Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 0:58

G R A F I T E T

( p o e m ë )

...nga të gjitha veset e mia

dashnorët mbeten “dobësia”

ndoshta mrekullia ime !...

G r e s a

Ku jeni ju ish dashnorët e mi

ju që më puthët, që më deshët

ju më të mirët e shpirtit tim, më

të ëmblit, të dashurit e asaj kohe

ju , që u futët aq thellë në mua

Në këtë qytet me shumë ngjyra

për herë të parë jam përqafuar

puthur jam me djemtë më të mirë

kam përjetuar të “magjishmen”

ende pa i mbushur të 16- tat

Në akuarelin e ëndrrave të mia

Astriti ishte “pellazgu” i vërtetë

më “bandilli” në moshën time

me vasha ishte i dashur e skofiar

e djemtë ankoheshin s´i tekanjoz!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 0:58

Në shpirtin e prushtë të vashave

“pellazgu” ishte gjysmë perandor

me atë unë e ndieja puthjen bukur

se ai ishte “kalorës” i shkëlqyer

dashuria me atë nuk kishte kufij!...

Në moshën time isha më e bukura

mashkujt më quanin të “virgjër”

në punë dashurie s´ma kalonte kush

isha me ves, i doja shumë djemtë

Kuptohet ata që i pëlqente zemra;

Në këtë qytet të bukur K´hajamësh

aroma e ftoit më ka dehur përherë

dashnorët e Tiranës e të Prishtinës

janë dashnorë vërtet të çmendur

por, as të tjerët s´ janë pa sheqer



Në këtë natë ku unë ndodhem

dua njërin nga ish dashnorët, atë më

të dehurin, të trishtin, më të uriturin

atë që ma shtjerr kupën sonte

atë që më bën të harrohem e tëra!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 0:59

Gra të mira të dashnorëve të mi

gra të bukura, të dashura,familjare

më falni për këtë ”sulm” të vonë

unë sonte kërkoj njërin nga ata

që etjen e mbushin me e t j e !...

Gra të mira të dashnorëve të mi

mos u zemroni, mos merrni inat

se edhe ju dikur ishit dashnore të

njëri-tjetrit, por, për arsye të mira

gruaja përherë është e virgjër...

Në këtë natë ku unë ndodhem

e gjeta njërin nga ish dashnorët

qenka i dehur, gjysmë i stresuar

asokohe atë e quanim, Akuarel

sepse ai aso kohe merrej me art!

Dëgjojeni si ( f l e t ) Akuareli;

“zonjë e ëndrrës dhe e puthjes

ujëz e praruar, ma jep buzën pak

ta prek , ta puth , ta kafshoj,

se kjo natëjetë ka një kuptim!..
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:00

E di që ora ka vajtur vonë

dhe aroma e ftoit më nxit

se kjo ( n a t ë j e t ë ) e imja

më bën të dashuroj me fund

Akuarel, i thosha unë mikut

nëse e do “biblën” më puth!

E dashur, l e x o m a shpirtin

lexoma puthjen , përqafimin

ishin fjalët e Akuarelit

përpara se të ndodhë kjo natë

unë do jem ai K´hajami yt

...s´ka më e shenjtë se puthja

s´ka më i shenjtë se përqafimi

kjo zhveshje n´ këtë mesnatë

m´u në mes të kryeqytetit

i jep gjak të puthurave

dhe kuptim takimit tonë

Akuarel, Ardi ishte i fejuari im

me atë unë isha shumë intime

e doja, më donte; ishte i ëmbël

por gojët e këqia na ndanë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:01

Fjala e ligë është s´i rrufeja

ajo lind nga barku i së keqes

dhe për rrethanat e asaj kohe

ato fjalë ishin të mjaftueshme

për ta prishur fejesën tonë;

Akuarel, këtë çast mjaftohemi

e puthura gojën s´ ma lëndon

shpirt shtrëngoje Gresën, duaje

puthe Gresën , puthe, kafshoje

në dashuri fillimet më pëlqejnë;



Në çastet e mia të erotikës

E bukura është te e ndjeshmja

tek metafizika e shtrëngimit

tek morali, në çastin e dhënë

tek të fshehtat shpërthyese

Hyr në mishin tim, hyr thellë

dhe mos kërko asgjë përtej

këtë moral ka Gresa, përqafom

duaje “biblën” time , puthe

ti je kalorsi im , marsho!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:01

Fjala e ligë është s´i rrufeja

ajo lind nga barku i së keqes

dhe për rrethanat e asaj kohe

ato fjalë ishin të mjaftueshme

për ta prishur fejesën tonë;

Akuarel, këtë çast mjaftohemi

e puthura gojën s´ ma lëndon

shpirt shtrëngoje Gresën, duaje

puthe Gresën , puthe, kafshoje

në dashuri fillimet më pëlqejnë;



Në çastet e mia të erotikës

E bukura është te e ndjeshmja

tek metafizika e shtrëngimit

tek morali, në çastin e dhënë

tek të fshehtat shpërthyese

Hyr në mishin tim, hyr thellë

dhe mos kërko asgjë përtej

këtë moral ka Gresa, përqafom

duaje “biblën” time , puthe

ti je kalorsi im , marsho!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:02

E di që ora ka shkuar vonë

dhe s´ di tashti çfarë të bëj

unë këtë natë e parandieja,

si një rishfaqje të së bukurës

se kjo kohë ka tjetër emër

d a s h u r i a në shtëpi ose

nëpër vaska me ujë, jo rrallë

më bën të mërzitem shumë!..

Prishtinë, Tiranë, 1993-1994
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3445
 <b>Piket</b> Piket : 3590
Regjistruar : 24/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi