqësuesit përderisa ato vet kanë qenë zgjedhësit e tyre.
Mund ta paramendojmë shprehjen e pakënaqësive nga ana e grupeve, brenda grupeve të interesit, jashtë syve të popullit. Por, vizioni dhe qasja e popullit, në të drejtën e vetvetes po bie poshtë dhe jashtë secilit sistem logjik të jetësuarit të interesave. Përderisa politika është interes, edhe marrja me të, i bën njerëzit që të kanë qasje dhe mendime të kundërta, ndonjëherë edhe jo logjike, me vetveten.
Ndarja e kulaçit politikë në Republikën e Maqedonisë, në këtë formë, deri diku ishte e parashikueshme. Por, deri në këtë masë të ndryshimit dhe qasjes, për shumicën e njerëzve ishte e paparashikueshme. Mendojë se lëvizjet e qendrës ndaj dhënies së pozitave nuk kanë ndikuar të gjitha prej faktorëve të jashtëm. Edhe ndryshimet dhe lëvizjet e brendshme e kanë bërë të veten. Mbi të gjitha, në këto lëvizje të ndarjes së posteve të rëndësishme politike, ka edhe mjaftë politikë. Sidomos me qytetin e Kumanovës i cili qytet për nga rëndësia gjendet në një pozitë të rëndësishme strategjike për politik bërësit.
Partia në pushtet, BDI, kësaj here nuk e pa të arsyeshme, që në qeverinë e Republikës së Maqedonisë të ketë ndonjë ministër shqiptar nga qyteti i Kumanovës. Arsyeshmëria e BDI, për shumë individ dhe grupe mund të jetë e paarsyeshme, por në secilin vendim politik ka më shumë se një interpretim. Njerëzit mund t’i kanë parasysh interpretimet vetëm në rastin e gjetjes alibi të BDI karshi masës së pakënaqur me këtë vendim. Për të qenë të drejtë në qasje, edhe masa e pakënaqur ka argumentet e saja, të cilat nuk janë të mohueshme karshi politikave dhe vendimeve që sillen në këtë drejtim.
Argumentet e masës së pakënaqur janë në drejtimin e meritokracisë së regjionit dhe qytetit të Kumanovës rreth qasjes së këtij qyteti në qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Kërkojnë një ministër shqiptar në qeveri, dhe jo anashkalim nga ana e BDI në këtë drejtim, pasi që problemet e qytetarëve shqiptarë të Kumanovës janë të natyrave të ndryshme që duhet zgjidhur në mënyrë sistematike nga lartë e deri poshtë. Kjo vijë, prej lartë poshtë, duhet të jetë funksionale, pasi që hallet dhe dertet e qytetarëve të Kumanovës janë të tilla që mbështetën platformën e BDI dhe në krahasim me vitet tjera shënuan rritje në mbështetje.
Kumanova i besoi BDI, dhe me zgjedhjen e ministrave shqiptarë vetëm prej qyteteve tjera, dhe me anashkalimin e Kumanovës, sipas këtij interpretimi, i bëhet padrejtësi Kumanovës. Megjithëse ky interpretim ka baza dhe argumente, edhe versioni tjetër nuk është për tu hedhur poshtë.
Versioni i dytë i këtij vendimi politikë, mban vizionin e politikës prej poshtë-lartë. Ky sistem i punës vlen prej kohësh në qytetin e Tetovës dhe ka qenë shumë funksional. Pa marrë parasysh se dikujt, ky interpretim, mund ti duket jo i përshtatshëm, por realiteti tregon që Tetova ka bërë presionet politike për ndarjen e kulaçit në nivel lokal, vetëm prej poshtë, dhe asgjë, asnjëherë nuk ka arritur prej lartë poshtë.
Me mos dhënien e asnjë ministri nga Kumanova, dhe me shtimin e posteve tjera ndaj kumanovarëve, në nivel lokal, shqiptarët e Kumanovës sakrifikojnë bukën e madhe, për kulaçin e madh. Nëse në terminologji gjuhësore dallimi është shumë i vogël midis bukës dhe kulaçit, në politikë ky dallim është shumë i madh.
Kumanova historikisht ka qenë me partinë LSDM. Në këtë vijë përpjekjet e BDI për të forcuar Kumanovën në nivel lokal, mendojë se bijë në vijë të drejtë me interesat e VMRO-DPMNE për të mposhtur LSDM përmes këtij akti të BDI.
Sidoqoftë e vërteta, jashtë apo brenda, është me rëndësi që pozita e qytetarëve të Kumanovës të ndryshohet për të mirë. Në botën demokratike ende mundi paguhet, dhe jo vetëm njohja. Nëse japim mund si qytetar të këtij qyteti, besoj se shpërblimin do të shohim në të gjitha aspektet e mundshme. Tetovarët kanë arritur shumë si qytetar dhe si qytet, por mos të harrojmë, atë gjë e kanë arritur me punë, dhe me xhelozi në punë.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Sa po ruhet gjuha shqipe nga shqipetaret brenda dhe jashte Atedheut
» Rovena Stefa zhvishet jashtë vendit
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» F1, Schumi: Kampion bote brenda tre sezonesh
» Rovena Stefa zhvishet jashtë vendit
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» Transplantimi i mitrës brenda dy viteve
» F1, Schumi: Kampion bote brenda tre sezonesh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi